×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Lirohet Xhuliana, u arrestua për “përhapje paniku”. Flet babai i 25-vjeçares

Xhentila Gjoshi

Xhuliana Aliaj është lënë në masën e sigurisë “detyrim paraqitje” nga Gjykata e Durrësit, pas arrestimit nga Policia për përhapje paniku. Në kërkesën për caktim masë sigurimi, prokurori është shprehur se akuza që rëndon ndaj 25-vjeçares është ajo e “Përhapjes së panikut”, e cila shpërndau në profilin e saj në Facebook një lajm të gazetës së Vatikanit “Aveniro” dhe bëri një status, në të cilin shprehej se njerëzit pranë depozitave të gazit në Porto Romano duhet të evakuoheshin. Nga ana tjetër, avokati mbrojtës kërkoi nga gjykata lirimin e Xhulianës dhe arrestimi i saj të konsiderohej i paligjshëm.

Kërkesa

Prokurori i çështjes Ardit Kullori kërkoi që ndaj 25-vjeçares të vendosej masa e sigurisë “detyrim paraqitje”, ndërsa e justifikoi atë në seancë. Prokurori tha se “duhet kuptuar ankthi i Xhulianës dhe se nuk ka patur si qëllim përhapjen e panikut, por e ka bërë statusin në nxitim e sipër”. Po ashtu, ai tha se duhej marrë parasysh arsimi dhe fakti që ishte banore e prekur nga lëkundjet, por shtoi se kishte nevojë të vijonte verifikimin dhe për këtë kërkoi masën e sigurisë. Nga ana tjetër avokati i të resë kërkoi lirimin e saj nga çdo masë sigurie, ndërsa fajësoi policinë për panikun. “Paniku është përhapur pas arrestimit. Kush është lidhja shkak-pasojë? Është kujdesur për komunitetin. Vepër penale do të ishte gjithashtu nëse Xhuljana do ta kishte këtë informacion dhe nuk do të njoftonte”, është shprehur avokati Stefan Topalli.

Familja

Ndërkohë, në seancë ishin të pranishëm familjarët e 25-vjeçares Xhuliana Aliaj, po ashtu edhe pjesëtarë të famullisë së Kishës Katolike në të cilën ajo ishte pjesë, anëtarë të shoqërisë civile dhe përfaqësues të opozitës. Babai i saj, Fatmir Aliaj është shprehur pas seancës se e konsideronte të rëndë dhe veprim kriminal arrestimin e të bijës nga policia. Ai tha se ajo ishte arrestuar pa asnjë fakt pa asnjë bazë. “Tërmet ka qenë ky për mua”, është shprehur ai. Ndërsa më tej, tregoi se Xhuliana e ka përjetuar shumë keq arrestimin e saj, pasi nuk kishte asnjë qëllim me atë status. Ai u ankua se e bija ishte arrestuar me 5 furgona policie. Ndërsa famulltari i Kishës së Shën Domenikut të Kishës Katolike, Durrës të cilën Xhuliana e frekuenton tha se ajo nuk ka vepruar me dashakeqësi. “Qëllimi që të bëjmë diçka dhe të mos rrimë pasiv”, tha ai.

Në përfundim, gjyqtari Paulin Çera pasi dëgjoi palët, vendosi të konsiderojë të ligjshëm arrestimin dhe nga ana tjetër të lërë të lirë 25-vejçaren e cila ka mbaruar studimet në ekonomi me masë “detyrim paraqitjeje”.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Durrës/ Plagoset me thikë 60-vjeçari, detajet e para

Durrës/ Plagoset me thikë 60-vjeçari, detajet e para

Publikuar më 23.09.2020
Një 60-vjeçar është plagosur me thikë këtë të mërkurë në Dur...

Një 60-vjeçar është plagosur me thikë këtë të mërkurë në Durrës. Sipas policisë rreth orës 17:10 është marrë njoftimi nga Urgjenca e Spitalit Rajonal Durrës se ka shkuar i dëmtuar me mjet prerës shtetasi me inicialet L.B., banues në Durrës. I plagosuri aktualisht ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po vijon hetimet për zbardhjen […]

Lexo më shumë

Vrasja e Lirie Xhepës/ Djali i viktimës kërcënon xhaxhain në gjyq: E dua ta nxirrni jashtë

Vrasja e Lirie Xhepës/ Djali i viktimës kërcënon xhaxhain në gjyq: E dua ta nxirrni jashtë

Publikuar më 23.09.2020
Në Gjykatën penale të Tiranës u zhvillua sot gjyqi për vrasj...

Në Gjykatën penale të Tiranës u zhvillua sot gjyqi për vrasjen e Lirie Xhepës. Përpara trupit gjykues dëshmoi djali i viktimës Marjus Xhepa. Ai ka lëshuar akuza të forta madje nuk ka nguruar që të kërcënojnë xhaxhain e tij. “Kisha 7 vite që s’i flisja, problemet nisën që kur vdiq babi, ai ishte zënë me […]

Lexo më shumë

Tiranë/ Gjashtë të arrestuar në pak orë, ja për çfarë akuzohen

Tiranë/ Gjashtë të arrestuar në pak orë, ja për çfarë akuzohen

Publikuar më 23.09.2020
Në pak orë, gjashtë persona janë arrestuar nga Policia e Tir...

Në pak orë, gjashtë persona janë arrestuar nga Policia e Tiranës për vepra të ndryshme penale, një nga të cilët ishte shpallur në kërkim. Uniformat blu bëjnë me dije se një prej të arrestuarve është shtetasi me inicialet A. M., 18 vjeç, i cili u kap në rrugën “Sulejman Delvina”, nga shërbimet e Komisariatit Nr. […]

Lexo më shumë

Nis procesi ndaj Izet Haxhisë, kush janë dëshmitarët që thërret Prokuroria

Nis procesi ndaj Izet Haxhisë, kush janë dëshmitarët që thërret Prokuroria

Publikuar më 23.09.2020
Gjyqi për ish-truprojën e Sali Berishës, Izet Haxhia raporto...

Gjyqi për ish-truprojën e Sali Berishës, Izet Haxhia raporton zhvillime të reja. Teksa po ndiqet në Gjykatën Penale të Tiranës, mësohet se Prokuroria ka kërkuar thirrjen e 10 dëshmitarëve, për të zbuluar detaje të reja me vrasjen e Aazem Hajdarit. Bëhet me dije se në mesin e 10 dëshmitarëve është ish-kryeministri Sali Berisha, Ylli Rakipi […]

Lexo më shumë

Dhunoi të moshuarën në Gjirokastër, kapet pas pesë ditësh autori

Dhunoi të moshuarën në Gjirokastër, kapet pas pesë ditësh autori

Publikuar më 23.09.2020
Është vënë në pranga ditën e sotme autori i dyshuar i ngjarj...

Është vënë në pranga ditën e sotme autori i dyshuar i ngjarjes së ndodhur në fshatin Palokastër, Gjirokastër, ku u dhunua në banesën e saj shtetasja Pina Qamo. Ngjarja e rëndë ndodhi në datën 18 shtator. Gruaja tregoi se ka qenë ora 11:00 e natës kur në shtëpi iu fut dikush, që nuk e njihte, […]

Lexo më shumë

Kapet në flagrancë me pistolet 14-vjeçari (Detaje)

Kapet në flagrancë me pistolet 14-vjeçari (Detaje)

Publikuar më 23.09.2020
Një 14 vjeçar është arrestuar nga policia e Durrësit për “Ar...

Një 14 vjeçar është arrestuar nga policia e Durrësit për “Armëmbajtje pa leje”. I mituri me iniciale A. V., 14 vjeç, banues në Sallmone të Shijakut u arrestua në flagrancë në afërsi të stacionit të trenit në Sukth. Pas kontrollit fizik, në çantën e dorës i kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale […]

Lexo më shumë

OFL i nis letër mikut të Emiljano Shullazit, ja cilat janë kërkesat për “Ben Çamin”

OFL i nis letër mikut të Emiljano Shullazit, ja cilat janë kërkesat për “Ben Çamin”

Publikuar më 23.09.2020
Operacioni Forca e Ligjit i ka dërguar letër për deklarimin ...

Operacioni Forca e Ligjit i ka dërguar letër për deklarimin e pasurisë shtetasit Lutfi Enver Shabanit. Shabani njihet në Durrës si “Ben Çami” , ndërsa në vitin 2016 është arrestuar duke trafikuar 570 kg lënde narkotike. Ai njihet edhe si Artan Shabani, ndërsa rezulton i dënuar dy herë nga Gjykata e Krimeve të Rënda. Shabani […]

Lexo më shumë

Rrahën dhe bënë për spital një person, arrestohen pas një muaji 3 të rinjtë

Rrahën dhe bënë për spital një person, arrestohen pas një muaji 3 të rinjtë

Publikuar më 23.09.2020
Tre persona kanë rënë ën prangat e policisë pasi ishin shpal...

Tre persona kanë rënë ën prangat e policisë pasi ishin shpallur në kërkim për plagosje të rëndë me dashje. Sipas uniformave blu, të arrestuarit kanë plagosur pas një konflikti të çastit me sende të forta shtetasin K. H., më 9 gusht 2020, i cili ndodhet ende nën kujdesin e mjekëve në Spitalin e Traumës. Tiranë […]

Lexo më shumë