Mbrojtësi i Shqipërisë prezantohet në Spanjë

Nënshkrimi dhe prezantimi i mbrojtësit të djathtë, Balliu është bërë publik nga klubi dhe nga vetë futbollisti përmes rrjeteve sociale. “Mirësevjen Ivan Balliu! Balliu luan në krahun e djathtë të mbrojtjes dhe vjen nga FC Metz. Ai nënshkroi një kontratë për 2 sezone + 1 tjetër opsional”, njofton klubi spanjoll.
Vamos @U_D_Almeria ! Gracias por la confianza! Ahora a por los objetivos! Thanks @Turki_alalshikh ! ⚪️🔴 pic.twitter.com/3qOkn1cnrK
— Ivan Balliu Campeny (@ivan_balliu) August 12, 2019
Ndërkohë 27-vjeçari Balliu, pas largimit nga Metz ishte përfolur edhe si një kandidat potencial për tu bashkuar me skuadrën e West Bromwich Albion që garon në Championship, liga e dytë e Anglisë, por një nga kampionatet më të fortë të Europës. Tashmë Ballliu do të ndeshet në La Liga 2 kundër dy futbollistëve të tjerë kuqezi, Rey Manaj dhe Keidi Bare. /Telesport/