×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Me shpejtësi deri në 157 km/h, iu hiqet patenta 25 shoferëve, arrestohen 9. Qindra gjoba në 24 orët e fundit

Policia e Shtetit ka intensifikuar kontrollet në të gjitha akset rrugore nacionale, në zonat bregdetare, në zonat urbane e akset që lidhin njësitë administrative, duke përdorur radarë, dronë e patrulla të lëvizshme, të pajisura me automjete, të pauniformuara, kamera e aparate fotografike, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë rrugore.

Si rezultat i kontrolleve me radarë, në të gjitha rrugët e vendit janë konstatuar përsëri drejtues mjetesh që abuzojnë me shpejtësinë.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë pezulluar 25 leje drejtimi për shpejtësi që varionin nga 102 km/h në qendrat e banuara, deri në 157 km/h në rrugët interurbane.

Si dhe janë vendosur 278 masa administrative nga 2.000 deri në 4.000 lekë të rinj, për shpejtësi deri në 30 km/h më shumë nga tabela e lejuar.

Janë vendosur 305 masa për parakalime të gabuara dhe 203 masa për përdorim të aparatit celuar gjatë drejtimit të mjetit, 198 për mos përdorim të rripit të sigurimit, 91 për mos përdorim të kaskës mbrojtëse.

Janë arrestuar në kushtet e flagrancës, 9 drejtues mjetesh nga të cilët, 6 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 3 për drejtim mjeti pa leje drejtimi.

Janë pezulluar 21 leje drejtimi, për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit që varionte nga 0.31 mg/l deri në 0.45 mg/l.

Si dhe janë vendosur 56 masa administrative nga 5.000 deri në 15.000 lekë të rinj, për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit, që varionte nga 0.06 mg/l deri në 0.29 mg/l.

Policia e Shtetit, nisur nga fakti i prezencës së lagështirës në rrugë dhe fluksit akoma të lartë të automjeteve apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve dhe motomjeteve: Mos shpejtoni, mos kryeni parakalime të gabuara, mos drejtoni mjetin nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur, mos përdorni celularin në timon, vendosni rripin e sigurimit dhe kaskën mbrojtëse, mbroni jetën tuaj dhe të përdoruesve të tjerë të rrugës, zbatoni rregullat e qarkullimit që të arrini të sigurt në destinacion, mos u bëni statistikë!

Në të gjitha akset nacionale nga Rruga e Kombit deri në Sarandë, e nga Korça në Berat, si dhe në qendrat kryesore urbane, ka patrulla të Policisë Rrugore me radarë, alkooltestues, dronë, kamera e aparatë fotografik.

Policia e Shtetit fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo shkelje të Kodit Rrugor, duke iu garantuar anonimat të plotë dhe një reagim të shpejtë dhe profesional.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

E reja nga Gjirokastra mbyll në çmendinë të ëmën për ti marrë shtëpinë!

E reja nga Gjirokastra mbyll në çmendinë të ëmën për ti marrë shtëpinë!

Publikuar më 25.10.2021
Emisioni “Stop” mbrëmjen e sotme ka publikuar historinë e Kr...

Emisioni “Stop” mbrëmjen e sotme ka publikuar historinë e Krisanthi Kore nga Gjirokastra. Krisanthi Kore, 76 vjeçe, denoncon se si është burgosur dhe dërguar në çmendinë nga vajza e saj me ndihmën e policisë, prokurorisë dhe gjykatës Gjirokastër, vetëm për t’i marrë pronën të moshuarës. E moshuara  tregon problemet nisë në vitin 2007 pasi i […]

Lexo më shumë

FOTO/ Pamje që na kishin munguar, tifozët “djegin” stadiumin sapo starton derbi

FOTO/ Pamje që na kishin munguar, tifozët “djegin” stadiumin sapo starton derbi

Publikuar më 25.10.2021
Tifozët e Tiranës dhe Partizanit kanë pritur që të startojë ...

Tifozët e Tiranës dhe Partizanit kanë pritur që të startojë sfida, për të treguar se sa i kishte munguar ky derbi qytetit. Menjëherë flakadanë kanë pushtuar fushën e blertë duke prodhur një atmosferë elektrizuese në stadium. Retë e tymit kanë mbuluar fushën dukë bërë që ndeshja të ndërpritet për disa minuta, por më pas nisi […]

Lexo më shumë

U vranë për tokën, si ndodhi krimi i dyfishtë në Vlorë, fqinjët të tronditur: Dëgjuam ulërima! Djali ishte i pamartuar, xhaxhai rrinte në qytet!

U vranë për tokën, si ndodhi krimi i dyfishtë në Vlorë, fqinjët të tronditur: Dëgjuam ulërima! Djali ishte i pamartuar, xhaxhai rrinte në qytet!

Publikuar më 25.10.2021
Të tjera detaje dalin në dritë nga krimi i dyfishtë brenda f...

Të tjera detaje dalin në dritë nga krimi i dyfishtë brenda familjes në Vlorë, ku nipi 39-vjeçar Genci Koreta ka vrarë xhaxhanë e tij, Jorgji Koreta, 64-vjeç. “Nuk di gjë fare çfarë ka ndodhur, në televizor po e dëgjojmë. I njohim të dy, më vjen keq për djalin, i pamartuar, është gati 40 vjeç”, u […]

Lexo më shumë

Aksident në Lezhë, makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, plagosen dy persona

Aksident në Lezhë, makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, plagosen dy persona

Publikuar më 25.10.2021
Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti...

Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidentit. Ngjarja ndodhi në rrugën Lezhë-Shkodër, në lagjen e ish frutores dhe sipas informacioneve paraprake makina doli nga rruga. Të plagosurit ndodhen ne spitalin rajonal të Lezhës. Ndërsa policia ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve te këtij aksidenti.

Lexo më shumë

Krim brenda familjes në Vlorë, nipi vret xhaxhanë dhe më pas veten

Krim brenda familjes në Vlorë, nipi vret xhaxhanë dhe më pas veten

Publikuar më 25.10.2021
Të shtëna me armë janë regjistruar mbrëmjen e së hënës në Vl...

Të shtëna me armë janë regjistruar mbrëmjen e së hënës në Vlorë. Paraprakisht mësohet se bëhet fjalë për dy viktima. Krimi ka ndodhur brenda një familjeje, fshatin Llakatund. Nga të dhënat e para, bëhet e ditur se nipi dyshohet të ketë vrarë xhaxhanë dhe më pas edhe veten e tij. NJOFTIMI I POLICISE Në fshatin […]

Lexo më shumë

Protesta të dhunshme dhe kimikate në qendër të Athinës për 20-vjeçarin rom të vdekur (Video+Foto)

Protesta të dhunshme dhe kimikate në qendër të Athinës për 20-vjeçarin rom të vdekur (Video+Foto)

Publikuar më 25.10.2021
Rreth 1000 protestues nga organizatat e majta jashtëparlamen...

Rreth 1000 protestues nga organizatat e majta jashtëparlamentare marshuan në qendër të Athinës duke mbajtur një pankartë ku shkruhej “policia vret”. Policia i kishte nën vëzhgim të kujdesshëm ndërsa marshimi drejtohej drejt Parlamentit. Në Stadiou, shpërthyen përleshje mes policisë dhe protestuesve, ku të parët përdorën edhe kimikate.

Lexo më shumë

Helmimi në Krujë, reagon policia: 35 persona kanë shkuar në spital, presim përgjigjet e analizave!

Helmimi në Krujë, reagon policia: 35 persona kanë shkuar në spital, presim përgjigjet e analizave!

Publikuar më 25.10.2021
Policia e Krujës, pas marrjes së njoftimit mesditën e sotme,...

Policia e Krujës, pas marrjes së njoftimit mesditën e sotme, nga urgjenca e Spitalit të Krujës, se dy ditët e fundit kanë shkuar për ndihmë mjekësore, rreth 35 shtetas, të cilët dyshohet se janë helmuar, menjëherë ka ngritur grupin hetimor, i cili ka shkuar në spitalin e Krujës dhe vijon punën për sqarimin e rrethanave […]

Lexo më shumë

COVID-19/ MSH: Përgjysmohen rastet e reja, rritet numri i viktimave në 24 orë

COVID-19/ MSH: Përgjysmohen rastet e reja, rritet numri i viktimave në 24 orë

Publikuar më 25.10.2021
Janë ulur ndjeshëm rastet e reja me Covid-19 në vend. Minist...

Janë ulur ndjeshëm rastet e reja me Covid-19 në vend. Ministria e Shëndetësisë bën me dije se gjatë 24 orëve të fundit 264 qytetarë kanë rezultuar pozitivë nga 444 që ishin një ditë më parë. Ndërkohë kemi një rritje të lehtë të fataliteteve ku 6 qytetarë kanë humbur jetën nga 4 që ishin dje. COVID19 […]

Lexo më shumë