Mësuesit, procedurat për transferimet në shkolla paralele  

Zbardhet udhëzimi i ri për vendet e lira në arsimin parauniversitar. Vlerësimi i dosjeve dhe kriteret e përzgjedhjes përmes testimit nga Portali. Kërkesat për lëvizje paralele dhe ankimimi i aplikantëve pas rezultateve

Enida Vërça

Udhëzimi i ri firmosur nga Ministria e Arsimit, mbi punësimin e mësuesve, parashikon proceduarat e pranimit, emërimit si dhe lëvizjet paralel të tyre në arsimin parauniversitar. Edhe pse është kundërshtuar mjaft nga mësuesit dhe sindikatat e Arsimit, ku sipas tyre janë të penalizuar sepse punësimi dhe lëvizjet paralel do të kryhen vetëm nëpërmjet portalit “Mësuesit për Shqipërinë”, ai tashmë ka nisur të zbatohet, duke miratuar dhe skualifikuar disa nga kërkesat e arsimtarëve për këtë procedurë. Kështu, vetëm në rrethin e Tiranës janë miratuar 94 kërkesa për lëvizje paralel të mësuesve, të cilët kanë arritur të kalojnë fazën e konkurrimit. Por çfarë procedurash ndiqen për këto lëvizje? Referuar udhëzimit, procedurat e lëvizjes paralele administrohen nga ZVAP, nga përfundimi i vitit mësimor deri në fillimin e vitit të ri mësimor. Si fillim, mësuesi që dëshiron të kryejë lëvizje paralele, dërgon me postë në ZVAP kërkesën dhe dokumentacionin e kërkuar gjatë gjithë vitit mësimor. Më tej, saktësohet se lëvizjet paralele mund të kryhen vetëm brenda një ZVAP-je. ” Për mësuesit që mbeten pa ngarkesë mësimore drejtori i institucionit arsimor dërgon në ZV AP listën emërore dhe vlerësimin e dosjeve të tyre. ZVAP krijon komisionin e vlerësimit të dosjeve për lëvizje paralele, me këtë përbërje: drejtuesi i ZVAP (kryetar); një specialist i kurrikulës dhe zhvillimit profesional në ZVAP (anëtar); juristi i ZVAP (anëtar)”, sqaron udhëzimi.

Vlerësimi

Vlerësimi i dosjeve të kandidatëve për miratimin e kërkesës së lëvizjes paralele sipas udhëzimit do të bëhet në Zyrat Vendore Arsimore. Më pas është komisioni i vlerësimit cili shpall renditjen e konkurrentëve për lëvizje paralele dhe paralele të detyrueshme sipas pikëve në rendin zbritës. Edhe në këtë rast, më të favorizuarit janë ata të cilët kanë arritur të grumbullojnë numrin më të madh të pikëve, duke iu lindur e drejta për të zgjedhur vendin e punës. “Ai dërgon brenda 24 orëve me e-mail miratimin ose refuzimin e vendit të propozuar. Në rast të moskonfirmimit nga kandidati, ky vend pune i ofrohet kandidatit të listuar një rend më poshtë”, sqaron dikasteri i ministrisë. Po ashtu bëhet me dije se komisioni për shqyrtimin dhe vlerësimin e dosjeve në shkollë përbëhet nga: drejtori i shkollës (kryetar); një mësues i shkollës që vlerësohet për profesionalizëm e korrektësi në profesion (anëtar) dhe kryetari i këshillit të prindërve të shkollës (anëtar). “Komisioni për shqyrtimin dhe vlerësimin e dosjeve në shkollë ka për detyrë të bëjë vetëm vlerësimin e dosjeve të mësuesve të profilit/lëndës për të cilën bie numri i orëve të publikojë rezultatet me ID-të përkatëse dhe të dërgojë në ZVAP listën e mësuesve që mbeten pa ngarkesë me pikët e fituara nga vlerësimi i dosjeve”,saktëson udhëzimi.

Fituesit

Në këtë udhëzim, sqarohet se vendet e lira të punës do të shpallen pasi është bërë plotësimi i kërkesave për lëvizje paralele dhe sistemimi i mësuesve që mbeten pa ngarkesë mësimore në zyrat vendore të arsimit parauniversitar (në vazhdim ZVAP) deri në 1 (një) ditë para fillimit të vitit mësimor. “DRAP ka detyrimin të raportojë në DPAP lëvizjet paralele dhe vendet e lira të punës 1 (një) ditë përpara fillimit të vitit mësimor. DRAP ka detyrimin të konfirmojë menjëherë në portalin “Mësues për Shqipërinë”, përgjatë vitit mësimor, vendet e lira të punës për çdo institucion arsimor parauniversitar të varësisë, si dhe listën e punësimeve të kryera në muajin paraardhës, brenda 5 (pesë) ditëve të para të çdo muaji”, saktëson udhëzimi. Ndërkohë të gjithë mësuesve që rezultojnë pa ngarkesë mësimore dhe mbeten të pasistemuar, si pasojë e mungesës së vendeve të punës, u ndërpritet marrëdhënia e punës me të drejtën e konkurrimit sipas këtij Udhëzimi. Po ashtu edhe mësuesit që kanë bërë kërkesë për lëvizje paralele dhe mësuesit që kanë rezultuar pa ngarkesë mësimore, në rastet kur punësohen në një vend pune të lirë, punësohen me kontratë pune me afat të pacaktuar.

Ankimimi

Çdo kandidat i cili ka bërë kërkesë për lëvizje paralele dhe është skualifikuar ka të drejtën e ankimimit të rezultatit. Referuar listave paraprake të publikuara për rrethin e Tiranës janë 62 arsimtarë të cilëve nuk iu është miratuar kërkesa, për shkak të mungesës së disa vlerësimeve në dosjet e tyre. Të tilla mund të përmendim: mungesa e vlerësimit të drejtorit të shkollës, mungesa e vlerësimit të prindërve, mungesa e vlerësimit të psikologut, apo edhe fakti se kandidatët kanë qenë mësues provizor dhe kontrata e tyre ka mbaruar me herët. Të gjitha këto arsye i kanë bërë kandidatët të skualifiikohen. Në këtë rast, aplikantëve iu lind e drejta e anikimimit të rezultatit “Ankimi i kandidatit protokollohet në drejtorinë e institucionit ku bëhet ankimi, menjëherë pas shpalljes së vendimeve të komisionit/ve dhe jo më vonë se 3 (tri) ditë pune pas shpalljes së tyre. Ankimi/et shqyrtohen nga institucioni në bashkëpunim me komisionin përkatës brenda 5 (pesë) ditëve pune. Vendimi i arritur pas përfundimit të shqyrtimit të ankimit, i bëhet i njohur ankuesit me shkrim nga institucioni”, nënvizon udhëzimi.

Kriteret

Kriteret dhe skema e vlerësimit të dosjeve të kandidatëve për ushtrimin e profesionit të mësuesit është përcaktuar të bëhet në mënyrë të tillë: Nota mesatare e studimeve të larta, e shprehur në numër me një shifër pas presjes dhjetore (nota mesatare e ciklit  + nota mesatare e ciklit II). Vlerësimi bëhet sipas kësaj skeme: Nota mesatare 5.00 – 5.50 = 1 pikë. Nota mesatare 5.51 – 6.00 = 2 pikë. Nota mesatare 6.01 – 6.50 = 3 pikë. Nota mesatare 6.51 – 7.00 = 4 pikë. Nota mesatare 7.01 – 7.50= 5 pikë 1-10 pikë Nota mesatare 7.51 – 8.00 = 6 pikë Nota mesatare 8.01 – 8.50 =7 pikë Nota mesatare 8.51 – 9.00 = 8 pikë Nota mesatare 9.01 – 9.50 =9 pikë Nota mesatare 9.51 – 10.00 = 10 pikë Shkallët e kualifikimit dhe licencimi.

4,700 kandidatë iu nënshtruan provimit në portal

Mbi 4,700 kandidatë kanë zhvilluar testimin e informatizuar pranë Qendrës së Shërbimeve Arsimore, për punësimin e tyre nëpërmjet portalit “Mësuesit për Shqipërinë”. Testimi i informatizuar i mësuesve u zhvillua në degët: gjuhë shqipe dhe letërsi; arsim fillor; arsim parashkollor; arsim special; gjuhë angleze; gjuhë frënge; gjuhë gjermane; gjuhë italiane; gjuhë greke; edukim fizik; muzikë AMU; muzikë (shkolla artistike); shkenca sociale; matematikë; fizikë; biologji; kimi; TIK; histori; gjeografi; art pamor dhe art pamor (shkolla artistike).  Portali “Mësues për Shqipërinë” është një sistem që aplikohet nga Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë (MASR) që prej 5 vitesh, i cili tashmë që në korrik të 2018-ës është bërë pjesë e ligjit të arsimit parauniversitar. Referuar këtij sistemi, çdo punësimi i arsimtarëve që bëhet jashtë portalit, nuk është legjitim dhe në kundërshtim me dispozitat ligjore të punësimit të tyre. “Ky mekanizëm është ngritur në funksion të emërimit të mësuesve në bazë meritokracie duke u siguruar që pjesë e sistemit të jenë më të mirët. Ai siguron: transparencë, efikasitet, vetë-menaxhim, portabilitet dhe cilësi të dhënash. Gjatë vitit 2018-të, janë punësuar rreth 1,700 mësues nga portali “Mësues për Shqipërinë”. Në 4 vite të zhvillimit të portalit janë punësuar rreth 6,104 mësues, shifër e cila është në ndryshim të vazhdueshëm sepse punësime ndodhin gjatë gjithë vitit shkollor, të punësuar me kontratë të përhershme dhe përkohshme si mësues zëvendësues  Çdo vit janë rreth 600-700 pensionistë që lirojnë vendet e punës (me kontrata afatgjata). Ndërkohë janë edhe 600-700 të tjerë me kontrata të përkohshme që lirojnë vendet e punës (ato me leje lindjeje ose pushim mjekësor). Pra, janë rreth 1300-1400 mësues që pritet të punësohen nëpërmjet portalit “Mësues për Shqipërinë””, është shprehur më herët MASR.

Arsimtarët që marrin emërimin në shkollat e Tiranës 

Drejtoria Arsimore Tiranë, ka publikuar listën e kandidatëve të cilëve u është miratuar kërkesa për lëvizje paralele. Referuar listës rezulton se janë 94 mësues të cilët kanë arritur të kalojnë fazat e konkurrimit, duke fituar të drejtën e për të dhënë mësim në një tjetër shkollë. Numri më i lartë i kërkesave për lëvizje është kryesisht në gjimnaze dhe në arsimin bazë, ndërkohë në arsimin fillor numri i kërkesave është më i vogël.

NR ID SHKOLLA KU KERKON
1 G95612096N SAUK
2 G85820093F A.RUSTEMI
3 I25907018P NJEISA 2
4 H25831022V NJESIA 1, 3, QESARAKE
5 G – K 17 SHKURTI QESARAKE
6 H70204178E A.RUSTEMI
7 H36029023Y TIRANE
8 S – H NJESIA 6, YZBERISHT
9 I55514052V NEXHMI TAFAJ PETRELE
10 M – SH NJESIA 5
11 H25416098I YZBERISHT
12 F15624047L E.DURHAM,
13 I85726004C A.GASHI,
14 H45728105H NJESIA 7
15 H45403016L NJESIA 5, 6
16 I45118045W TIRANE
17 G30510327W YZBERISHT
18 H16215114G GJIMNAZ
19 G95522139J ASIM VOKSHI
20 I208271352 BERZHITE
21 I459830049U NJESIA 1
22 I15402069R HASAN PRISHTINA
23 H95221042U TIRANE
24 I170215062Q NJESIA 1, 2
25 I80509054F HASAN PRISHTINA
26 I10326064Q TIRANE
27 H35617183C Q.STAFA
28 O – K Q.STAFA
29 G761120685 NJESIA 7
30 I25728062J NJESIA 11
31 I85511050Q TIRANE
32 F60117019R TIRANE
33 H05107135G 9-VJECARE
34 I25911057J TIRANE
35 I75203078V TIRANE
36 H10307140R TIRANE
37 I45402219B NJESIA 4
38 H85506051V TIRANE
39 H36127036W NJESIA 8
40 I06120044W NJESIA 7, 10
41 I30320101T NJESA 5 -7-10
42 H86215085U YZBERISHT
43 I85325086L NJESIA 9
44 I95625044A UNAZE E RE
45 J16006055M TIRANE
46 H75526046P 26 NENTORI
47 I85513078M TIRANE
48 I90418043K NJESIA 11
49 H96010054N ASIM VOKSHI
50 M – H ASIM VOKSHI, TIRANE
51 B – LL TIRANE, NJESIA 13
52 F90601233C TIRANE
53 H55413061L TIRANE
54 H40611032G BERXULL, DOMJE
55 D – A  FARKE, SAUK, LUNDER
56 H16025130G TIRANE
57 I35809064D TIRANE
58 I65718057T J.MISJA, A.BROCI
59 H55129042H PJETER BUDI
60 H45316075P NAIM FRASHERI
61 G36021054J AT.PLLUMI, V.SHANTO
62 I50613034L TIRANE
63 H55406057R TIRANE
64 H86119039L P.BUDI, K.PEZES
65 H66213043K TIRANE
66 A – A TIRANE
67 H05218055E TIRANE
68 I15419045K NJESIA 1-2
69 I65630007S CEKREZE
70 H80213036R NJESIA 4 FRESKU
71 H55216100T GJIMNAZ
72 H85506051V TIRANE
73 I75403051D TIRANE
74 I95605037J NJESIA 4, FRESKU
75 H45403016L NJESIA 5, 6
76 I45118045W TIRANE
77 G30510327W  YZBERISHT
78 I85823081W DESHMORET E LIRISE
79 H06211014E NJESIA 5
80 O – K Q.STAFA, S.FRASHERI
81 G761120685 NJESIA 7
82 I60731002W GJIMNAZ
83 H30311122S M.KETA, S.FRASHER
84 J25610005O TIRANE
85 F60117019R TIRANE
86 H26123067L I.QEMALI, A.Z.CAJUPI
87 G96128118H FARKE, SAUK
88 I25126077F TIRANE
89 I75203078V TIRANE
90 J00215041M TIRANE
91 H10307140R TIRANE
92 I85905023B TIRANE
93 I45123192S JORDAN MISJA
94 I95110004U ARBEN BROCI

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet