×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Masakra në Gjilan/ Policja ishte konsultuar me psikolog për mbajtjen e armës, ishte në terapi

Përmes një deklarate për shtyp, Policia e Kosovës ka dhënë detaje të tjera rreth ngjarjes së ndodhur ditën e djeshme në Gjilan, ku policja Valdete Bllaca dyshohet të ketë qëlluar me armë zjarri 4 pjesëtarët e familjes dhe më pas veten.

Sipas Policisë,  Bllacës që prej 7 korrikut të vitit 2017, pas rekomandimit të psikologut i është marrë arma e shërbimit dhe është caktuar në punë të lehta.

Ashtu siç shihet edhe në njoftimin e mëposhtëm të dhënë nga Policia e Kosovës, ky vendim është rikonfirmuar edhe nga klinika që ka ndjekur nga afër shëndetin psikologjik të Valdete Bllacës, ku kjo e fundit është trajtuar në 14 seanca dëgjimore dhe këshilluese.

Ndërsa trajtimin e fundit mjekësor psikologjik zyrtarja e policisë mësohet ta ketë zhvilluar më 03.10.2019, në të cilin është rekomanduar lirimi nga mbartja e uniformës, përfshirë edhe ajo e armës, kjo për shkak të gjendjes së saj psikologjike. Po në këtë informacion të zgjeruar bëhet e ditur se Valdetes i ishte caktuar edhe një terapi përkatëse.

Për sa i përket armës, ata tregojnë se i mbahej në stacionin policor, ky zyrtarja shërbente dhe se po hetohet për formën se si ka mundur ta marrë atë nga aty.

Informacioni i plotë i dhënë nga Policia e Kosovës:

Lidhur me rastin e cilësuar ‘vrasje e rëndë’ dhe ‘vetëvrasje’ të ndodhur me datën 18.02.2020 në rrugën “Xhevat Ajvazi” në lagjen Bujanina të Gjilanit, ku dyshohet se ishte e përfshirë një zyrtare policore, ashtu siç është bërë e ditur në vendin e ngjarjes kanë dalë menjëherë të gjitha njësitet relevante nga Policia e Kosovës, prokurori kompetent, ekipet mjekësore, mjekësia ligjore si dhe Inspektorati Policor i Kosovës (IPK), për të kryer hetime intensive lidhur me rastin.

Ekipet e hetuesve të Policisë së Kosovës (PK) nga Drejtoria e Krimeve të Rënda të PK-së është kërkuar të jenë përgjegjëse për trajtimin e rastit në aspektin hetimor, në bashkëpunim dhe koordinim me Prokurorinë e Shtetit dhe zyrtarët e Inspektoratit Policor të Kosovës, të cilët në vazhdimësi kanë ndërmarrë veprime hetimore lidhur me këtë rast me pasoja tragjike, hetime këto të cilat janë ende duke vazhduar.

Zyrtarja policore V. B., e cila dyshohet se është përfshirë në rast, ka qenë duke punuar në Stacionin Policor të Gjilanit dhe që nga 07.07.2017 (pas rekomandimit të psikologut të Policisë së Kosovës i është marrë arma zyrtare dhe është caktuar në punë të lehta), ky vendim është rikonfirmuar më pas edhe nga klinika përkatëse pas kontrolleve shëndetësore psikologjike të mbajtura me 16.10.2019 për shkaqe shëndetësore, e njëjta ka qenë me detyra të lehtësuara kryesisht me punë administrative, ku bazuar në rekomandimet dhe procedurat e parapara të njëjtës i ishte marrë arma zyrtare.

Në kuadër të Policisë zyrtarja është trajtuar në 14 seanca të ndryshme dëgjimore dhe këshilluese nga viti 2016 deri në fund të vitit 2019, gjersa në klinikën e kontraktuar nga Policia ajo ka mbajtur 6 seanca, ku i është caktuar diagnoza përkatëse dhe i është caktuar terapia adekuate nga komisioni mjekësor përkatës.

Trajtimin e fundit mjekësor psikologjik në klinikë e ka mbajtur me datën 03.10.2019, në të cilin trajtim gjithashtu është rekomanduar lirimi nga bartja e uniformës, përfshirë edhe armën zyrtare për shkak të gjendjes së saj shëndetësore/psikologjike si dhe i është caktuar terapia përkatëse.

Arma e saj ka qenë duke u ruajtur në stacionin policor ku zyrtarja ka shërbyer. Mënyra si ajo ka ardhur deri tek arma është duke u hetuar nga Inspektorati Policor i Kosovës.

Si pjesë e procedurës hetimore është bërë këqyrja e vendit të ngjarjes me ç’rast janë marrë gjurmët dhe dëshmitë relevante për procedurë të ekzaminimit të mëtejmë, përfshirë edhe armën zyrtare e cila dyshohet se është përdorur në këtë rast. Gjithashtu trupat e viktimave janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për autopsi. Jemi në pritje të autopsisë.

Në vendin e ngjarjes janë kontaktuar dëshmitarë të mundshëm, ku disa nga ta janë intervistuar. Më pas janë kontaktuar edhe persona tjerë me të cilët Policia ka biseduar për njohuritë e tyre për këtë rast. Gjithsej janë kontaktuar 20 persona. Informacionet e marra nga këta persona janë pjesë e procedurës hetimore.

Në Gjilan janë duke vazhduar veprimet tjera hetimore, vazhdimi i ekzaminimit të vendit të ngjarjes, identifikimi i dëshmitarëve tjerë të mundshëm, identifikimi dhe tërheqja e video dëshmive si dhe dëshmive tjera të cilat mund të shërbejnë për zbardhjen në detaje të rastit.

Pas hetimeve preliminare nën dyshimin për ‘keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar’, Inspektorati Policor i Kosovës, me datën 18.02.2020 i ka rekomanduar Policisë së Kosovës, suspendimin e katër zyrtarëve policorë, komandantin e Stacionit Policor Gjilan, zëvendëskomandantin, shefin e operativës dhe një zyrtar të stafit civil.

Policia e Kosovës, bazuar në rekomandimin e IPK-së, po ashtu me datën 18.02.2020 ka bërë suspendimin e këtyre zyrtarëve policorë në kohëzgjatje prej (72) orëve, me qëllim të zhvillimit të hetimeve të pavarura. Policia e Kosovës së bashku me institucionet e drejtësisë dhe të IPK-së, është duke kryer hetime intensive, me qëllim të zbardhjes së rrethanave dhe motivit që kanë çuar deri te ky rast tragjik.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Pas 6 orësh intervistim, Hashim Thaçi del nga Gjykata Speciale

Pas 6 orësh intervistim, Hashim Thaçi del nga Gjykata Speciale

Publikuar më 13.07.2020
Presidenti Hashim Thaçi pas rreth 6 orësh ka dalur nga objek...

Presidenti Hashim Thaçi pas rreth 6 orësh ka dalur nga objekti i Dhomave të Specializuara ku është intervistuar nga prokurorët që kanë dorezuar aktakuzë ndaj tij. Prokurorët e Dhomave të Specializuara do të vazhdojnë edhe nesër me intervistimin e tij. “I jam përgjigjur pyetjeve që u kanë interesuar prokurorëve” ka thënë shkurt Thaçi para gazetarëve. […]

Lexo më shumë

Çfarë po ndodh/ Vuçiç njofton Rusinë për zhvillimet e fundit me Kosovën

Çfarë po ndodh/ Vuçiç njofton Rusinë për zhvillimet e fundit me Kosovën

Publikuar më 13.07.2020
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, njoftoi ambasadorin ...

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, njoftoi ambasadorin e Rusisë në Beograd, Aleksandar Botsan Harchenko, në lidhje me vazhdimin e dialogut midis Kosovës dhe Serbisë, bëri të ditur kabineti i Vuçiç. Siç transmeton Shërbimi i Ballkant i Radios Evropa e Lirë, Vuçiç e ka bërë këtë një ditë pas rifillimit të dialogut midis Vuçiç dhe kryeministrit […]

Lexo më shumë

Thaçi në Hagë, Kurti kërkon llogari: Presidenti mori karrigen me vete para Prokurorisë Speciale në Hagë

Thaçi në Hagë, Kurti kërkon llogari: Presidenti mori karrigen me vete para Prokurorisë Speciale në Hagë

Publikuar më 13.07.2020
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka dënuar vend...

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka dënuar vendimin e Presidentit, Hashim Thaçi për të mos thënë dorëheqjen para paraqitjes në Hagë, ku akuzohet nga Prokuroria Speciale për krime lufte. Këtë deklaratë, Kurti e bëri në një  video ku gjithashtu shprehur kritika ndaj qeverisë “Hoti” për menaxhimin që i ka bërë pandemisë. “Kosova sot është […]

Lexo më shumë

Njeriu që shkatërroi Sllobodan Millosheviç/ Kush është personi që do shpëtojë Hashim Thaçin nga dënimi në Hagë!

Njeriu që shkatërroi Sllobodan Millosheviç/ Kush është personi që do shpëtojë Hashim Thaçin nga dënimi në Hagë!

Publikuar më 12.07.2020
Shtëpia e tij e familjes ishte në Catford, Britania e Madhe ...

Shtëpia e tij e familjes ishte në Catford, Britania e Madhe dhe ndoqi Kolegjin St Dunstan, Catford, dhe më pas Keble College, Oxford. Ai u bë avokat në vitin 1971 dhe u emërua Këshilltar i Mbretëreshës në vitin 1990. Që nga viti 1984, ai ka qenë gjyqtar me kohë të pjesshme në Old Bailey. Geoffrey […]

Lexo më shumë

Thaçi niset në Hagë nga Rinasi, do merret në pyetje për akuzat! Ja kush është avokati i tij

Thaçi niset në Hagë nga Rinasi, do merret në pyetje për akuzat! Ja kush është avokati i tij

Publikuar më 12.07.2020
Presidenti Hashim Thaçi do të bëhet zyrtari i parë i lartë q...

Presidenti Hashim Thaçi do të bëhet zyrtari i parë i lartë që do të intervistohet nga një gjykatë për krime lufte. Thaçi do të niset nesër drejt Hagës, për t’u paraqitur para prokurorit të Speciales, lidhur me dyshimet për krime lufte. Ndryshe nga Ramush Haradinajt, që kishte refuzuar të merrej në pyetje duke qenë kryeministër […]

Lexo më shumë

Numri i rasteve pozitive mbetet i lartë në Maqedoninë e Veriut, ja sa persona humbën betejën me COVID-19 në 24 orë

Numri i rasteve pozitive mbetet i lartë në Maqedoninë e Veriut, ja sa persona humbën betejën me COVID-19 në 24 orë

Publikuar më 12.07.2020
Maqedonia e Veriut vijon të shënojnë një numër të lartë të t...

Maqedonia e Veriut vijon të shënojnë një numër të lartë të të infektuarve dhe viktimave. Përditësimi i fundit i të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë vendase bën të ditur se në 24 orët e fundit kanë rezultuar pozitivë me COVID-19, 136 persona. Kështu numri i përgjithshëm i të infektuarve llogaritet 8 111. Shpërndarja gjeografike sipas […]

Lexo më shumë

(Video) Pasi ofendoi shqiptarët, publikohet përgjimi ‘bombë’ ndaj Zoran Zaev: 6 milion euro ia vlejnë, po hyj unë në këtë punë

(Video) Pasi ofendoi shqiptarët, publikohet përgjimi ‘bombë’ ndaj Zoran Zaev: 6 milion euro ia vlejnë, po hyj unë në këtë punë

Publikuar më 12.07.2020
Një tjetër incizim është publikuar për ish-kryeministrin e M...

Një tjetër incizim është publikuar për ish-kryeministrin e Maqedonisë Veriore, Zoran Zaev, i cilësuar kësaj radhe si “bomba nukleare”. Në YouTube është shfaqur një regjistrim i ri audio në të cilin dëgjohet zëri i Zaev. Regjistrimi u shfaq në kanalin “Zoki Reketuesi”. Nga biseda mund të kuptohet qartë se Zoran Zaev hyn në skemën reketuese […]

Lexo më shumë

Kosova nuk do mbyllet/ Kryeministri: Nuk propozojmë “Gjendje të Jashtëzakonshme”, shtrëngojmë masat anti-COVID-19

Kosova nuk do mbyllet/ Kryeministri: Nuk propozojmë “Gjendje të Jashtëzakonshme”, shtrëngojmë masat anti-COVID-19

Publikuar më 12.07.2020
Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, pas takimit me Këshil...

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, pas takimit me Këshillin e Sigurisë ka thënë se do të ketë masa rigoroze gjatë ditëve në vijim “Sapo e kryem mbledhjen e Këshillit të Sigurisë së Kosovës ku ka një pajtueshmëri të përgjithshme për ndërmarrjen e msave shtese dhe zbatimin rigoroz të atyre masave”, ka thënë Hoti. Në konferencën […]

Lexo më shumë