
Arben Rrozhani
Vlonjatët tregojnë një anektodë aspak patriotike me Selam Musain, duke e lidhur edhe me steriotipin që duhet të ketë një dhëndërr në ato anë për t’u martuar: të marrë diçka nga shtëpia e nuses si dëshmi se është i zoti të mbajë shtëpinë.
I thanë Selamit që të luftonin me italianët në vitin 1920, por ai i kundërshtoi se me ta bënin tregti.
-Po hajde, ore, se do të bëjmë plaçkë-e yshtën Selamin që ndërroi mendje prej “plaçkës”:
-Më marr dhe Velidenë (gruan)?
101 vite pasi Selami hodhi gunën mbi tela dhe italianët u hodhën në det, kjo situatë në PD-në e Berishës, në një gazmore jopolitike, mund të përsëritet kështu.
Ish-kryetari&kryeministri thërret ata të vetët dhe i urdhëron që më 8 janar të sulmojnë selinë e partisë për ta çliruar nga Lulzimi&Gazmenti, qoftë edhe me forcë.
-Po jo doktor se do të marremi vesh me fjalë. Pastaj ai i ka blinduar dyert dhe mund të vriten njerëz, dhe ata janë demokratë si ne.
-Do të bëjmë plaçkë-i yshti doktori, duke i kujtuar se SHQUP-i është alamet vendi për ndërtime, si gjithë ai brez përgjatë Lanës është mbushur apo duhet bërë me kulla të reja, si ajo pas ish-hotelit “Dajti”, ndërtesës së braktisur të një banke të nivelit të dytë etj.
Dhe lufta për plaçkën nisi e mbaroi më 8 janar, por Lulzimi&Gazmenti nuk u hodhën dot në Lanë, falë ndihmës së Policisë së Shtetit.
Imagjinoni Berishën sot që të lërë në duart e Lulit atë truall në bash të vendit, se partinë, stemën dhe flamurin ia bën hallall dhe ato mund t’i ngrejë dhe strehojë ku të dojë.
“Qëllimi justifikon mjetin”, ndaj të dyja kampet, si ata brenda dhe ata jashtë, duan të rrëmbejnë këtë pronë publike për përfitime personale. I firmosur nga Berisha, bashkë me dhjetra kontrata dhe koncesione, në ditët e fundit përpara largimit nga selia e qeverisë, projekti i kullave në vend të godinës së SHQUP-it, është dhe do të jetë kalë beteje mes dy klaneve në PD. Nuk ka asgjë parimore. Thjesht biznes. Një tjetër llokmë për partitë tona që janë ngrihen dhe funksionojnë vetëm për të qenë ndërrmarrje fitimprurëse për kryetarin dhe njerëzit rrotull tij. Berisha dhe Basha nuk kanë luftuar dhe nuk do të luftojnë asnjë minutë për ata që u përleshën pak ditë më parë, apo për popullin që shikon i tromaksur. Ata janë në betejë për jetë a vdekje vetëm për plaçkën dhe do të bëjnë paqe vetëm nëse arrijnë ta ndajnë si duan.
Projekti i kullave te selia e PD-së
Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/
Leave a Reply