×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Vendimi/ 30 mjekë shqiptarë nisen sot drejt Bergamos, media italiane zbulon marrëveshjen Rama-Di Maio

30 mjekë shqiptarë do mbërrijnë në Itali të shtunën pasdite për të mbështetur vendin e gjunjëzuar nga koronavirusi.

“Corriere della Sera” zbulon se mjekët do të mbërrijnë sot pasdite në Romë, por do të transferohen drejt Bergamos, qytetit më të prekur nga koronavirusi.

Gazeta italiane zbulon se dërgimi i personelit shëndetësor është rezultat i një bisede që u zhvillua të premten mes Kryeministrit shqiptar Edi Rama dhe Ministrit të Jashtëm Luigi Di Maio.

Ata do të dërgohen në Itali në kuadër të solidaritetit për ndihmë ndërkombëtare, sikundër ndodhi me Kinën dhe Rusinë.

Mjekët do të qëndrojnë në Itali për një muaj dhe do të paguhen nga Shqipëria. Sipas burimeve të “Corriere dellla Sera” Rama është shprehur se “nuk mund ta shihte Italinë në atë vështirësi” dhe do të ndihmojë sepse “shqiptarët e duan Italinë”.

“Mjekët po shpëtojnë jetë dhe tani ne si vend po rizbulojmë vlerën më të rëndësishme që është jeta”, komentoi Di Maio, i cili do të jetë i pranishëm në aeroport për të mirëpritur mjekët shqiptarë.

Ndonëse veprimi i Shqipërisë është në parim për t’u vlerësuar pasi Italia është një vend mik për shqiptarët, duhet theksuar që ai vjen në një kohë kur vendi ynë është në mes të betejës me Covid-19 dhe pritet nga ora në orë shtim i rasteve.

Përpos kësaj Shqipëria ka pësuar një rrudhje të ndjeshme të personelit mjekësor vitet e fundit, pasi shumë “bluza të bardha” kanë shkuar për të punuar në Gjermani për shkak të kushteve të kqija dhe keqpagesës në Shqipëri.

Italia shënoi dje shifrën më të lartë të viktimave në 24 orë që prej fillimit të epidemisë, ku 969 persona ndërruan jetë duke e çuar numrin total të viktimave  në vend në 9134.

Vendimi publikohet në Fletoren Zyrtare, ja pagat e mjekëve

Është publikuar tanimë në Fletoren Zyrtare vendimi i kryeministrit për dërgimin e 30 mjekëve shqiptarë drejt Bergamos, për të ndihmuar në luftën ndaj Covid-19.

Në vendimin e qeverisë theksohet se pagesa e mjekëve do të bëhet nga Buxheti i Shtetit shqiptar.

“Shpërblimi i mjekëve dhe infermierëve, që dotë ofrojnë shërbim shëndetësor sipas pikës 1, të këtij vendimi, do të jetë në vlerën 3 000 (tre mijë) euro në muaj për mjekët dhe 2500 (dy mijë e pesëqind) euro në muaj për infermierët. Fondi prej 11 000 000 (njëmbëdhjetë milionë)lekësh për shpërblimin e personelit shëndetësor, mjekë dhe infermierë, sipas pikës 2, të këtij vendimi, të përballohet nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit, miratuar për vitin 2020”, thuhet në vendim.

Vendimi

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të pikës 3, të nenit 35, të ligjit nr.10107, datë 30.3.2009, “Për kujdesin shëndetësor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, të neneve 5 e 45, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të ligjit nr.88/2019, “Për buxhetin e vitit 2020”, me propozimin e ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Këshilli i Ministrave

VENDOSI:

1. Dhënien e ndihmës me personel shëndetësor,mjekë dhe infermierë, në kushtet e pandemisë së shkaktuar nga COVID-19, Republikës së Italisë.

2. Shpërblimi i mjekëve dhe infermierëve, që dotë ofrojnë shërbim shëndetësor sipas pikës 1, të këtij vendimi, do të jetë në vlerën 3 000 (tre mijë) euro në muaj për mjekët dhe 2500 (dy mijë e pesëqind) euro në muaj për infermierët.

3. Fondi prej 11 000 000 (njëmbëdhjetë milionë)lekësh për shpërblimin e personelit shëndetësor, mjekë dhe infermierë, sipas pikës 2, të këtij vendimi, të përballohet nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit, miratuar për vitin 2020.

4. Ministria e Shëndetësië dhe Mbrojtjes Socialetë bëjë përzgjedhjen e mjekëve dhe infermierëve.

5. Ministria e Shëndetësisë dhe MbrojtjësSociale dhe Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë të marrin të gjitha masat për të siguruar transportin e personelit shëndetësor, mjekë dhe infermierë, drejt Italisë.

6. Ngarkohen Ministria e Shëndetësisë dheMbrojtjes Sociale, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe Ministria e Financave dhe Ekonomisë për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në Fletoren Zyrtare.

Corrire della Sera: 30 mjekë mjekë nga Shqipëria mbërrijnë në Bergamo, marrëveshje Di Maio-Rama

“Corriere della Sera” zbulon se mjekët do të mbërrijnë sot pasdite në Romë, por do të transferohen drejt Bergamos, qytetit më të prekur nga koronavirusi.

Gazeta italiane zbulon se dërgimi i personelit shëndetësor është rezultat i një bisede që u zhvillua të premten mes Kryeministrit shqiptar Edi Rama dhe Ministrit të Jashtëm Luigi Di Maio.

Ata do të dërgohen në Itali në kuadër të solidaritetit për ndihmë ndërkombëtare, sikundër ndodhi me Kinën dhe Rusinë.

Mjekët do të qëndrojnë në Itali për një muaj dhe do të paguhen nga Shqipëria. Sipas burimeve të “Corriere dellla Sera” Rama është shprehur se “nuk mund ta shihte Italinë në atë vështirësi” dhe do të ndihmojë sepse “shqiptarët e duan Italinë”.

“Mjekët po shpëtojnë jetë dhe tani ne si vend po rizbulojmë vlerën më të rëndësishme që është jeta”, komentoi Di Maio, i cili do të jetë i pranishëm në aeroport për të mirëpritur mjekët shqiptarë.

Ndonëse veprimi i Shqipërisë është në parim për t’u vlerësuar pasi Italia është një vend mik për shqiptarët, duhet theksuar që ai vjen në një kohë kur vendi ynë është në mes të betejës me Covid-19 dhe pritet nga ora në orë shtim i rasteve.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Raporti i Parlamentit Europian/ Shqipëria merr kritika për situatën politike, çdo gjë do të varet nga zgjedhjet e prillit 2021

Raporti i Parlamentit Europian/ Shqipëria merr kritika për situatën politike, çdo gjë do të varet nga zgjedhjet e prillit 2021

Publikuar më 03.12.2020
Komiteti për Marrëdhëniet me Jashtë në Parlamentin Europian,...

Komiteti për Marrëdhëniet me Jashtë në Parlamentin Europian, ka publikuar draft raportin e tij të datës 26 nëntor 2020, në të cilën kërkon të përfundojnë reformat e Shqipërisë në kuadër të integrimit europian. Ky draft raport i përgatitur nga raportuesja e Shqipërisë në Parlamentin Europian, Isabel Santos jep pika të rëndësishme për problematikat që duhen […]

Lexo më shumë

Miratohet marrëveshja me BERZH, rrëzohet dekreti i Metës për “Ligjin e Policisë së Shtetit” në Kuvend

Miratohet marrëveshja me BERZH, rrëzohet dekreti i Metës për “Ligjin e Policisë së Shtetit” në Kuvend

Publikuar më 03.12.2020
Kuvendi ka miratuar me 94 vota pro marfrëveshjen me BERZH pë...

Kuvendi ka miratuar me 94 vota pro marfrëveshjen me BERZH për një financim prej 15 milionë euro për të përballuar situatën me koronavirusin. Në seancën plenare të ditës së sotme, u rrëzua dekreti i Presidentit për “Ligjin e Policisë së Shtetit” me 83 vota kundër. Ndërkohë janë votuar me 85 vota pro anëtarët e Komisionit […]

Lexo më shumë

Komisioni i Venecias rrëzon Edi Ramën për ndryshimet në Kodin Zgjedhor

Komisioni i Venecias rrëzon Edi Ramën për ndryshimet në Kodin Zgjedhor

Publikuar më 02.12.2020
Komisioni i Venecias ka dorëzuar Opinionin paraprak për ndry...

Komisioni i Venecias ka dorëzuar Opinionin paraprak për ndryshimet në Kushtetutë dhe në Kodin Zgjedhor, ku theksohet se ishin shumë të nxituara. Sipas Venecias ndryshimet u bënë pa konsultime të duhura dhe jo në një proces gjithëpërfshirës, ndërsa bën thirrje që palët duhet të hyjnë në dialog konstruktiv për të sqaruar ndikimin e ndryshimeve. Po […]

Lexo më shumë

Halim Kosova sulmon Gazmend Bardhin/ Trokita në derën e PD dhe mu përgjigj një zë, as burrë as grua

Halim Kosova sulmon Gazmend Bardhin/ Trokita në derën e PD dhe mu përgjigj një zë, as burrë as grua

Publikuar më 02.12.2020
Skualifikimet brenda Partisë Demokratike kanë sjellë një sër...

Skualifikimet brenda Partisë Demokratike kanë sjellë një sërë pakënaqësish. Të shumë ishin emrat që kaluan në filtrat e Komisionit të Vlerësimit, të cilët hartuan një listë përfundimtare me emrat që do të kandidojnë për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit. Mjeku i njohur Halim Kosova ishte një nga emrat e skualifikuar nga Komisioni, i cili nuk […]

Lexo më shumë

Votimi/ Zbardhen emrat e anëtarëve të Komisionit të Posaçëm për raportin e Dick Marty

Votimi/ Zbardhen emrat e anëtarëve të Komisionit të Posaçëm për raportin e Dick Marty

Publikuar më 02.12.2020
Zbardhen emrat e anëtarëve të Komisionit të Posaçëm që do ng...

Zbardhen emrat e anëtarëve të Komisionit të Posaçëm që do ngrihet për raportin e Dick Marty. Nga mazhoranca anëtarë do të jenë Ulsi Manja, Alket Hyseni, Klotilda Bushka, Adnor Shameti dhe Ermonela Felaj. Ndërsa nga opozita parlamentare anëtarë janë Myslim Murrizi, Edmond Stojku dhe Enver Roshi. Pjesë e komisionit do jetë edhe deputetja Elena Xhina. […]

Lexo më shumë

Rama po përgatitet të manipulojë zgjedhjet, e çon numrin e votuesve në 4.5 milionë nga 2.8 milionë që është (Tabela)

Rama po përgatitet të manipulojë zgjedhjet, e çon numrin e votuesve në 4.5 milionë nga 2.8 milionë që është (Tabela)

Publikuar më 01.12.2020
Analisti politik Afrim Krasniqi ka publikuar në mediat socia...

Analisti politik Afrim Krasniqi ka publikuar në mediat sociale shifrat e popullsisë në Shqipëri , të cilat nxjerrin ‘blof’ Ministrinë e Brendshme, Gjendjen Civile dhe KQZ. Ai i referohet tabelës zyrtare të publikuar nga KQZ për numrin e shtetasve shqiptarë që do votojnë në 25 prill, del se numri i shtetasve shqiptarë është 4.544.977. Ndërkohë […]

Lexo më shumë

Ndryshon harta e zgjedhjeve, Tirana nxjerr 36 deputetë, Dibra dhe Gjirokastra një më pak

Ndryshon harta e zgjedhjeve, Tirana nxjerr 36 deputetë, Dibra dhe Gjirokastra një më pak

Publikuar më 30.11.2020
Komisioni Rregullator ka ndryshuar hartën elektorale për sa ...

Komisioni Rregullator ka ndryshuar hartën elektorale për sa u përket mandateve për deputet në qarqet e vendit. Kryeqyteti do të bëhet me 36 mandate, ndërsa qarku i Dibrës dhe Gjirokastrës do të kenë nga një mandat më pak. Caktimi i numrit të mandateve për çdo zonë zgjedhore të zgjedhjeve për Kuvend të datës 25 Prill […]

Lexo më shumë

Kriza epidemike në Shqipëri/ Eksperti gjerman: Ja pse po vetëvriten shqiptarët, fatkeqësisht në vend ‘dhia është bërë kopështare’

Kriza epidemike në Shqipëri/ Eksperti gjerman: Ja pse po vetëvriten shqiptarët, fatkeqësisht në vend ‘dhia është bërë kopështare’

Publikuar më 30.11.2020
Shqipëria ndodhet në një krizë të rëndë epidemiologjike. Koh...

Shqipëria ndodhet në një krizë të rëndë epidemiologjike. Kohët e fundit është vënë re edhe shtimi i numrit të vetëvrasjeve si pasojë e COVID-19. Gazeta “Shekulli”, ka zhvilluar një intervistë me ekspertin ekonomik dhe çështjeve sociale, Martin Henze. Në analizën e tij Z. Henze kritikon qëndrimin e qeverisë Rama e cila i ka braktisur qytetarët […]

Lexo më shumë