Mesut Ozil dhe Amine bëhen prindër, ja emri që kanë zgjedhur për vajzën (Foto)

Ylli i Arsenalit, futbollisti turk Mesut Ozil dhe bukuroshja Amine Gulse janë bërë prindër për herë të parë.

Një fakt të tillë e bëri të ditur vetë Ozil, i cili përmes postimeve në rrjetet sociale ndau çastet e lumtura të familjes së re.

Amine dhe Ozil kanë zgjedhur ta quajnë vogëlushen Eda.

“Falë Zotit vajza jonë Eda lindi e shëndetshme”, shkruan ndër të tjera ylli i Arsenalit, i cili shfaqet në një foto duke puthur Aminen në ballë e duke mbajtur Edën në krah.

Futbollisti nuk tregon shumë detaje se kur vajza erdhi në jetë, por duket se jeta në karantinë do t’i shërbej atij të kaloj më shumë kohë me familjen.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/



Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet