×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Media franceze Le Figaro analizon reformën e drejtësisë: Po fillojnë dyshimet, krimi i organizuar dhe korrupsioni shkëlqejnë në Shqipëri

Një gazetar i njohur francez, reporter i madh i të përditshmes prestigjoze të së djathtës, Le Figaro, Thierry Portes që ishte javën e shkuar në Shqipëri i ka kushtuar një shkrim asaj që nga diplomatët është konsideruar si reforma e reformave. Konkluzioni: Nga vonesat po përfitojnë të pandëshueshmit.

“Drejtësia shqiptare po njeh një gropë të thellë. Reforma ambicioze, e votuar në 2016, e cila gradualisht po vihet në zbatim, ka çuar veçanërisht në mënjanimin e një numri të madh gjykatësish të paskrupullt, duke mos organizuar të gjithë ndërtesën. Për shkak të mungesës së personelit, shumë dosje janë të vonuara. Dhe dyshimi fillon të krijohet. Sepse ndërsa popullata është tërbuar nga ngadalësia e procedurave dhe e paduruar për të parë më në fund të rënët e famshëm, rrjetet e krimit të organizuar dhe korrupsionit – dy fusha në të cilat Shqipëria shkëlqen – janë të vetmet që përfitojnë nga një reformë që supozohet t’i rrëzojë, por që deri më tani u ka dhënë atyre pushime të gjata gjyqësore”, thekson artikulli.

Hosanatë dhe duartrokitjet për historinë e suksesit me reformën në drejtësi po ia lënë vendin kritikave dhe skepticizmit. Dhe si gjithmonë përpara institucioneve ndërkombëtare, sinjalet e alarmit i jep shtypi perendimor.

“Ndërkohë që popullata është e zemëruar nga ngadalësia e procedurave dhe shfaq padurim për të parë më në fund goditjen ndaj banditëve të famshëm, krimi i organizuar dhe rrjetet e korrupsionit – dy fusha në të cilat Shqipëria shkëlqen – janë të vetmet që përfitojnë nga një reformë që supozohej se do ti ndëshkonte” thuhet në artikull.

Pasi jep një pamje të përgjithshme të asaj që ka ndodhur me reformën, që prej vitit 2016, duke cituar njërin prej zbatuesve të saj Sokol Sadushi, që justifikohet se ky proces “ka më shumë anë pozitive sesa negative”, gazeta flet edhe për mosarritjet e SPAK.

Prokuroria Speciale nuk ka dashur të flasë me gazetarin francez. Ai shkruan: “Eshtë e vërtetë që SPAK do të diskreditohej përfundimisht nëse një prej të goditurve të tij të parë nuk do të qe një pjestar i elitës politike, në mënyrë që popullatës ti rikthehej  besimi tek drejtësia”.

Pasi përshkruan në detaje të gjitha gropat dhe institucionet e paplotësuara që ka lënë peshqesh reforma në drejtësi, Le Figaro i mer të mirqena akuzat se kullat e Tiranës po shërbejnë për pastrimin e parave të drogës: “Dhe për sa kohë që të përzgjedhurit e rinj të reformës nuk do të vendosin ligjin dhe drejtësinë, rrokaqiejt që pastrojnë paratë e drogës dhe korrupsionit do të vazhdojnë të ngrihen në qiellin e Tiranës”, e mbyll shkrimin e tij reporteri i madh, Thierry Portes.

 

 

 

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Zgjedhjet shqiptare 2021: Shembull tipik i standardeve zgjedhore të Ballkanit Perëndimor, aktualisht nuk ka shumë shenja inkurajuese

Zgjedhjet shqiptare 2021: Shembull tipik i standardeve zgjedhore të Ballkanit Perëndimor, aktualisht nuk ka shumë shenja inkurajuese

Publikuar më 08.05.2021
Zgjedhjet parlamentare në Shqipëri ishin konkurruese, por pa...

Zgjedhjet parlamentare në Shqipëri ishin konkurruese, por partia qeverisëse gëzonte avantazhet e detyrës. Opozita dështoi të tërheqë mjaft votues të pavendosur dhe është përqendruar në parregullsitë e procesit në ditët pas votimit. Sidoqoftë, zgjedhjet kanë qenë mjaft të rregullta që bashkësia ndërkombëtare të urojë fituesin dhe të bëjë thirrje për një formim të qetë të […]

Lexo më shumë

“Nuk shikoj asnjë problem me rizgjedhjen e Ramës”/ Studiuesi amerikan flet hapur: Rama nuk duhet të trazojë ujërat por të pastrojë qeverinë nga korrupsioni

“Nuk shikoj asnjë problem me rizgjedhjen e Ramës”/ Studiuesi amerikan flet hapur: Rama nuk duhet të trazojë ujërat por të pastrojë qeverinë nga korrupsioni

Publikuar më 08.05.2021
Marrja e një mandati të tretë nga ana e Edi Ramës shikohet s...

Marrja e një mandati të tretë nga ana e Edi Ramës shikohet si një proces demokratik. Ky është mendimi i historianit dhe ekspertit të zhvillimeve në Ballkanin Perëndimor, Prof. Alon Ben-Meir. Në intervistën e dhënë për gazetën “Shekulli”, Prof. Ben-Meir tregon metodat që duhet të përdorë Rama për integrimin dhe nevojën urgjente për një ndryshim […]

Lexo më shumë

Komisioni nisi punën për shkarkimin e Metës/ Presidenca: Procesi zgjedhor nuk ka përfunduar, të zbardhen krimet zgjedhore

Komisioni nisi punën për shkarkimin e Metës/ Presidenca: Procesi zgjedhor nuk ka përfunduar, të zbardhen krimet zgjedhore

Publikuar më 08.05.2021
Zëdhënësi i Presidencës, Tedi Blushi thotë se procesi zgjedh...

Zëdhënësi i Presidencës, Tedi Blushi thotë se procesi zgjedhor i 25 prillit, ende nuk ka përfunduar. Blushi ka vijuar të theksojë se “të gjitha krimet zgjedhore duhet të zbardhen dhe që çdo votë të numërohet dhe rinumërohet me transparencë deri në fund, sipas Kodit Zgjedhor”. Sipas zëdhënësit, organizatat prestigjioze ndërkombëtare që merren me standardet e zgjedhjeve, […]

Lexo më shumë

Bushati: Ç’neveri komisioni anti-Meta, gati deri në fund të përdhunohen nga partia

Bushati: Ç’neveri komisioni anti-Meta, gati deri në fund të përdhunohen nga partia

Publikuar më 08.05.2021
Gazetari Andi Bushati ka komentuar mbledhjen e sotme të Komi...

Gazetari Andi Bushati ka komentuar mbledhjen e sotme të Komisionit Hetimor për shkarkimin e kreut të shtetit, Ilir Meta. Bushati shprehet se ky komision përbëhet nga deputetë që janë të gatshëm të përdhunohen deri në fund nga partia. Shumica e deputetëve të këtij komisioni nuk kanë fituar në zgjedhjet e 25 prillit dhe duket se […]

Lexo më shumë

Nis nga puna Komisioni Hetimor për shkarkimin e Metës, Hyseni: Do të hetohen këto veprime të paligjshme të kryera nga Presidenti

Nis nga puna Komisioni Hetimor për shkarkimin e Metës, Hyseni: Do të hetohen këto veprime të paligjshme të kryera nga Presidenti

Publikuar më 08.05.2021
Ka nisur ditën e sotme mbledhja e parë e Komisionit të Posaç...

Ka nisur ditën e sotme mbledhja e parë e Komisionit të Posaçëm Hetimor të ngritur për shkarkimin e presidentit Meta. Në hapjen e mbledhjes, fjalën e parë e mbajti kryetari i komsionit Alket Hyseni, i cili u shpreh në lidhje me qëllimet për të cilat ky komision është ngritur. Ai tha se mbledhja e këtij […]

Lexo më shumë

KQZ publikon moshën mesatare të deputetëve të rinj të Kuvendit

KQZ publikon moshën mesatare të deputetëve të rinj të Kuvendit

Publikuar më 07.05.2021
Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve ka publikuar një tabelë ku ...

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve ka publikuar një tabelë ku tregohen të dhënat për moshën mesatare të deputetëve të dalë nga zgjedhjet e 25 prillit. Në Kuvendin e ri që do të fillojë në shtator, deputetja më e re në moshë është nga radhët e Partisë Demokratike, Andia Ulliri, ndërsa ajo më e vjetër në moshë […]

Lexo më shumë

Deklarata e fortë e misionit të SHBA në OSBE: Pati blerje masive votash, qeveria kontrollonte administratën lokale

Deklarata e fortë e misionit të SHBA në OSBE: Pati blerje masive votash, qeveria kontrollonte administratën lokale

Publikuar më 07.05.2021
Misioni i SHBA pranë selisë qendrore të OSBE në Vjenë doli m...

Misioni i SHBA pranë selisë qendrore të OSBE në Vjenë doli me një deklaratë të fortë në lidhje me zgjedhjet e 25 prillit në Shqipëri. Ambasadorja Elisabeth Rosenstock-Stiller theksoi se PS pati një avantazh të pabarabartë në këto zgjedhje pasi përdori makinerinë shtetërore. Ndërkohë, sipas saj, blerja e votave ishte një problem i madh. Ajo […]

Lexo më shumë

Nesër mblidhet për herë të parë Komisioni Hetimor për shkarkimin e Presidentit Meta, ja në cilën orë do të mbahet

Nesër mblidhet për herë të parë Komisioni Hetimor për shkarkimin e Presidentit Meta, ja në cilën orë do të mbahet

Publikuar më 07.05.2021
Pas votimit me 97 vota pro, 6 kundër e 1 abstenim të Komisio...

Pas votimit me 97 vota pro, 6 kundër e 1 abstenim të Komisionit Hemtimor për shkarkimin e Presidentit të Republikës Ilir Meta, Kuvendi, ka caktuar dhe datën kur do të zhvillohet mbledhja e parë e këtij komisioni. Sipas njoftimit zyrtar të Kuvendit, mbledhja e parë do të zhvillohet ditën e nesërme, datë 8.05.2021 në orën […]

Lexo më shumë