Shtyhen me 5 muaj lejet e qëndrimit, por s’përfundojnë telashet për emigrantët shqiptarë në Greqi

Sipas një vendimi më të fundit të qeverisë greke të publikuar në Fletoren Zyrtare, do të shtyhen me 5 muaj lejet e qëndrimit dhe vërtetimet e dorëzimit të kërkesës për rëpërtëritjen e tyre për emigrantët e huaj.

Nga ky vendim i Athinës zyrtare përfitojnë shumë emigrantë shqiptarë, të cilët janë një komunitet i madh në Greqi.

Në vendimin e qverisë greke, të siguruar edhe nga “Shekulli” lejet e qëndrimit që skaduan nga 11 shkurti deri në 11 mars dhe ato që skadojnë nga 12 Marsi deri më 12 Maj ripërtërihen automatikisht deri më 12 tetor.

Ndërkohë, edhe aplikimet për karta të reja që skadonin në periudhën shkurt-maj ripërtërihen po ashtu në mënyrë automatike deri me 12 tetor.

Mësohet se Ministria greke e Migracionit dhe Azilit ka pezulluar shërbimet për migrantët e huaj nga Drejtoritë e të Huajve dhe Emigracionit. Pezullimi u ndërmorr pas shfaqjes së rasteve të para me koronavirus në Greqi dhe përfshin një periudhe 30 ditore deri më 10 prill.

Ky vendim prek një pjesë të mirë të emigrantëve shqiptarë në Greqi. Ndërkohë që një tjetër shqetësim i ngritur nga një emigrant në gazetën “Shekulli” janë pasaportat që skadojnë.

Në shqetësimin e tij qytetari shprehet: “Lejet e qëndrimit të emigrantëve në Greqi shtyhen me 5 muaj. Po qeveria jonë me pasaportat që më marojnë tani çfarë po bën?! Ambasada është e mbyllur, në Shqipëri s’vijmë dot. Jemi jashtë dhe do kemi probleme”.

Kujtojmë që shteti helen mbylli kufijtë për shkak të koronavirusit, ndërkohë ka ende paqartësi dhe problematika që kërkojnë zgjidhje nga dy shtetet.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/



Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet