×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

“Më mungon gjuha e nënës”, Ermal Meta: Kam planifikuar një tur në Shqipëri

Këngëtari dhe kantautori shqiptar, Ermal Meta ishte i ftuar këtë të shtunë në programin “Hipokrati” në Top Channel,  ku zbuloi dhe foli gjatë mbi karantinën e tij, projektet muzikore dhe planet e tij të afërta për një koncert në Shqipëri.

Ermal Meta e përshkroi të vështirë situatën e pandemisë me të cilën u përball e gjithë bota, ndërsa shtoi se kjo karantinë ishte një periudhë e vështirë për të në aspektin profesional po ashtu edhe krijues. Ai zbuloi se kënga “Finiera bene”-“Do të përfundojë mirë”, ishte një krijim të cilin ai e realizoi në muajin janar, përpara se pandemia të vinte.

“Këtë këngë e kam shkruar në janar, kur bëra këngën nuk arrija të kuptoja përse e shkrova atë këngë dhe pse teksti kishte këto fjalë si “do të përfundojë mire”. Kur erdhi pandemia dhe izolimi kuptova sikur kisha ndjer diçka dhe vendosa ta publikoja këngën sepse mua më jepte shumë shpresë dhe të njëjtën shpresë doja t’ia përcillja dhe njerëzve.”

Pyetjes së gazetares se çfarë i mungon më shumë nga Shqipëria, Ermal Meta iu përgjigj se është gjuha shqipe ajo çka ia ndjen më shumë mungesën, të qënit i rrethuar nga njerëz që flasin shqip.

“Më mungon gjuha shqipe, gjuha e nënës, më mungon ta dëgjoj. Madje dua t’i kërkoj të falur njerëzve që më ndjekin sepse nuk e flas shumë mirë shqipen, dhe që nuk e kam praktikuar aq shumë gjuhën time. Por sa herë që vij në Shqipëri dhe rrethohem nga shqiptarë kam një ndjenjë shumë të mire brenda vetes”

Ermal Meta tha se planifikon gjithashtu një turne në vitin 2021, dhe një koncert në Shqipëri është në planet e tij vitin e ardhshëm, por ai do të shkel në tokën shqiptare sapo të hapen kufijtë për një vizitë në atdhe.

“Kam planifikuar një tur vitin tjetër, në fakt ishte planifikuar për në mars të 2021. Tani për shkak të vaksinës nuk e di në cilin muaj do të mund ta realizojmë. Sapo ta filloj patjetër që do të vijë për një koncert në Shqipëri.”

 

 

 

 

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Arrestohen hajdutët e veprave antike, flasin arkeologët: Ja nga ku mund të jenë vjedhur

Arrestohen hajdutët e veprave antike, flasin arkeologët: Ja nga ku mund të jenë vjedhur

Publikuar më 07.07.2020
Sot policia e Durrësit ka finalizuar operacionin “Antikat”, ...

Sot policia e Durrësit ka finalizuar operacionin “Antikat”, pas së cilit kanë rënë në pranga 3 persona. Policia ka arrestuar shtetasin A. V., 49 vjeç, banues në Fier, që siguronte veprat e artit dhe dy të tjerë që gjenin klientelën për t’i shitur veprat e artit të vjedhura. Është bërë e ditur se veprat e […]

Lexo më shumë

Camaj dhe Koliqi pjesë e spiunazhit të huaj, publikimi i Tares ndez debatin mes studiueseve

Camaj dhe Koliqi pjesë e spiunazhit të huaj, publikimi i Tares ndez debatin mes studiueseve

Publikuar më 07.07.2020
Studimi i publikuar së fundmi nga historiani Auron Tare për ...

Studimi i publikuar së fundmi nga historiani Auron Tare për dy shkrimtarët e shquar shqiptarë, Martin Camaj dhe Ernest Koliqi, ka nxitur një debat të madh mes studiuesve të letërsisë shqipe e jo vetëm. Në një studim prej 37 faqesh, Tare ngre pretendimet se dy figurat më të njohura të kulturës së vendit kanë bashkëpunuar […]

Lexo më shumë

Zbulimi i madh arkeologjik, dalin në dritë varrezat 3500 vjeçare në Himarë (FOTO)

Zbulimi i madh arkeologjik, dalin në dritë varrezat 3500 vjeçare në Himarë (FOTO)

Publikuar më 06.07.2020
Gërmimet arkeologjike të bëra së fundmi në Himarë nga disa e...

Gërmimet arkeologjike të bëra së fundmi në Himarë nga disa ekspedita arkeologësh, kanë zbuluar një varrezë tumulare të periudhës së Bronzit të Vonë. Lajmin për daljen në dritë të varrezave tumulare të shekullit XV-XII para erës së re e ka bërë me dije gazetari Aleksandër Çipa. Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale Çipa theksoi se […]

Lexo më shumë

Pandemia zbraz muzetë, drejtuesit: Na merr frika të krahasojmë shifrat e vizitorëve me vitin e shkuar

Pandemia zbraz muzetë, drejtuesit: Na merr frika të krahasojmë shifrat e vizitorëve me vitin e shkuar

Publikuar më 06.07.2020
Institucionet e kulturës janë goditur më rëndë nga pandemia ...

Institucionet e kulturës janë goditur më rëndë nga pandemia e Covid-19. Pavarësisht se pjesa më e madhe e tyre janë hapur nga data 18 maj dhe çmimet e biletave janë ulur ndjeshëm, numri i vizitorëve është shumë i ulët në krahasim me vitin e shkuar. Lorena Resulaj Institucionet e kulturës ishin ndër të vetmit që […]

Lexo më shumë

“Nuk ishte e lehtë të ishe djali i tij”, rrëfehet i biri i Moikom Zeqos: Kemi marrë kërcënime si familje

“Nuk ishte e lehtë të ishe djali i tij”, rrëfehet i biri i Moikom Zeqos: Kemi marrë kërcënime si familje

Publikuar më 03.07.2020
Djali i akademikut Moikom Zeqo ishte ftuar ditën e sotme në ...

Djali i akademikut Moikom Zeqo ishte ftuar ditën e sotme në emisionin “Historia ime” për të rrëfyer të gjithë jetën e të atit përmes syve të tij. Epidamn Zeqo, djali i vetëm mes dy vajzave, tregoi se ai ka pasur një lidhje shumë të ngushtë, e po aq speciale, me babain e tij të ndjerë. […]

Lexo më shumë

Aktivistët hyjnë brenda rrethimit të ndaluar të Teatrit, bëjnë gjestin simbolik në rrënojat e tij

Aktivistët hyjnë brenda rrethimit të ndaluar të Teatrit, bëjnë gjestin simbolik në rrënojat e tij

Publikuar më 02.07.2020
Aktivistët e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit kanë hyrë bren...

Aktivistët e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit kanë hyrë brenda rrethimit të Teatrit Kombëtar, tashmë të shembur. Hyrja brenda rrethimit është e ndaluar, por policia nuk i ka penguar dhe thjesht ka filmuar gjithë veprimet e aktivistëve. Ata kanë mbjellë brenda rrethimit tre pemë ulliri, në shenjë simbolike. Aktivistët kanë shpjeguar se njëra pemë është […]

Lexo më shumë

Protestë për dhunën seksuale përmes artit, Ema Andrea: Një grua që përdhunohet është çdonjëra nga ne

Protestë për dhunën seksuale përmes artit, Ema Andrea: Një grua që përdhunohet është çdonjëra nga ne

Publikuar më 02.07.2020
Një shfaqje teatrale në formë proteste kundër dhunës seksual...

Një shfaqje teatrale në formë proteste kundër dhunës seksuale, bashkon për herë të parë artistët pas kohës së gjatë të izolimit. Regjisorja e shfaqjes, Ema Andrea, tregon për “Shekulli”-n përse zgjodhi të sjell këtë vepër dhe si e shikon shoqërinë shqiptare, që pas çdo abuzimi seksual fajin ja lë viktimës. Lorena Resulaj Dhuna seksuale dhe […]

Lexo më shumë

Merret vendimi, ja çfarë do të ndodhë me Festivalin e Këngës këtë vit

Merret vendimi, ja çfarë do të ndodhë me Festivalin e Këngës këtë vit

Publikuar më 01.07.2020
Festivali i Këngës do të mbahet sërish këtë vit, pavarësisht...

Festivali i Këngës do të mbahet sërish këtë vit, pavarësisht se ende nuk dihet se si do të zhvillohet pandemia deri në muajin dhjetor. Sipas një njoftimi, nëndrejtori i këtij festivali, Martin Leka, ka zhvilluar sot një takim për t’u konsultuar me krijuesit, muzikantët dhe tekstshkruesit që kanë lënë gjurmë në të. Sipas njoftimit pritet […]

Lexo më shumë