×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Meta: Drejtësia është nën presionin e qeverisë, Rama duhej të ishte në qeli ose te ‘Spitali 5’

Gjatë konferencës për shtyp, Ilir Meta tha se nëse drejtësia do funksiononte tashmë kryeministri Edi Rama duhej të ishte në qeli.

Fakti që vazhdojnë pagesat e inceneratorëvë është përgjigje. Nëse do ndiqnim procedurën normale dhe ligjore 14 vendime qeveri nuk do kalonin për 2 minuta, po do duheshin muaj të tërë. Edhe pse qeveria ishte paralajmëruar se po bënte shkelje. Drejtësia është nën presionin e qeverisë. Drejtësinë do ta vërë në lëvizje populli. Ne kemi pasur opozitën të kapur nga opozita. Drejtësia do të fillojë të çlirohet kur të fillojë të shikojë popullin të ngrihet. Rama do të përfundojë nën këmbët e popullit të Lirisë. Nuk është sadizëm është premtim. Nëse do të kishte drejtësi do të ishte në qeli. Ose do të ishte në dhomën 4, spitali 5. Me policin te dera dhe me mjekun te koka. Kujton se duke mbajtur peng drejtësinë e vendit do të përfundojë nën këmbët e popullit të lirisë”, tha Meta. Ai theksoi se janë çdo ditë në protestë me qeverisjen dhe kanë synim që të bashkëpunojnë me të gjithë qytetarët e forcat politike që e kanë seriozisht. Megjithatë, Meta thotë se do të nxisin qytetarët për protesta paqësore e demokratike.

“Ne jemi në protestë çdo ditë, çdo orë, çdo sekond dhe jemi në një aksion të ballafaqimit të përditshëm kudo dhe i nxisim të gjithë qytetarët të reagojnë në mënyrë paqësore, demokratike ndaj kësaj qeverisje që ka program shpopullimin e Shqipërisë, vjedhjen dhe grabitjen e pasurive natyrore dhe gjithashtu largimin e përzënien e të gjithë të rinjve, forcave krijuese që kërkojnë një Shqipëri europiane, një Shqipëri ku shteti të mos i shtypë por të jetë në shërbim të tyre. Ky është program ynë dhe për këtë do të bashkëpunojmë me të gjithë qytetarët shqiptarë e forcat politike që e kanë seriozisht. Javët në vijim do të habiteni me këto çështje duke nisur nga arbitrazhet. Do të bëjmë se s’bën të mundur ligjin për referendum. Do ta bëjmë këtë gjë patjetër”, tha Meta.

Meta do të jetë në krah të Sali Berishës, duke thënë se njeh vetëm një Parti Demokratike dhe ajo drejtohet nga Sali Berisha.

“Ka vetëm një Parti Demokratike dhe vetëm një. Është një parti me shumë kontribute. Do bashkëpunojmë shumë ngushtë me PD. Që është një vetëm një. Që është si populli opozitar. Koha e përgjumjes për hatër të PS ka mbaruar. 7 Korriku ishte një tregues i qartë i këtij zgjimi të vlerave më të mira të PD si parti e vlerave. Do punojmë shumë ngushtë me PD, por edhe me PS për reformën territoriale”, tha Meta.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

gif

Sonila Meço sulmon koncertin e Noizy-t: U skandalizova me tekstet e ndyra që më këndoi vajza 11 vjeçe, po e përdor bashkia për vota

Sonila Meço sulmon koncertin e Noizy-t: U skandalizova me tekstet e ndyra që më këndoi vajza 11 vjeçe, po e përdor bashkia për vota

Publikuar më 17.08.2022
Nga Sonila Meço “Në klasën time e dëgjojnë të gjithë”,-thotë...

Nga Sonila Meço “Në klasën time e dëgjojnë të gjithë”,-thotë ime bijë gati 11 vjeçare teksa sheh rrëmujë në rrugët e Tiranës për koncertin e një repisti, një festival i muzikës rap dhe hip-hop. “Ia kuptoni tekstet?”,- e ngas më tej. “Patjetër, ngjan cool, është i pasur, gocat për të lënë kokën dhe…(këtu ul zërin)…thotë […]

Lexo më shumë

U tha se ishte kthyer nga Dubai, dështon kapja e Florenc Çapjas, shpallet në kërkim edhe i ati

U tha se ishte kthyer nga Dubai, dështon kapja e Florenc Çapjas, shpallet në kërkim edhe i ati

Publikuar më 17.08.2022
Pas dyshimeve se i shumëkërkuari Florenc Çapja mund të ishte...

Pas dyshimeve se i shumëkërkuari Florenc Çapja mund të ishte kthyer në Shqipëri,  nën drejtimin e prokurorisë së Elbasanit dhe SPAK, u organizua një aksion për kapjen tij në Elbasan. Sipas News24, aksioni është zhvilluar në servisin e babait të Florenc Çapjas, Fejzulla Çapja, ku u zbuluan një makine e vjedhur, 2 targa të vjedhura, […]

Lexo më shumë

Facebook ‘kurorëzon’ Dua Lipën si mbretëreshë të Shqipërisë

Facebook ‘kurorëzon’ Dua Lipën si mbretëreshë të Shqipërisë

Publikuar më 17.08.2022
Këngëtarja me famë botërore, Dua Lipa, po shijon disa ditë p...

Këngëtarja me famë botërore, Dua Lipa, po shijon disa ditë pushime në jug të Shqipërisë, nga ku poston rregullisht foto dhe video në rrjetet sociale. Fotot e fundit, të postuara një ditë më parë, si gjithmonë kanë marrë miliona pëlqime dhe mijëra komente nga fansat e shumtë të këngëtares, të cilëve ajo u ka bërë […]

Lexo më shumë

Ish e dashura e akuzoi për dhunë Mërgim Berishën: Vinte i dehur në 4 të mëngjesit, më nxorri nga shtëpia dy muaj para dasmës

Ish e dashura e akuzoi për dhunë Mërgim Berishën: Vinte i dehur në 4 të mëngjesit, më nxorri nga shtëpia dy muaj para dasmës

Publikuar më 17.08.2022
Vesa Vllasaliu, ish e dashura e Mërgim Berishës, ka hedhur a...

Vesa Vllasaliu, ish e dashura e Mërgim Berishës, ka hedhur akuza të rënda ndaj futbollistit kosovar. Modelja kosovare ka zbuluar fakte tronditëse të jetës që po e bënte me sulmuesin e Fenerbahçes. Ajo përmes rrjeteve sociale ka treguar se 24 vjeçari po bënte jetë të shfrenuar dhe se ajo po e priste në shtëpi deri në orët […]

Lexo më shumë

Kryeministri polak sulmon ashpër liderët e Francës dhe Gjermanisë: Po e drejtojnë BE-në si oligarki

Kryeministri polak sulmon ashpër liderët e Francës dhe Gjermanisë: Po e drejtojnë BE-në si oligarki

Publikuar më 17.08.2022
Kryeministri i Polonisë deklaroi sot se Franca dhe Gjermania...

Kryeministri i Polonisë deklaroi sot se Franca dhe Gjermania po drejtonin Bashkimin Evropian si një “oligarki de facto”, duke injoruar zërat, si Polonia, që kishte paralajmëruar prej kohësh për ekspansionizmin rus. “Shumë liderë evropianë lejohen të joshen nga Vladimir Putin”, shkroi Mateusz Morawiecki në një shkrim për të përditshmen franceze Le Monde. Ai u shpreh […]

Lexo më shumë

Skandal në Gjermani pasi kancelari nuk reagoi kur presidenti palestinez akuzoi Izraelin për holokaust

Skandal në Gjermani pasi kancelari nuk reagoi kur presidenti palestinez akuzoi Izraelin për holokaust

Publikuar më 17.08.2022
Një konferencë shtypi e kancelarit Scholz me presidentin pal...

Një konferencë shtypi e kancelarit Scholz me presidentin palestinez, Mahmud Abaz shkaktoi skandal në Gjermani. Abaz akuzoi Izraelin për holokaust ndaj palestinezëve, Scholz i ndoqi ato me mimikë të ngrirë por nuk reagoi. Në një konferencë të përbashkët shtypi të martën (16.08) pas një takimi me kancelarin Olaf Scholz, presidenti palestinez, Mahmud Abaz e quajti mënyrën […]

Lexo më shumë

E reja tregon si u grabit nga vëllezërit Mani në Dibër: Më kapën për flokësh dhe më tërhoqën zvarrë, janë kushërinjtë e mi

E reja tregon si u grabit nga vëllezërit Mani në Dibër: Më kapën për flokësh dhe më tërhoqën zvarrë, janë kushërinjtë e mi

Publikuar më 17.08.2022
Një e re u dhunua në shtëpinë e saj në fshatin Pejkë të Dibr...

Një e re u dhunua në shtëpinë e saj në fshatin Pejkë të Dibrës nga dy persona që kishin hyrë aty për të vjedhur. Ngjarja e rëndë u shënua  në orët e para të mëngjesit të së dielës, në kohën kur vajza ishte e vetme në banesë. “Sapo hap derën e dhomës, shikoj një person […]

Lexo më shumë

Shpenzimet për mirëmbajtjen e rrugëve, 10 herë më të ulëta se të ardhurat nga taksat në vitin 2021

Shpenzimet për mirëmbajtjen e rrugëve, 10 herë më të ulëta se të ardhurat nga taksat në vitin 2021

Publikuar më 17.08.2022
Shpenzimet për mirëmbajtjen e rrugëve arritën vitin e kaluar...

Shpenzimet për mirëmbajtjen e rrugëve arritën vitin e kaluar në 2,6 miliardë lekë, rreth 21 milionë euro. Kjo shumë ishte 10 herë më e ulët se fondet që u arkëtuan në buxhet nga taksa e qarkullimit rrugor në të njëjtin vit. Sipas të dhënave zyrtare nga INSTAT, fondet për mirëmbajtjen e infrastrukturës rrugore vitin e kaluar […]

Lexo më shumë