
Korab Shaqiri ishte i ftuar mbrëmë në emisionin “Shiko Kush LUAN” në “Top Channel”.
Ditët e fundit në median online lajmi që mori dhen ishte “përplasja mes dy artistëve Adelina Ismajlit dhe Korab Shaqirit, teksa thuhej se ky i fundit e kishte “thumbuar”.
”Avv diva i thu vetes e nuk di këngën tënde ta këndosh live, marre. Mjer kush t’dëgjon ty moj vajzë”, ishin fjalët e Korabit në “Instastory”, mirëpo në sfidën “Ndaje ose pije” këngëtari zbuloi të vërtetën e këtyre thashethemeve.
Ai zbuloi se këto lajme që bënë bujë pak ditë më parë janë “fake”, dhe se ato fjalë nuk janë për këngëtaren Adelina Ismajli.
Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/
Leave a Reply