×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Merr fund jeta e vështirë për familjen Lazo në Sarandë, Samir Mane merr përsipër rikonstruksionin e banesës

Grupi Balfin, me iniciativën e Presidentit Samir Mane, pasi u njoh për me rastin e familjes Lazo, ka vendosur t’i përgjigjet thirrjes së tyre për ndihmë. Shumë shpejt do të fillojnë punimet për rikonstruksionin e shtëpisë së kësaj familje në Sarandë.

Një rast i përcjellë nga programi i gazetarisë investigative ”Fiks Fare” në televizionin Top Channel disa muaj më parë, tregonte rastin e familjes Lazo në qytetin e Sarandës, ku zonja e kësaj shtëpie, Rozina Lazo, tregoi kushtet e mjerueshme në të cilat jetonin ajo dhe vajza e saj katër vjeçare e cila është me probleme shëndetësore. Banesa e tyre në katin e katërt dhe të fundit të një pallati të ndërtuar para viteve ’90 është tërësisht e amortizuar dhe me ujin e lagështinë që hyn tërësisht brenda në shtëpi. Vetë kushtet shëndetësore të së miturës e bëjnë edhe më të vështirë përballimin e jetesës apo rregullimin.

U bë 3 vite e gjysëm, tani bëjnë katër, që prej problemeve të vajzës, nuk kemi një ditë që të rrimë të qetë. Lagështia në shtëpi është e madhe, gjatë një muaji mund ta çoj dy herë në urgjencë për problemet edhe me mushkëritë prej lagështisë. Mjekët thënë që në shtator duhet t’i bëjmë një ndërhyrje në zemër, por ne nuk mundemi nga ana a ekonomike”, – u shpreh e pikëlluar Rozina Lazo, me vogëlushen e saj që i fshinte lotët.

Po kjo histori e trishtë tashmë ka gjetur një rrugë-zgjidhje. Në fakt, Grupi Balfin me nismë personale të Presidentit të Grupit, Samir Mane, ka marrë përsipër rindërtimin e plotë të shtëpisë. Kështu do të marrin fund edhe vuajtjet e familjes Lazo dhe jetesa e tyre mes rrënimit dhe lagështisë së shtëpisë së tyre të pajetueshme.

Grupi Balfin, nëpërmjet kompanive të tij ndryshme, por edhe përmes nismave personale të presidentit Mane, ka kontribuar rregullisht ndër vite për t’iu gjendur pranë komuniteteve dhe familjeve në nevojë në zonat ku operon.

Grupi Balfin ka dhënë një ndihmë të madhe gjatë përballimit të vendit me pasojat e tërmetit të 26 nëntorit 2019, dhe gjatë periudhës së pandemisë COVID-19, duke qenë një ndër kontribuesit kryesorë nga sektori i biznesit privat. /Shkrim Promocional/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Pas Tiranës, edhe East Gate në Shkup drejt realizimit pas huasë së rëndësishme

Pas Tiranës, edhe East Gate në Shkup drejt realizimit pas huasë së rëndësishme

Publikuar më 30.07.2020
Pavarësisht vështirësive të krizës globale të diktuar nga Co...

Pavarësisht vështirësive të krizës globale të diktuar nga Covid-19, besimi i bankave lokale dhe rajonale ndaj Grupit Balfin mbetet i palëkundur. Në një konferencë për shtyp u mbajt sot në qendrën tregtare East Gate Mall në Shkup, ku u nënshkrua një marrëveshje ndërmjet Skopje East Gate (SEG) dhe një grupi bankash për një hua për […]

Lexo më shumë

Projekti “Green Coast”, nxitës i punësimit dhe promovimit të vlerave të Palasës

Projekti “Green Coast”, nxitës i punësimit dhe promovimit të vlerave të Palasës

Publikuar më 23.07.2020
Turizmi është transformuar në një prej industrive kryesore p...

Turizmi është transformuar në një prej industrive kryesore përsa i përket ndikimit në ekonominë kombëtare të Shqipërisë dhe akoma më shumë për ekonomitë e vogla lokale. Krahas vëmendjes së institucioneve qeverisëse, qendrore apo vendore, ndikim të madh ka pas edhe investimi nga ana e shoqërive private. Mbështetja e zhvillimit të turizmit në një perspektivë strategjike […]

Lexo më shumë

Surpriza, si do ta zbatojë këtë vit distancimin social Markata e lodrave në QTU

Surpriza, si do ta zbatojë këtë vit distancimin social Markata e lodrave në QTU

Publikuar më 01.06.2020
Edhe këtë qershor, me rastin e ditës ndërkombëtare të fëmijë...

Edhe këtë qershor, me rastin e ditës ndërkombëtare të fëmijëve, QTU rikthen Markaten e Lodrave, gjatë të gjithë muajit! Nën moton “Fëmijët për fëmijët”, do të jenë vetë vogëlushët ata që do të shesin dhe do të blejnë lodrat me njëri-tjetrin! Si çdo vit, qëllimi i këtij aktiviteti është argëtimi i fëmijëve dhe zgjimi i […]

Lexo më shumë

Eco Market vjen tek ti! Qëndro në shtëpi, porosit online shportën ushqimore

Eco Market vjen tek ti! Qëndro në shtëpi, porosit online shportën ushqimore

Publikuar më 05.04.2020
Rrjeti i marketeve Eco Market në kuadër të situatës së kriju...

Rrjeti i marketeve Eco Market në kuadër të situatës së krijuar prej COVID-19, ka ndërtuar një platformë të porosisë online  (http://bli.ecomarket.al/) për të gjithë gamën e produkteve të saj me të njëjtat çmime si në dyqanet fizike të saj. Eco Market i gjendet pranë qytetarëve në të gjithë Shqipërinë përmes bashkëpunimit me shërbimin postar Albanian […]

Lexo më shumë

Ja 10 fatlumët e shorteut të Spar që do ta nisin vitin me një Fiat Panda

Ja 10 fatlumët e shorteut të Spar që do ta nisin vitin me një Fiat Panda

Publikuar më 20.01.2020
Tetori i vitit 2019 shënoi 3 vjetorin e Spar Albania në Shqi...

Tetori i vitit 2019 shënoi 3 vjetorin e Spar Albania në Shqipëri. Me rastin e festimeve, Spar nisi fushata intensive me oferta e me surpriza fantastike për të shpërblyer klientët e tij në mbarë vendin. Një prej këtyre surprizave ishte dhe fushata “Ktheji blerjet në fitore”, e cila ju ofronte mundësinë të gjithë klientëve të […]

Lexo më shumë

Kthehet në traditë mbështetja e studentëve ekselentë të turizmit

Kthehet në traditë mbështetja e studentëve ekselentë të turizmit

Publikuar më 28.12.2019
Industria e turizmit luan një rol jetik në ekonominë globale...

Industria e turizmit luan një rol jetik në ekonominë globale dhe në gjithë komunitetin përkatës. Teksa në vitin 2018 kjo industri gjeneroi 10.4% të Prodhimit të Brendshem Bruto në rang global duke rritur ndjeshëm treguesit e punësimit, viti 2019 pritet të mbyllet me shifra akoma më optimiste. Në Shqipëri duke iu referuar të dhënave zyrtare […]

Lexo më shumë

27.3 milionë USD për 2019 nga AlbChrome në Bulqizë, hapet pusi nr 9, investimi më i madh në sektorin minerar

27.3 milionë USD për 2019 nga AlbChrome në Bulqizë, hapet pusi nr 9, investimi më i madh në sektorin minerar

Publikuar më 26.12.2019
Me investime që kapin vlerën 27.3 milionë USD, AlbChrome, ka...

Me investime që kapin vlerën 27.3 milionë USD, AlbChrome, ka shënuar një rekord investimesh për vitin 2019 në minierën e Bulqizës, që administrohet nga kompania. Së fundmi ka nisur funksionimin “Kali i Betejës” i një vargu të tërë investimesh, Pusi numër 9, investimi më i madh në sektorin minerar në Shqipëri gjatë 30 viteve të […]

Lexo më shumë

“Sigal Uniqa Group Austria” kontribuon me 60 mijë euro për familjet e prekura nga tërmeti

“Sigal Uniqa Group Austria” kontribuon me 60 mijë euro për familjet e prekura nga tërmeti

Publikuar më 27.11.2019
SIGAL UNIQA Group AUSTRIA në Shqipëri, pjesë e Grupit të Sig...

SIGAL UNIQA Group AUSTRIA në Shqipëri, pjesë e Grupit të Sigurimeve UNIQA, një prej grupeve financiare në Evropë, është duke përjetuar dhe ndjekur nga afër çdo sekondë për t’iu gjendur sa më pranë të gjithë klientëve të saj të siguruar, në gatishmëri totale 24/7, në terren dhe në përmbushje të plotë të të gjitha detyrimeve […]

Lexo më shumë