
Prokuroria e Durrësit vijon hetimet për incidentin e ndodhur në sheshin e kontejnerëve, ku rezultoi i hapur një kontejner me banane ardhur nga Ekuadori, brenda të cilit mungonin disa arka me banane. Për këtë ngjarje janë arrestuar 20 persona, punonjës sigurie dhe përfaqësues të kompanisë “Ziko Sh.p.k”, por grupi i hetimit po punon për të zbuluar rolin. Të arrestuarit kanë mohuar të jenë të përfshirë në këtë incident, që prokuroria dyshon se ka të bëjë më trafikimin e kokainës, ndërsa përgjegjësit mund të zbulohen nëpërmjet kamerave të sigurisë që ndodhen të instaluara në portin e Durrësit.
Sipas prokurorisë, vendi ku ndodhej dhe ka qëndruar për tetë ditë kontejneri nuk kapej nga rrezja e kamerave, çka e bën edhe më të vështirë zbulimin e personave që kanë marrë 49 arkat me banane, brenda të cilave dyshohet se kishte kokainë. Agjenti i shitjeve, shtetasi Nazmi Algjata dhe agjenti tjetër i shitjeve të kësaj kompanie, Altin Muhametaj, kanë mohuar të kenë lidhje me hapjen e kontejnerit, duke deklaruar se gjithë porosia është bërë online.
“Gjithçka është bërë online, s’kemi pasur kontakt fizik me kontejnerin. Si mund të kemi hapur kontejnerin ne?! Nëse do ta kishim konstatuar ne kontejnerin të hapur, do ta kishim raportuar ne, sepse ne mbajmë përgjegjësi për ngarkesën. Nëse kemi porositur kaq tonë banane dhe në magazinë mbërrijnë më pak, si e justifikojmë ne?! S’kemi asnjë lidhje me këtë punë”, kanë deklaruar përfaqësues it e kompanisë “Ziko”.
Kontejneri ka mbërritur me datë 8 korrik në portin e Durrësit. Prokuroria ka sekuestruar kamerat e sigurisë dhe po i ekzaminojmë ato. Janë shumë orë filmime (të paktën 200 orë), të cilat duan kontrolluar me shumë kujdes.
Tetë ditë para se të kryheshin arrestimet, kontejneri me banane i ardhur nga Ekuadori për llogari të kompanisë së Trifon Muratajt, i cili jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka qëndruar në portin e Durrësit pa hyrë në skanerin portual. Shkak për këtë është bërë mosmbërritja e porositësit të frutit tropikal. Pas kësaj, punëtorët kanë shkuar për të kryer zhdoganimin e mallit, por rezultoi se kontejneri ishte hapur dhe se mungonin 49 arka me banane. Kontejnerët vulosen me plumb me numrin përkatës serial, por në këtë rast, kanë munguar elementet e sigurisë. Gjatë qëndrimit në pritje për të kaluar procedurën e zhdoganimit dhe për pasojë kalimin në skanerin e portit, është ndërhyrë në kontejner, duke tërhequr arkat me banane, të cilat dyshohet të jenë mbushur me kokainë nga Amerika Latine.
Në dosje thuhet se gjatë kontrollit është vënë re se kutitë mungonin në rreshtat e mesit ndërkohë që mbi to shkruhej “Jumbo Bana King”.
“Seksioni për hetimin e trafikut të paligjshëm dhe narkotikëve në drejtorinë vendore të policisë Durrës, më datë 16.07.2022 janë vënë në dijeni nga përfaqësues të Autoritetit Portual Durrës se gjatë kontrollit të kontejnerit me nr MSCU7328641, me targa AA675RD dhe trailer me targa AA R 109 ju ishin hequr plumbçet e sigurisë gjatë kohës që ai ishte në mbikëqyrje dhe kontroll në vendin ku ruhen kontejnerit me vend shërbimi nr. 44 dhe nr 44/1.
Më pas është hapur ky kontejner dhe është konstatuar se sipas dokumentacionit të dorëzuar në momentin e mbërritjes ishte i ngarkuar me 1200 kuti me mbishkrimin “Jumbo Bana King” të ndara në gjashtë rreshta. Gjatë kontrollit është konstatuar se rreshtat e mesit kishin mungesë dhe zhvendosje të disa kutive, ku mungonin 49 kuti me banane.”, thuhet në dosje.
Gjatë hetimeve janë marrë gjithashtu oraret kur janëë bërë kontrollet dhe punonjësit e sigurisë portuale që kanë qenë në turn në momentin kur dyshohet se janë marrë arkat me banane.
“Nga dokumentacioni i administruar rezulton se e deklaratën doganore nr.R 15038, date 15.7.2022 shoqëria “Zico” sh.a ka deklaruar banane të freskëta të papjekura në sasi 22 800kg. Nga këqyrja e grafikut të shërbimit të grupeve operative të Forcave të Sigurisë së Autoritetit Portual për datën 08.07.2022-16.07.2022 rezulton se në turnin me orar 19:00-07:00 për datën 08.07.2022 në vendin e shërbimit nr44 Terminali i kontejnerëve dhe nr.44/1 Patrullë tek Terminali i Kontejnerëve kanë qenë në shërbim të punonjësit FSAPD Kastriot Dicka dhe Armando Murataj. Më datë 09. 07.2022 kanë qenë në shërbim punonjësit e FSAPD.”, thuhet më tej në dosje.
Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/
Leave a Reply