×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Ata nuk e duan votën e dy milionë emigrantëve sepse nuk e blejnë dot me para!

Letër publike ambasadores Amerikane, zonjës Yuri Kim.

Silvana Begaj

Historia na mëson se gjithë ndryshimet politike kanë pasur përherë këta dy faktorë: emigrantët dhe një elitë të vogël, e lindur apo intelektuale, brenda vendit (Albania, 15 shtator 1901). Faik Konica Zonja ambasadore ke lexuar për Kamynë? ‘I huaji’ i Kamys ka qenë dhe ngelet një prej librave të preferuar të mitë. A e dini pse? Sepse unë jam e huaj! Nuk jam vetëm unë, janë dhe dy milionë shqiptarë të huaj.

Të huaj në Shqipëri dhe të huaj jashtë saj. Cdo gjë që ka lidhje me atë vend më përket, më intereson, më dhemb e më gëzon. Por unë bashkë me 2 milionë shqiptarë nuk kemi një zë që të na dëgjohet. Prandaj jemi dhe harruar nga vendi ynë, nuk kemi të drejtën e zgjedhjes, ne nuk kemi të drejtën e votës. Unë dhe 2 milionë shqiptarë, pra 48 për qind e elektoratit jetojmë zyrtarisht jashtë territorit të Shqipërisë. Unë dhe ata 2 milionë shqiptarë na bashkon e njëjta atdhedashuri e shprehur aq bukur nga Noli.

“Në të gjitha gjuhët mund të flas, por kur më dhemb shpirti Vetëm shqip bërtas”. Kosova si një shtet u ri iu lejon shtetasve këtë të drejtë, madje kjo solli dhe fitoren e Albin Kurtit ku votat më të mëdha në numër ishin nga diaspora. Edhe shqiptarët e Maqedonisë kanë këtë të drejtë. Në Rumani rotacioni politik erdhi pikërisht nga emigrantët. Edhe Afganistani dhe Iraku e garantojnë votën jashtë territorit të tyre.

Zonja amabsadore, edhe Italia fqinje iu ka dhënë emigrantëve të saj të kenë përfaqësues, deputetë, edhe për ata italianë të cilët janë larguar 500 vite më parë ashtu si arbëreshët tanë në Itali. Unë e di se në procesin gjyqësor të deles, ujku nuk duhet të jetë në juri, por në atë juri kemi. Zonja ambasadore, më tregoni që nëse një femër ulet në karrige të pushtetshme ka fuqi të bëj ndryshime shumë më të mëdha se një burrë. Partitë tona nuk e duan këtë gjë pasi nuk kanë si ta na blejnë me 50 euro ose me një thes miell.

Nuk janë budallenj jo! Zonja Kim, unë ju ftoj të bëheni pjesë e zgjidhjes dhe jo pjesë e problemit. 2 milionë emigrantë mund të sjellin një forcë vullkanike që ta bëj Shqipërinë si Europa. Ne duam përfaqësuesit tanë. Nuk duam të ngelemi si poçari shqiptar në detin Marmara i Dritëro Agollit.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shkëlqimi dhe rënia e një ëndërrimtari

Shkëlqimi dhe rënia e një ëndërrimtari

Publikuar më 07.07.2020
Silvana Begaj Kam frikë t’i tregoj ëndrrat e mia. Mi marrin,...

Silvana Begaj Kam frikë t’i tregoj ëndrrat e mia. Mi marrin, mi tjetërsojnë dhe më çojnë në bankën e të akuzuarve. Kam frikë mos flas në gjumë dhe më dëgjojnë. Ëndrrat janë e vetmja gjë që kam. Për gabimet e shumta të shtetit të ëndrrave duhen fajtorë. Nuk dua të fajësohem une vetëm sepse ëndërroj […]

Lexo më shumë

Ditar nga Epoka Covidiane

Ditar nga Epoka Covidiane

Publikuar më 07.07.2020
Nga Gentian Stroni Janar 2020, i gjithë rruzulli u ndesh me ...

Nga Gentian Stroni Janar 2020, i gjithë rruzulli u ndesh me lajmet që vinin nga Kina në lidhje me atë që do bëhej shumë shpejt një nga problemet por së pari shëndetsore të gjithë popullatës botërore nëpërmjet Pandemisë covidiane. Megjithatë lajmi në Europë dukej i largët sikurse edhe largësia prej Lindjes së largët. Rastet e […]

Lexo më shumë

Zgjedhjet pa studentë japin struktura drejtuese pa legjitimitet

Zgjedhjet pa studentë japin struktura drejtuese pa legjitimitet

Publikuar më 07.07.2020
Julian Nura Tentativa për kapjen e plotë të institucioneve n...

Julian Nura Tentativa për kapjen e plotë të institucioneve në vend nuk ka lënë të qeta as institucionet e Arsimit të Lartë. Pas anulimit të zgjedhjeve për strukturat drejtuese të universiteteve të shpallura më parë nga Ministria e Arsimit, Rinisë dhe Sportit për t’u mbajtur në datën 12 qershor kur pandemia mbante të izoluar e […]

Lexo më shumë

Kosova dhe Rama!

Kosova dhe Rama!

Publikuar më 06.07.2020
Alban Daci Jemi një popull, që kemi ditur të luftojmë si ask...

Alban Daci Jemi një popull, që kemi ditur të luftojmë si askush për Atdhe, të vdesim për Atdhe, por nuk kemi ditur kurrë të negociojmë për pushtet dhe për marrëveshje ndërkombëtare. Të gjithë ish republikat jugosllave, disa edhe me shumicë sllave, sot janë të pavarura e formalisht kanë edhe marrëdhënie diplomatike me Serbinë. Kosova, territori […]

Lexo më shumë

Demokracia, deputetët dhe Kushtetuta!

Demokracia, deputetët dhe Kushtetuta!

Publikuar më 04.07.2020
Alban Daci Demokracia nuk është mekanizmi që njihet dhe krij...

Alban Daci Demokracia nuk është mekanizmi që njihet dhe krijohet vetëm për të krijuar pushtet dhe institucione, por edhe per t’i rregulluar dhe ekuilibruar ato. Baza e demokracisë fillon që tek zgjedhjet parlamentare (kjo në rastin e republikave parlamentare). Nëse zgjedhjet manipulohen dhe dhunohen, rezultati i përbërjes së parlamentit është për pasojë antidemokratik dhe respektimi […]

Lexo më shumë

Politika shqiptare është një klasë e madhe me ngelsa!

Politika shqiptare është një klasë e madhe me ngelsa!

Publikuar më 03.07.2020
Alban Daci E kuptoni se ka 30 vjet që persona që nga hiçi, p...

Alban Daci E kuptoni se ka 30 vjet që persona që nga hiçi, prej hiçit po shkojnë drejtë gjithçkaje pa pasur asnjë merite sociale apo intelektuale. Këta hiça që sot posedojnë gjithçka janë pasuruar dhe janë kthyer elitë sociale përmes angazhimit politik duke abuzuar me detyrën dhe me përfaqësimin që ju kanë besuar qytetarët përmes […]

Lexo më shumë

Winston Churchill i Ballkanit?

Winston Churchill i Ballkanit?

Publikuar më 03.07.2020
Hashim Thaçi i përket karizmës së politikës evropiane. Disa ...

Hashim Thaçi i përket karizmës së politikës evropiane. Disa njerëz e lavdërojnë atë me fjalë të mëdha. Të tjerët dëshirojnë ta shohin prapa grilave si një kriminel lufte. Rruga e tij shpie përmes Cyrihut deri te majat e shtetit të ri të Kosovës. Kush është Presidenti  kontravers kosovar? Hashim Thaçi, presidenti i Kosovës, banor i […]

Lexo më shumë

Skandali “Rama”, mësimi online nuk klasifikohet

Skandali “Rama”, mësimi online nuk klasifikohet

Publikuar më 03.07.2020
Nga: Mirela Karabina Mësimi online, zhvilluar prej tre muajs...

Nga: Mirela Karabina Mësimi online, zhvilluar prej tre muajsh për arsye të gjendjes së fatkeqësisë natyrore, me urdhër të ministres së Arsimit është quajtur i paklasifikuar. E drejtë, pasi mësimi në distancë nuk u realizua dot! Por, ajo që nuk është e drejtë qëndron në faktin se viti shkollor 2019-2020, parashikuar për 35 javë mësimore […]

Lexo më shumë