×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Mafia shqiptare ka ‘ngrënë’ Romën/ Reportazhi i ‘La Repubblica’: Si u kap Elsa Lila, fëmija-gjeni e këngës shqiptare

Veprimtaria e mafies shqiptare po tërheq vëmendjen e mediave europiane. Kjo jo vetëm për shtirjen e aktivitetit të tyre por edhe për brutalitetin që ushtrojnë. Gazeta e madhe italiane, L Repubblica, në një reportazh të gjatë, thekson se mafia shqiptare ka ‘ngrënë’ Romën. Mes të tjerash, aty përmendet edhe rasti i këngëtares Elsa Lila.

Shkrimi i gazetës “La Repubblica”

“Marsin që kaloi u shfaq edhe një këngëtare shqiptare, e cila i ka dhënë shërbimet e saj bandave që në mënyra të ndryshme kishin të bënin me krimin shqiptar. Ajo quhet Elsa Lila dhe më parë fytyra e saj me flokët e mbledhura bisht apo të lëshuara në një mane të gjatë, ishin përjetësuar teksa zbriste shkallët e Aristonit në Sanremo. Po, sepse ajo, fëmija gjeni e këngës shqiptare, ndodhi që në vitin 2003 të debutonte në festivalin e Sanremos dhe më pas të rikthehej në të njëjtën skenë katër vite më vonë. Elsa arrestohet pasi mbante ‘tarifën’ dhe mbi të gjitha kujdesej për kontabilitetin, për librat e llogarisë të një bande narkotikësh, ku shënohen pazaret e bëra me shitjen e kokainës, hashashit dhe marijuanës.

Elsa funksionon edhe si një ‘këshilltare’. “Si i bëhet që të kesh një mik brenda aparatit shtetëror?,” thotë ajo në telefon. “E di që nuk ke besim, por një lidhje në shtet është e dobishme… si në Shqipëri, sepse të shpëton, çfarëdo qeverie të jetë, duhet ta kesh një atje”. Përgjimi luan një rol të rëndësishëm dhe Elsa, megjithëse mendon se nuk po dëgjohet, është e vetëdijshme: “Nëse i hapin këto, bëjnë një burg të ri në Romë”. Por në fund, pikërisht celularët ‘hapen’ dhe Elsës dhe tetë bashkëpunëtorëve të tjerë i hapen dyert e një burgu. Jo të ‘ri’, por gjithsesi burg.

Ata kishin një shtëpi në Torrevecchia dhe një kuti në Acilia për të ruajtur drogën, makina në emër të të tjerëve dhe dy bare ku bënin takimet e tyre. Në krye të grupit ishin Fabrizio Capogna dhe Petrit bardhi, një peshë e rëndë. Titi, siç njihet në rrugët e kryeqytetit, në dokumentet e hetimit cilësohet si subjekti kryesor i botës së krimit shqiptar, i lidhur me Arben Zogun dhe Dorian Petokun. Në fund të fundit, Titi është një lavdi i vjetër. Ai ishte në kontakt me vëllezërit Bennato, protagonistë të sherrit ku mbeti i vrarë Diabolik”, shkruan gazeta.

Protagonistët

Në vitin 2015, dyert e burgut hapen për Arbenin, por edhe Elvis Demçe, që duhet ta pasojë atë, është pas hekurave, pasi akuzohet për vrasjen e Federico Di Meo, një 30 vjeçar i vrarë me armë zjarri në Velletri në 2013.  Elvis do të shpallet i pafajshëm në Apel, por fakti mbetet se ai nuk është gati për trashëgimi. Pra, i takon Dorian Petokut! Djali ka lindur në vitin 1988 në Shqipëri, në Lezhë, një qytet me 113 mijë banorë, ku komandon ata që radhazi ose së bashku, trafikojnë armë, njerëz dhe drogë, edhe falë lidhjeve me politikën. Kërcimi nga Lezha në Ponte Milvio të Romës, duket se nuk e mërzit Dorianin, i cili e mbush shpejt boshllëkun e lënë nga Arbeni, Mbreti i parë.

Në vitin 2018, në rrjetet sociale ai pëlqen të përjetësojë veten mes tufave të kartëmonedhave dhe armëve. Një vit më parë, hetimi “Grande Raccordo Criminale” dokumentoi se si ai bënte biznes me Fabrizio “Diabolik” Piscitelli dhe partnerin e tij Fabrizio Fabietti. Edhe nëse imazhi që fotografon respektin e fituar nga shqiptarët në bilancin kriminal të qytetit është ai i përjetësuar nga një drekë e 13 dhjetorit 2017, në restorantin “L’Oliveto” në Grottaferrata. Atë ditë, ulur rreth një tavoline, janë katër burra të rëndë. Është një i infiltruar, i cili e quan veten “Francezi” dhe veprat e të cilit rrëfehen në operacionin “Brazil loë cost” (kur familja Casamonica tentoi të sillte në Itali një avion të ngarkuar me kokainë të pastër që do t’i bënte milionerë). Pranë tij qëndron Salvatore Casamonica, i lindur në vitin 1976, një figurë e kalibrit të madh kriminal dhe kryetar i klanit që kontrollon Romën Lindore. Përpara tij ha dhe diskuton Fabrizio Piscitelli, ‘Diabolik’. Dhe pastaj është ai Dorian Petoku. Nuk është një drekë me miqtë. Casamonica, Piscitelli dhe shqiptarët në fakt po vulosin një ‘pakt mafioz’ që do të duhet t’i japë fund konfliktit midis familjeve Esposito dhe Spada dhe të lejojë që trafiku i drogës të lulëzojë në bregdetin e Lazios. Një ekuilibër i ri në të cilin shqiptarët fitojnë vend në tavolinë. Megjithatë, historia e Dorianit është e shkurtër. E arrestuan në vitin 2019 në Shqipëri. Dhe prandaj, më në fund radha për të mbretëruar i takon Elvis Demçes, i cili ndërkohë i ka zgjidhur problemet me drejtësinë.

Elvis, ‘Zoti’

Elvisi ka një pamje të ashpër. Ai rrezikoi të kalonte jetën në burg. Por, 36-vjeçari, sa ishte në vitin 2020, ishte i lirë dhe tashmë kishte në dorë gjithçka: urinë, karizmën, ligësinë, aftësitë logjistike dhe kontaktet e duhura. Ai del nga burgu më 19 prill 2020, në pandemi dhe izolim të plotë. Me një bindje të rrënjosur thellë: “Unë jam Zoti”. Ai e shkruan në rrjetet sociale, duke përdorur pseudonimet e tij, “Spartacus” ose “Perseo”, të cilave u lidh një kuptim i fortë simbolik. Në mungesë të tij, sheshet e trafikut të drogës u morën nga Ermal Arapaj, shqiptar si ai dhe drejtues i një organizate tjetër shumë ‘të respektuar’. Por tani që ai ka dalë nga burgu, pronari pretendon atë që ai e konsideron të tijën. “Isis është jashtë,” thotë Elvis, duke e krahasuar veten me kalifatin e zi dhe duke shpallur luftën. Tashmë, ai synon të rikuperojë “menjëherë qarkun e tij të marrëdhënieve kriminale për të rimarrë kontrollin dhe dominimin në pazaret e kryeqytetit dhe të krahinës (Velletri dhe Acilia)”, shkruajnë magjistratët.

“Edhe këtu kalldrëmet janë tanët”, thotë duke dhënë urdhra nga veranda e shtëpisë së tij, në Via Foglianese, një grup shtëpish jo shumë larg Prenestinës, në jug të Romës. Elvisi përpiqet të eliminojë rivalin e tij Arapaj duke e dorëzuar ‘nën kujdesin’ e një komandoje prej katër vrasësish pranë Lanuvios. Ai synon të vrasë dy magjistratë romakë që kishin vendosur ‘shkopinj nën rrota’. Dhe ai urdhëron të zbulohet se ku jetojnë policët që janë marrë me njerëzit e tij.

Në këtë periudhë Elvis ka kontakte me Kolumbinë, Marokun dhe Ekuadorin. Dhe ai është i armatosur deri në dhëmbë. Ai punon me ‘Ndrangheta’, bisedon me kupolën e ushtrisë marokene dhe me “trashëgimtarët e Pablos që janë ata të kartelit Medelin. “Ata që kontrollojnë guerilët në Amazon”, thotë ai. E megjithatë për Elvisin, paratë nuk janë gjithçka. Krimineli, për të, është një dimension ekzistencial, i vetmi që mund të imagjinohet.

“Gjithmonë do të më mungonte diçka sepse brenda jam një kriminel. Edhe me kostum 100 milionë dhe kravatë të shtrenjtë”, thotë ai.

Ai nuk konsumon ajër. Ai jeton në magjepsjen e një “miti” si Raffaele Cutolo, për të cilin regjistrohet  ditën kur ai vdiq: “Ky njeri i madh ka vdekur. Që në 1979 i burgosur”, shkruan ai duke kujtuar refuzimin e shefit të Camorra për të bashkëpunuar: “Ai u përgjigj se është mësuar mes hekurave të shohë familjen dhe kjo është në rregull.  Më jep më shumë dashuri të vdes mes hekurave dhe qelive me dinjitet sesa mes luksit dhe turpit”.

Me Elvisin, Roma është e përmbytur me tonelata kokainë dhe tym. Të cilat kthehen në para. Por, në fakt, pasuria nuk mjafton. Ai ka nevojë për gjak. Përpiqet më kot të vrasë Arapaj. Por nuk i japin kohë. Ai arrestohet. Dhe, disa muaj më vonë, Europol arrin të marrë në dorë një server të dedikuar të quajtur “Sky Etc”, i cili përmban bisedat e koduara të 170 kriminelëve të bindur se ata mund të flasin lirshëm. Ka edhe ato të Elvisit dhe të bindurve të tij. Janë fotot e viktimave të klanit, në shkurre me armën e drejtuar në kokë, në pritje për të marrë vendimin e fundit të Elvisit dhe për rrjedhojë fatin e tyre të jetës ose vdekjes./ GSH

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Vritet me thikë përpara shtëpisë në Itali, nëna e dy fëmijëve të mitur

Vritet me thikë përpara shtëpisë në Itali, nëna e dy fëmijëve të mitur

Publikuar më 26.05.2022
Brunilda Halla, 37 vjeçe, shqiptare, e martuar me një bashka...

Brunilda Halla, 37 vjeçe, shqiptare, e martuar me një bashkatdhetar dhe nënë e dy fëmijëve, ishte viktimë e goditjes me thikë të ndodhur dje në Vittoria. Gruaja u qëllua me thikë para shtëpisë së saj dhe me forcat e fundit arriti të futet deri brenda shtëpisë. Kur ndihma mbërriti, ajo pothuajse kishte dhënë shpirt. Në […]

Lexo më shumë

Merr flakë në ecje autobusi në autostradën Fier-Vlorë

Merr flakë në ecje autobusi në autostradën Fier-Vlorë

Publikuar më 26.05.2022
Një autobus ka marrë flakë në ecje autostradën Fier-Vlorë. M...

Një autobus ka marrë flakë në ecje autostradën Fier-Vlorë. Mësohet se autobusi merrte punëtorët nga Cakrani dhe ka marrë flakë në Novoselë. Sipas dëshmive të pasagjerëve, u dëgjuan shperthime. Ata janë detyruar të zbresin, fatmirësisht në kohë, pasi nuk ka të lënduar. Autobusi është mjet privat i një fasonerie.

Lexo më shumë

Roma feston gjithë natën për fitoren, Roterdami përfshihet nga dhuna e holandezëve të zhgënjyer

Roma feston gjithë natën për fitoren, Roterdami përfshihet nga dhuna e holandezëve të zhgënjyer

Publikuar më 26.05.2022
Ndeshja e Conference League në Tiranë la pa gjumë Romën dhe ...

Ndeshja e Conference League në Tiranë la pa gjumë Romën dhe Roterdamin. Pas fitores, në Romë, tifozët pritën deri në 5 të mëngjesit që të mbërrinte ekipi dhe të festonin me ta ndërsa tifozët holandezë ishin të revoltuar dhe shkaktuan trazira në Roterdam. Policia ndërhyri menjëherë dhe janë arrestuar 72 persona.  Ndeshja doli me rezultatin […]

Lexo më shumë

Nga ‘I nderuari Edi Rama”, tek ‘Edi’, analiza e REL: Si u ngroh raporti Rama-Vuçiç

Nga ‘I nderuari Edi Rama”, tek ‘Edi’, analiza e REL: Si u ngroh raporti Rama-Vuçiç

Publikuar më 26.05.2022
Dikur ka qenë “i nderuari Edi Rama”, sot është “Edi” – kësht...

Dikur ka qenë “i nderuari Edi Rama”, sot është “Edi” – kështu janë zhvilluar ndër vite marrëdhëniet ndërmjet presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, dhe kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama. Prej përplasjeve që patën gjatë takimit të parë zyrtar në Beograd, në vitin 2014, për shkak të statusit të Kosovës, është arritur deri aty që Vuçiç, […]

Lexo më shumë

Rrëfimi i Françesko Tottit: Nuk është hera e parë në Tiranë, kam qenë kalimthi, jo si turist

Rrëfimi i Françesko Tottit: Nuk është hera e parë në Tiranë, kam qenë kalimthi, jo si turist

Publikuar më 25.05.2022
Ish-kapiteni i Romës, Francesco Totti, ka dhënë sot një inte...

Ish-kapiteni i Romës, Francesco Totti, ka dhënë sot një intervistë ekskluzive me gazetarin e sportit, Endi Tufa. Francesco si ju duket kjo finale këtu në Tiranë? E shoh shumë të bukur këtë finale, gjithmonë është e bukur kjo ndeshej pasi vjen pas shumë ndeshjeve të luajtura në sezon dhe të mbërrish deri këtu do të […]

Lexo më shumë

Kronologjia e zymtë e sulmeve masive në Shtetet e Bashkuara, pas masakrës në Teksas

Kronologjia e zymtë e sulmeve masive në Shtetet e Bashkuara, pas masakrës në Teksas

Publikuar më 25.05.2022
Sulmi i së martës në një shkollë në Teksas që la pas vetes 1...

Sulmi i së martës në një shkollë në Teksas që la pas vetes 19 nxënës të vrarë, është i fundit në një varg sulmesh masive në Shtetet e Bashkuara. Disa nga viktimat e sulmit në Teksas Më poshtë është një përmbledhje e sulmeve masive në vitet e fundit, kryer nga agjencia Reuters. BUFFALO, 14 maj […]

Lexo më shumë

Dreka zyrtare para finales së Conference League, FSHF mbledh drejtuesit e UEFA-s dhe legjendat e futbollit europian

Dreka zyrtare para finales së Conference League, FSHF mbledh drejtuesit e UEFA-s dhe legjendat e futbollit europian

Publikuar më 25.05.2022
Federata Shqiptare e Futbollit ka organizuar sot një drekë m...

Federata Shqiptare e Futbollit ka organizuar sot një drekë me miqtë e ardhur me rastin e finales së Conference League, duke filluar që nga Presidenti i UEFA-s, Alexander Ceferin, zyrtarë të lartë të qeverisë së futbollit europian, presidentë federatash, drejtues dhe legjenda të klubeve finaliste, Roma dhe Feynoord. Në këtë drekë ishte i pranishëm edhe […]

Lexo më shumë

Biden bën thirrje për kontroll të armëve pas 21 viktimave në Teksas

Biden bën thirrje për kontroll të armëve pas 21 viktimave në Teksas

Publikuar më 25.05.2022
Nëntëmbëdhjetë fëmijë dhe dy të rritur kanë vdekur nga të sh...

Nëntëmbëdhjetë fëmijë dhe dy të rritur kanë vdekur nga të shtënat në një shkollë fillore në jug të Teksasit, teksa presidenti amerikan, Joe Biden, ka bërë thirrje për kontroll të armëve. Sulmi u krye në shkollën fillore Robb, në qytetin Uvalde, rreth 135 kilometra në perëndim të San Antonios. Qyteti me 16,000 banorë ndodhet rreth […]

Lexo më shumë