×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Mbyllen 14 shkolla, infektohen mbi 250 nxënës e mësimdhënës

Për shkak të paraqitjes së rasteve pozitive me koronavirus, si në mesin e nxënësve ashtu edhe të mësimdhënësve, 14 shkolla në Kosovë janë mbyllur, kurse mësimi ka kaluar online.

Diellza Kukaj, zyrtare për informim në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, thotë se numri i nxënësve të infektuar me koronavirus është 130, ndërkaq i mësimdhënësve 148.

“Gjitha shkollat që tashmë janë mbyllur, kanë kaluar sipas planit C, pra mësimi po mbahet online. Ky është bilanci i të infektuarve që ne e kemi marrë ditën e premte (23 tetor) nga e gjithë Kosova, pra kemi 148 mësimdhënës dhe 130 nxënës të infektuar”, tha Kukaj për Radion Evropa e Lirë.

Ndryshe, Ministria e Arsimit ka paraparë që në këtë vit shkollor, mësimi të realizohet përmes tre skenarëve. Skenari A ka të bëjë me zhvillimin e mësimit në ambientet shkollore. Skenari B, apo mësimi i kombinuar përfshin rikthimin e pjesshëm të nxënësve në shkolla (prezencë e nxënësve në shkolla, e kombinuar dhe me mësimin në distancë) dhe skenari C është mësimi në distancë apo online.

Njëra nga nxënëset që për dy javë ka vijuar mësimin online është Renea Munishi. Ajo tregon se në klasën e saj, në shkollën e mesme “Don Bosko” në Prishtinë, një nxënës doli pozitiv me COVID-19, sëmundjen që e shkakton koronavirusi.

Pas kësaj, tregon Renea, mësimi u zhvendos online dhe e gjithë klasa u testua për koronavirus nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike.

“Ndonëse kemi dalë gjithë të tjerët negativë, ne për dy javë nuk kemi shkuar në shkollë, po mësimi ka vazhduar online. Gjatë kësaj jave kemi filluar mësimin në objekt. Ne jemi testuar nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike me teste (me metodën) PCR. Katër profesionistë kanë ardhur në shkollë dhe aty i kanë marrë mostrat e nxënësve. Nuk kemi qenë vetëm ne, ka pasur edhe nga klasë të tjera që janë testuar”, tregon ajo.

Në shkollën fillore “Faik Konica” në Prishtinë, mësimi po zhvillohet sipas skenarit B, apo mësimi i kombinuar, ku një grup nxënësish për një javë ndjekë mësimet nga banka shkollore dhe tjetri kyçet online nga shtëpia.

Ky skenar po aplikohet në këtë shkollë, pasi në muajin shtator, ajo u mbyll sepse katër arsimtarë dolën pozitivë me koronavirus.

Drejtoresha e kësaj shkolle, Jehona Oruqi tregon për Radion Evropa e Lirë se si po zhvillohet mësimi në këtë institucion arsimor.

“Shkolla jonë ka qenë dy javë me skenarin C, pra gjithë kemi qenë në mësim online, për arsye se kanë rezultuar katër mësimdhënës pozitivë. Tash po funksionojmë sipas skenarit B. Janë dy grupe brenda ditës, ku njëri kyçet online nga shtëpia direkt në klasë dhe grupi tjetër brenda klasës. Aktualisht e kemi një nxënëse të infektuar, por që ka qenë duke mbajtur mësim nga shtëpia. Kështu që gjithçka po funksionon aktualisht mirë sa i përket mësimit”, thotë Oruqi.

Kosova pikun e pandemisë e ka arritur në muajt korrik e gusht, derisa më pas numri i të infektuarve ka shkuar duke shënuar rënie. Por, në tre javët e fundit në Kosovë është vërejtur një rritje e lehtë e numrit të të infektuarve me koronavirus.

Në shtatë ditët e fundit, në Kosovë janë regjistruar 1,139 raste të reja me koronavirus dhe dhjetë viktima.

Megjithëkëtë, mikrobiologu Lul Raka tha se tash për tash nuk është diskutuar për mbyllje shkollash, dhe se mësimi do të vazhdojë të mbahet në objekte shkollore sipas planit që tashmë shkollat i kanë bërë. Por, ai shtoi se kjo varet nga situata epidemiologjike në ditët në vijim.

“Gjithçka varet nga situata epidemiologjike. Në Kosovë, ndonëse që nga mesi i muajit shtator janë hapur shkollat, numri i rasteve të të infektuarve me koronavirus tash për tash po del të jetë i menaxhueshëm. Ato shkolla ku ka pasur të infektuar kanë kaluar në planin C, dhe mësimi mbahet online”, thotë Raka.

Me planin e Qeverisë së Kosovës ka qenë e paraparë që mësimi të niste më 1 shtator, por data është shtyrë për dy javë me kërkesë të Sindikatës së Bashkuar për Arsim, Shkencë dhe Kulturë (SBASHK).

Kjo e fundit, atëbotë pati thënë se nuk janë siguruar kushtet e nevojshme për fëmijët, mësimdhënësit dhe prindërit.

Qeveria e Kosovës i ka mbyllur institucionet arsimore qysh në mes të marsit, kur edhe janë shfaqur rastet e para me koronavirus.

Pjesën e mbetur të vitit shkollor, nxënësit e kanë ndjekur online. REL 

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shifra të larta në Maqedoninë e Veriut/ 33 viktima dhe 946 raste të reja me COVID-19

Shifra të larta në Maqedoninë e Veriut/ 33 viktima dhe 946 raste të reja me COVID-19

Publikuar më 02.12.2020
Maqedonia e Veriut ka shënuar një numër të lartë viktimash n...

Maqedonia e Veriut ka shënuar një numër të lartë viktimash nga Covid-19, ku në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë 33 persona. Ministria e Shëndetësisë në Shkup informon se në 24 orët e fundit janë bërë 2.564 testime, ndërsa janë regjistruar 946 raste të reja me COVID-19. Shpërndarja gjeografike e rasteve të reja Në […]

Lexo më shumë

Bëri shëtitje me biçikletë me gruan, Kyreministri i Greqisë vihet në qendër të kritikave për shkelje të rregullave anti-COVID

Bëri shëtitje me biçikletë me gruan, Kyreministri i Greqisë vihet në qendër të kritikave për shkelje të rregullave anti-COVID

Publikuar më 02.12.2020
Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis është vënë në kritikë ...

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis është vënë në kritikë për shkeljen e qartë të rregullave të bllokimit të qeverisë së tij ndërsa rastet e koronavirusit rriten në të gjithë vendin. Të martën, fotografitë e Mitsotakis dhe gruas së tij Mareva u botuan në shtypin Grek dhe në mediat sociale, duke treguar çiftin me biçikletë në një […]

Lexo më shumë

Parlamenti i Malit të Zi nis debatin për kabinetin e ri

Parlamenti i Malit të Zi nis debatin për kabinetin e ri

Publikuar më 02.12.2020
Parlamenti i Malit të Zi ka nisur debatin për kabinetin e ma...

Parlamenti i Malit të Zi ka nisur debatin për kabinetin e mandatarit për kryeministër, Zdravko Krivokapiq, qeveria e parë në tri dekada që nuk do të drejtohet nga Partia Demokratike e Socialistëve, e presidentit Millo Gjukanoviq. Seanca në këtë temë, që ka nisur më 2 dhjetor, pritet të rezultojë me votim të qeverisë së re […]

Lexo më shumë

Rritje rekord të infektuarish në Greqi/ 2186 persona të prekur me COVID-19 dhe 89 të tjerë kanë humbur jetën

Rritje rekord të infektuarish në Greqi/ 2186 persona të prekur me COVID-19 dhe 89 të tjerë kanë humbur jetën

Publikuar më 02.12.2020
Rastet e reja të SARS-CoV-2 arritën mbi 2.000 të prekur të m...

Rastet e reja të SARS-CoV-2 arritën mbi 2.000 të prekur të martën, ndërsa intubimet u rritën përsëri, sipas një buletini ditor nga Organizata Kombëtare për Shëndetin Publik (EODY). Autoritetet shëndetësore njoftuan 2,186 infeksione të reja, të cilat ngritën numrin e përgjithshëm në 109,655. Nga këto raste të reja, 28 u raportuan në pikat hyrëse të […]

Lexo më shumë

Pas Greqisë, lëkundje tërmeti ndihen në Kosovë dhe në Maqedoninë e Veriut

Pas Greqisë, lëkundje tërmeti ndihen në Kosovë dhe në Maqedoninë e Veriut

Publikuar më 02.12.2020
Lëkundje tërmeti u regjistruan në Greqi ditën e sotme, ndërs...

Lëkundje tërmeti u regjistruan në Greqi ditën e sotme, ndërsa vetëm pas pak minutash lëkundje janë regjistruar edhe në Maqedoninë e Veriut. Mediat maqedonase raportojnë se tërmeti ishte 3.4 ballë dhe se është ndjerë më Shkup dhe disa qytetet të tjera të vendit. Ndërsa epiqendra ka qenë në Shkup. Gjithashtu bëhet e ditur se tërmeti […]

Lexo më shumë

Shifrat e fundit në Kosovë/ 14 persona kanë humbur jetën si pasojë e COVID-19!

Shifrat e fundit në Kosovë/ 14 persona kanë humbur jetën si pasojë e COVID-19!

Publikuar më 02.12.2020
Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë M...

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.340 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 555 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 14 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. […]

Lexo më shumë

Shifra të larta të rasteve të reja dhe të vdekjeve nga Covid-19/ Kosova mbyll shkollat më 18 dhjetor

Shifra të larta të rasteve të reja dhe të vdekjeve nga Covid-19/ Kosova mbyll shkollat më 18 dhjetor

Publikuar më 02.12.2020
Kosova ka vendosur të mbyllë shkollat nga 18 dhjetori, kjo p...

Kosova ka vendosur të mbyllë shkollat nga 18 dhjetori, kjo për shkak të shifrave të larta të rasteve të reja dhe viktimave që po raportohen çdo ditë nga koronavirusi. Mësohet se nxënësit do të rikthehen sërish në shkollë por më 18 janar të 2021. Kryeministri Avdullah Hoti ka njoftuar se shkollat fillore dhe mesme do […]

Lexo më shumë

Maqedonia e Veriut do të zgjasë për gjashtë muaj gjendjen e krizës

Maqedonia e Veriut do të zgjasë për gjashtë muaj gjendjen e krizës

Publikuar më 01.12.2020
Qeveria e Maqedonisë së Veriut i ka kërkuar Kuvendit vazhdim...

Qeveria e Maqedonisë së Veriut i ka kërkuar Kuvendit vazhdimin e gjendjes së krizës në këtë shtet edhe për gjashtë muaj, me qëllim të siç thuhet “përballjes sa më efikase me pandeminë dhe mbrojtjen e shëndetit të popullatës”. Qeveria vendimin e miratoi me kërkesë Komitetit Drejtues të Krizave, organ ky që po menaxhon me situatën […]

Lexo më shumë