×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

“Më kanë përdhunuar vajzën! Do t’ua shqyej zemrat nga kraharori!”

Nga Erjona Rusi

Jooooooooooo, mos! Më kanë përdhunuar vajzën. Joooooo! Nuk po i besoja syve atë që shihja në lajme. Ishte fëmija im, drita e syve, dashuria më e madhe e jetës. Ma kishin përdhunuar. Po jepej në lajme. Po thonin emrin e saj, shkollën e saj, dhe më pas nxorrën 5 fytyra bishash që ma kishin përçudnuar të njomën time. Fillova të ulëras si e marrë, bërtisja “ma kanë përdhunuar vajzëëëëëëëën”. Nuk di sa kam klithur ndërsa më dolën sytë nga zgavrat, tëmthat nga çjerrja e zërit dhe shpirti prej kraharori. U ngrita e mora thikën, atë më të madhen që mbajmë në kuzhinë. “Do ti vras, do t’ua shqyej zemrat nga kraharori me duart e mia” e u nisa për ti vrarë që të pestë. Por një dorë më ndaloi e më shkundi fort. Mooooooos!

U ngrita e isha bërë qull në djersë. Makth…..shkova vrap te dhoma ngjitur e pashë vajzën time. Po flinte. U ula në tokë para krevatit e nisa të qaj si e çmendur. Nuk e di, nëse po qaja nga gëzimi që kish qënë ëndërr apo nga dëshpërimi se në fakt vajzën e kishin përdhunuar. Jo atë, jo vajzën time, por ama një vajzë vetëm 15 vjeç. Dritën e syve të një tjetër nëne, një njomëzake të cilën 5 burra shkonin njëri pas tjetrin dhe e shqyenin sa herë ndiheshin kafshërisht të eksituar.

Pastaj e pyta veten, po të kish qënë e vërtetë çfarë do të bëja? Do ti vrisja vërtetë? Joooooo! Jooooo, unë jam njeri, s’do arrija deri në atë kafshëri. Por mu duk se gënjeva dot veten. Ndërsa ripërjetoja ëndrrën, tashmë për së gjalli, në fakt, kisha vetëm urrejtje dhe doja vërtetë t’ua shqyeja zemrat. Doja ti masakroja me duart e mia, kur mendoja se si ata të pestë “kishin hyrë brenda trupit” të foshnjes time. Ju duket e tmerrshme apo rrëqethëse ti shqyesh zemrën dikujt? Po ato që ka përjetuar ajo vajzë në trupin e së cilës ata 5 monstra penetronin si kafshë të babëzitur njëri pas tjetrit? Po kjo ju duket llahtari?

Po Blerim Bizgjoni ju kujtohet? Natyrisht që jo, se çudia më e madhe në këtë vend vetëm 3 ditë zgjat. Blerimi është 46 vjeçari që mbajti për një muaj me dhunë shoqen e vajzës së tij 14 vjeçare dhe e përdhunonte natën kur familjarët flinin. Po kjo ju duket makabre? Po Elidon Xhaferri ju kujtohet? Edhe ai kishte abuzuar seksualisht për 2 vite me radhë me vajzën e gruas. Po kjo ju duket e llahtarshme?

Shiheni edhe një herë fëmijën sonte që fle i/e qetë në krevat dhe pyeteni veten, çfarë do të bënit po të ishte fëmija juaj? A nuk do tja shqyenit zemrën? Dhe nëse nuk jeni ngopur me makabritete, shumë të tjera do ndodhin nëse nuk e kuptojmë që s’mund të rrimë. Përdhunimit dhe abuzimit seksual të fëmijëve u duhet dhënë përgjigjja më e tmerrshme, kastrimi, njëlloj siç veprohet me kafshët. Se për fat të keq nuk e rikthejmë dot dënimin me vdekje në këtë vend të dërrmuar nga krimi seksual.

Vetëm shkatërrimi i burrërisë mbase mund ti ndalojë këta kafshë që të përdhunojnë fëmijë të tjerë.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

‘Të disiplinohen hyrjet në kufi’, apeli i epidemiologut: Një muaj pa humbje jete, a përfundoi pandemia?

‘Të disiplinohen hyrjet në kufi’, apeli i epidemiologut: Një muaj pa humbje jete, a përfundoi pandemia?

Publikuar më 24.07.2021
Erion Dasho Për të gjetur humbjen e fundit të jetë nga COVID...

Erion Dasho Për të gjetur humbjen e fundit të jetë nga COVID, duhet “udhëtuar” pas në kohë në 26 qershor. Madje dhe në katër javët që paraprinë 26 qershorin, numri i vdekjeve nga COVID ishte 9 të tilla, ku asnjë ditë nuk kishte patur më shumë se 1 humbje jete dhe ditë të tëra e […]

Lexo më shumë

Nënë Tereza: Shenjtorja dhe Kombi i Saj

Nënë Tereza: Shenjtorja dhe Kombi i Saj

Publikuar më 20.07.2021
Monografia “Nënë Tereza: Shenjtorja dhe Kombi i Saj” është s...

Monografia “Nënë Tereza: Shenjtorja dhe Kombi i Saj” është studimi më i fundit i Gëzim Alpion për figurën dhe personalitetin e humanistes së madhe shqiptare. Alpion është një ndër studiuesit dhe autorët më të shquar anglisht-shkrues të kohës sonë, që merret me sociologji dhe me historinë e zhvillimet shqiptare, dhe ndër autorët më të besueshëm […]

Lexo më shumë

Nishani denigron Bashën: E di shtetin “lodër” ku mund të argëtohet e partinë zyrë ku mund të punësohet

Nishani denigron Bashën: E di shtetin “lodër” ku mund të argëtohet e partinë zyrë ku mund të punësohet

Publikuar më 19.07.2021
Një ditë pas mbylljes së punimeve të Kuvendit Kombëtar të PD...

Një ditë pas mbylljes së punimeve të Kuvendit Kombëtar të PD-së, ish-presidenti Bujar Nishani ka vijuar sulmet ndaj kryetarit të PD-së, Lulzim Basha. Në një koment të gjatë të botuar në profilin e tij në “Facebook”, Nishani i ngarkon në shpinë Bashës të gjitha dështimet e opozitës në 8 vitet e shkuara dhe betejën e […]

Lexo më shumë

Rovena Voda- manuali perfekt i SPAK-ut për “cironka”

Rovena Voda- manuali perfekt i SPAK-ut për “cironka”

Publikuar më 15.07.2021
Arben Rrozhani Rovena Voda sapo kishte hapur një zyrë avokat...

Arben Rrozhani Rovena Voda sapo kishte hapur një zyrë avokatie për të siguruar mbijetesën për familjen ku burrë e grua ishin pa punë dhe të ardhurat e vetme ishin dy pensione mjerane. Por nuk do të ketë mundësi të shkojë, sepse sot Gjykata e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar la të pandryshuar masën e sigurisë […]

Lexo më shumë

Ish-rivali i Bashës: Hapja, bërja parti e parë dhe ardhja në pushtet e PD-së

Ish-rivali i Bashës: Hapja, bërja parti e parë dhe ardhja në pushtet e PD-së

Publikuar më 09.07.2021
Fatbardh Kadilli Hapja e Partisë Demokratike mbetet një refr...

Fatbardh Kadilli Hapja e Partisë Demokratike mbetet një refren i përsëritur aq shpesh, sa është bërë lodhës në ligjerimin e demokratëve dhe të atyre që flasin për PD. A është e mbyllur PD që duhet të hapet? Kush e mbyll dhe pse e mbyll? Fakti që kërkesa për hapje të PD është e vjetër dhe […]

Lexo më shumë

Mërgata dhe roli i shteteve shqiptare në Ballkan! Një histori që ka nevojë të ndryshojë

Mërgata dhe roli i shteteve shqiptare në Ballkan! Një histori që ka nevojë të ndryshojë

Publikuar më 05.07.2021
Silvana Begaj (Nuk themi asgjë të re kur flasim për diasporë...

Silvana Begaj (Nuk themi asgjë të re kur flasim për diasporën shqiptare nëpër botë. Nuk është qëllimi as i këtij shkrimi të rendisë faktet dhe rolin e diasporës shqiptare përgjatë historisë sonë të vjetër e të re kombëtare). Janë ndoshta raste të rralla në botën e qyteteruar ku për ngritjen ,formimin dhe ekzistencën e shteteve […]

Lexo më shumë

Një natë para fundit

Një natë para fundit

Publikuar më 27.06.2021
Elona Caslli Nesër do të filloj punë. Rroga nuk është e keqe...

Elona Caslli Nesër do të filloj punë. Rroga nuk është e keqe, plus që ai shoku im që punoi vjet atje, më tha se dalin edhe bakshishe dhe fundi i muajit është i mirë. 3 muaj nuk janë pak. Lekët që do marr nuk do i mbaj të gjitha për vete. Do jap edhe diçka  […]

Lexo më shumë

Ku e ka origjinën “kafshëria” që na ka pushtuar

Ku e ka origjinën “kafshëria” që na ka pushtuar

Publikuar më 26.06.2021
Nga Tanush Çaushi Sot lajmi kryesor është që Policia bëri na...

Nga Tanush Çaushi Sot lajmi kryesor është që Policia bëri namin me gjoba për makinat në aksin Fier-Vlorë. Fill pas aksidentit tragjik. Dhe kjo erdhi si kofini pas të vjelit. Nuk është hera e parë në këtë vend që pas çdo ngjarjeje tragjike bëhen aksione si paradat e modës për disa ditë dhe pastaj harrohen. […]

Lexo më shumë