Mbrohuni nga koronavirusi, ISHP jep rregullat e hyrjes në shtëpi (Foto)

Në këtë periudhë të vështirë në vendin tonë, ku koronavirusi po infekton çdo ditë e më shumë njerëz, ISHP jep disa këshilla të domosdoshme pët t’u mbrojtur nga ky virus vdekjeprurës.

Përmes 12 postimeve në faqen zyrtare “Facebook”, Institutit I Shëndetit Publik ju rendit disa nga rregullat kryesore që duhet të ndiqni kur hyn në shpëti apo kur del nga ajo.

Disa nga rregullt që duhet të kesh parasysh kur hyn në shtëpi:

-Kur ktheheni në shtëpi mos prekni asgjë

-Hiqni këpucët

-Dizinfektoni putrat e kafshës tuaj, nëse kishte dalë me ju

-Hiqni rrobat e sipërme dhe vendosini ata në koshin e rrobave të palara

-Vendosini çantën, portofolon dhë çelësat në një kuti

-Bëni dush. Nëse nuk keni mundësi, lani mirë pjesët e eksopzuara, kyçet, fytyrën, qafën.

-Lani syzet dhe telefonin

-Pastro sipërfaqet e gjërave që ke pasur me vete

-Hiqini me kujdes dorezat dhe hidhi në koshin e plehrave

Lista e gjërave që duhet të dini kur dilni nga shtëpia:

-Kur del, vish diçka më mëngë të gjata

-Mblidh flokët, mos përdor vëth, unazë apo bzylyk

-Vër maskën

-Mos përdor transport publik

-Nëse keni kafshë me vetë, mos I lini të fërkohen në tokë apo nëpër mure

-Përdor peceta për të izoluar gishtat ur prek diçka

-Nëse kollitesh apo teshtin, mos e bëj në ajër apo duar, por në bërrylin e mbledhur

-Kur paguan dezinfekto duart

-Laj duart sa herë prek gjëra

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/



Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet