
“Parku i Butrintit do të vijojë të jetë pronë shtetërore”. Kështu u shpreh ministrja e Kulturës Elva Margariti, teksa është thirrur sot në një seancë dëgjimore në Komisionin e Ekonomisë për ligjin e menaxhimit të Butrintit.
Ministrja tha se kjo ka qenë një pyetje që është bërë shpesh së fundmi, ndërsa sqaroi se Butrinti do të vijojë të jetë pronë e shtetit. Sipas saj, ministria e Kulturës dhe fondacioni shqiptaro-amerikan janë bashkarisht në këtë marrëveshje.
“Ka pasur shumë pyetje nëse Butrinti do të vazhdojë të jetë pronë e shtetit. Patjetër që do të jetë pronë e shtetit. Ai do të menaxhohet nga një fondacion i posaçëm. Gjatë dekadës së fundit ky partner strategjik ka kryer një sërë investimesh. Nuk është fondacion i huaj, por shqiptar. Dhe kjo ka qenë një nga kërkesat për informacion. Ministria dhe fondacioni shqiptaro-amerikan janë bashkarisht.
Kjo formë menaxhimi i përgjigjet ligjit për trashëgimitë. Plani i ri është i mbështetur edhe në planet e mëparshme dhe është misioni ynë për të vazhduar me vizionin 2030.
Do t’i mbetet shtetit shqiptar. Ministria nëse shikon që nuk arrihen objektivat ka tagrin ta ndërpresë marrëveshjen. Marrëveshja është 10-vjeçare”, u shpreh ai.
Ligji për menaxhimin e Butrintit ka përplasur opozitën dhe maxhorancën. Opozita ka akuzuar se Butrinti po jepet me koncesion, ndërsa qeveria ka theksuar se menaxhimi i parkut nuk do të jetë një formë konçensioni, pasi shteti shqiptar është palë në këtë menaxhim.
Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/
Leave a Reply