“Jam këtu si kryetar i Partisë së Lirisë, se kur flet apo nuk flet një president, është çështje e çdo presidenti përfshirë dhe presidentin aktual, nuk është etike për mua që të shprehem për këtë çështje”.

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka njoftuar nismën ligjore për indeksimin e pagave me nisjen e sesionit të ri parlamentar. Edhe nëse kjo nismë do të hidhet poshtë nga Kuvendi, Meta tha se do ta çojnë këtë çështje në Gjykatën Kushtetuese dhe Europiane. Në një konferencë për mediat, Meta theksoi se që prej vitin 2017 nuk ka pasur asnjë indeksim të pagave, ndërsa çmimet vijojnë të rriten. Sipas Metës, 2/3 e popullsisë jetojnë në kufijtë e varfërisë me 5.5 dollarë në ditë.
“Mbi 67% e popullsisë në këtë vend jeton në më pak ose në kufirin e varfërisë, pra me 5.5 dollarë në ditë. 76% e punonjësve jetojnë gjithashtu duke llogaritur mbi ta dhe fëmijët, në kufirin e varfërisë. Që nga viti 2017, ky shpirtzi nuk ka indeksuar pagat që e ka pasur detyrim ligjor dhe kushtetues dhe ne menjëherë me sesionin e ri të Kuvendit, do të kërkojmë indeksimin e menjëhershëm të tyre dhe nëse nuk do të miratohet do ta çojmë në Gjykatë Kushtetuese dhe europiane. Ky është sadizëm. Të ardhurat mujore neto për invalid, janë 5 dollarë në ditë, për pensione 2.7 dollarë në ditë, pensioni familjar në zonat rurale është 0 dollarë në ditë. 2/3 e popullsisë jetojnë në kufijtë e varfërisë me 5.5 dollarë në ditë. Kjo është situatë kritike dhe e korrupsionit katastrofik që ka përgjegjës kryesor, Ramën”.
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, reagoi edhe për reagimin e ministrit të Brendshëm, Bledi Çuçi, i cili akuzonte Berishën se fshihej pas akuzave ndaj tij, në lidhje me ngjarjen tragjike në Potam të Himarës. Në konferencën për media, Meta ngriti disa pikëpyetje për ministrin e Brendshëm pas ngjarjes tragjike, për përgjegjësitë. Ai akuzoi edhe Ramën për papërgjegjshmëri dhe sadizëm që bën të fortin me qytetarët.
“Turp të ketë Çuçi që në vend të shprehet pas 3 ditësh e të bëjë një ngushëllim merret me Sali Berishën. Berisha ia ka fajin që mbush policinë me njerëz të droguar? Berisha i kthen në polici këta të dënuar me? Berisha ia ka fajin që nuk ka nxjerrë një komunikatë të saktë për ngjarjen dhe përgjegjësitë? Berisha ia ka fajin për manipulimet e Elbasanit? Me qytetarët e hallexhinjtë bëjnë të fortët me presione, gjoba e fyerje se kanë në krye të qeverisë një njeri të papërgjegjshëm se sadist, që bullizon dhe gazetarët”.
I pyetur në lidhje me mos reagimin e presidentit Bajram Begajt për tragjedinë e Potamit, Meta tha se nuk është etike për të që të shprehet për presidentin aktual.
Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/
Leave a Reply