×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Lavdosh Ferruni: Caktimi i çmimit për energjinë e prodhuar prej inceneratorit të Elbasanit, mashtrim mbi mashtrimin

Lavdosh Ferruni

Më në fund ERE u dorëzua dhe caktoi më në fund një çmim për incinerator të Elbasanit, se gjoja u plotësuan kushtet nga kompania e inceneratorit të Elbasanit, Albteg, pasi refuzoi me të drejtë të caktonte një çmim të jashtëligjshëm në vitin 2019, për të cilin pretendonte kompania e inceneratorëve. Nuk ka rëndësi fare se sa u vendos cmimi. Çmimi është pjesë e super mashtrimit. Çmim për cfarë? Çmim qe do prodhohej energji elektrike nga një impiant me kapacitet 2.9 MWh dhe me standarte mjedisore më të mira edhe se të BE-së? Mashtrim mbi mashtrim.

Inceneratori i Elbasanit ka të instaluar një tip gjeneratori, qe mund të djegë fosile, përzier edhe me ndonjë mbetje, por nuk është incenerator, është një gjë që ngjan si incenerator. Dhe ky është thelbi i skemës së vjedhjes me inceneratorët. Ai është një grumbull pjesësh të mbledhura andej këndej më një vlerë sipas doganes, rreth 5 milion EUR, ndërsa një incenerator me kapacitet dhe standarte sipas kontratës kushton afro 50 milion EUR në tregun ndërkombëtar.

Nga ana tjetër mbetjet organike të bashkive që mbulon inceneratori i Elbasanit nuk mund të digjen, pasi kanë fuqi të ulët kalorifike. Plastikat që kanë fuqi kalorifike më të lartë mblidhen nga ricikluesit kundrejt një pagese dhe ka interes për mbledhjen e tyre. Nuk ka ndonjë ligj akoma që ndalon riciklimin e plastikës, përkundrazi.

Tash kompania e incenratorit të Elbasanit po tenton të zbusë sa më shumë të jetë e mundur supermashtrimin, që po evidentohet hap pas hapi, duke thënë se ja incineratori i Elbasanit ka punuar, dhe mund të punojë, por ka qënë pengesë çmimi, për të cilin kompania ka hapur edhe proces gjyqësor ndaj ERE-s dhe se me caktimin e çmimit mbyllet dhe gjyqi. Dhe po krijohet perceptimi se Albteg tani që u vendos çmimi mund të kthehet në qetësi e te vazhdojë punën edhe për mbi 20 vjet të tjera, sipas një vendimi të marrë nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë. Ky skenar me çmimin, tash mund të vlejë disi për të mbuluar skenarin e madh “Bëj sikur ndërtoj incenerator e rrëmbej miliona” tash të kuptuar e gjykuar pjesërisht, sa kohë opozita dhe gjykata merret me shkeljet e procedurave dhe evazionin fiskal, duke mos trajtuar shkakun dhe shkaktarët që bosët e inceneratorëve arritën të shisnin karrocën për Ferrari.

E para gjë që duhet hetuar e gjykuar është kush janë njerëzit që duhet të dallojnë karrocën nga ferari, që nuk janë ministrat. Me këta duhet filluar. Këta janë të paaftë, janë gënjeshtarë, janë të urdhëruar. Në të gjitha rastet duhen dënuar.  Më pas vijnë ministrat, që me këshilltarët e tyre, me ekspertët e institucioneve në vartësi si dhe me detyrimin për të përfshirë publikun në vendimmarrje janë ata që duhet të marrin vendimin e drejtë. Ministrat nuk e kanë bërë këtë. Në rastin e inceneratorëve duket qartë se njerëzit që duhet të dallonin karrocën nga ferrari nuk e kanë dalluar dot nga paaftësia ose kanë gënjyer a janë të urdhëruar. Në çdo rast janë të fajshëm. Ministri nëse është gënjyer apo është viktim e paaftësisë së vartësit apo gënjeshtrës jep dorëheqjen dhe, nëse ka urdhëruar që karroca të quhet Ferrari, shkon në burg.

Në këtë rast po supozojmë se jemi vërtet në rastin që në kushtet e krijuara me mbetjet ku lindi emergjenca (nuk ka qënë dhe nuk është as sot emergjencë) dhe duhej injoruar strategjia e mbetjeve, që vinte në qendër riciklimin. Sot është fakti në dritë të diellit, që pas 8 vjetësh emergjenca nuk është zgjidhur me inceneratorët.

Mos shkatërrimi përfundimtar i skemave, qartazi thellësisht korruptive të inceneratorëve, veç vjedhjes kumulative edhe për 25 vjet do kemi dëm edhe më të madh mjedisor dhe ekonomik nga bllokimi i riciklimit, si hapi kryesor edhe globalisht, në hierarkinë e menaxhimit të mbetjeve.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

gif

Meta shmang komentet për Begajn që lavdëroi ‘Ballkanin e hapur’ dhe sulmon Ramën: Ogiç i Vuçiçit

Meta shmang komentet për Begajn që lavdëroi ‘Ballkanin e hapur’ dhe sulmon Ramën: Ogiç i Vuçiçit

Publikuar më 17.08.2022
Presidenti Bajram Begaj gjatë vizitës së tij në Kosovë e cil...

Presidenti Bajram Begaj gjatë vizitës së tij në Kosovë e cilësoi Ballkanin e Hapur një iniciativë e cila është me përfitim për qytetarët dhe për këtë i bëri thirrje dhe Kosovës t’i bashkohet. Begaj shtoi se çdo iniciativë që ka në thelb përfitime ekonomike dhe mirëqenien e popullit është e mirëpritur. “Pas viteve ‘90 Shqipëria […]

Lexo më shumë

Sonila Meço sulmon koncertin e Noizy-t: U skandalizova me tekstet e ndyra që më këndoi vajza 11 vjeçe, po e përdor bashkia për vota

Sonila Meço sulmon koncertin e Noizy-t: U skandalizova me tekstet e ndyra që më këndoi vajza 11 vjeçe, po e përdor bashkia për vota

Publikuar më 17.08.2022
Nga Sonila Meço “Në klasën time e dëgjojnë të gjithë”,-thotë...

Nga Sonila Meço “Në klasën time e dëgjojnë të gjithë”,-thotë ime bijë gati 11 vjeçare teksa sheh rrëmujë në rrugët e Tiranës për koncertin e një repisti, një festival i muzikës rap dhe hip-hop. “Ia kuptoni tekstet?”,- e ngas më tej. “Patjetër, ngjan cool, është i pasur, gocat për të lënë kokën dhe…(këtu ul zërin)…thotë […]

Lexo më shumë

U tha se ishte kthyer nga Dubai, dështon kapja e Florenc Çapjas, shpallet në kërkim edhe i ati

U tha se ishte kthyer nga Dubai, dështon kapja e Florenc Çapjas, shpallet në kërkim edhe i ati

Publikuar më 17.08.2022
Pas dyshimeve se i shumëkërkuari Florenc Çapja mund të ishte...

Pas dyshimeve se i shumëkërkuari Florenc Çapja mund të ishte kthyer në Shqipëri,  nën drejtimin e prokurorisë së Elbasanit dhe SPAK, u organizua një aksion për kapjen tij në Elbasan. Sipas News24, aksioni është zhvilluar në servisin e babait të Florenc Çapjas, Fejzulla Çapja, ku u zbuluan një makine e vjedhur, 2 targa të vjedhura, […]

Lexo më shumë

Facebook ‘kurorëzon’ Dua Lipën si mbretëreshë të Shqipërisë

Facebook ‘kurorëzon’ Dua Lipën si mbretëreshë të Shqipërisë

Publikuar më 17.08.2022
Këngëtarja me famë botërore, Dua Lipa, po shijon disa ditë p...

Këngëtarja me famë botërore, Dua Lipa, po shijon disa ditë pushime në jug të Shqipërisë, nga ku poston rregullisht foto dhe video në rrjetet sociale. Fotot e fundit, të postuara një ditë më parë, si gjithmonë kanë marrë miliona pëlqime dhe mijëra komente nga fansat e shumtë të këngëtares, të cilëve ajo u ka bërë […]

Lexo më shumë

Ish e dashura e akuzoi për dhunë Mërgim Berishën: Vinte i dehur në 4 të mëngjesit, më nxorri nga shtëpia dy muaj para dasmës

Ish e dashura e akuzoi për dhunë Mërgim Berishën: Vinte i dehur në 4 të mëngjesit, më nxorri nga shtëpia dy muaj para dasmës

Publikuar më 17.08.2022
Vesa Vllasaliu, ish e dashura e Mërgim Berishës, ka hedhur a...

Vesa Vllasaliu, ish e dashura e Mërgim Berishës, ka hedhur akuza të rënda ndaj futbollistit kosovar. Modelja kosovare ka zbuluar fakte tronditëse të jetës që po e bënte me sulmuesin e Fenerbahçes. Ajo përmes rrjeteve sociale ka treguar se 24 vjeçari po bënte jetë të shfrenuar dhe se ajo po e priste në shtëpi deri në orët […]

Lexo më shumë

Kryeministri polak sulmon ashpër liderët e Francës dhe Gjermanisë: Po e drejtojnë BE-në si oligarki

Kryeministri polak sulmon ashpër liderët e Francës dhe Gjermanisë: Po e drejtojnë BE-në si oligarki

Publikuar më 17.08.2022
Kryeministri i Polonisë deklaroi sot se Franca dhe Gjermania...

Kryeministri i Polonisë deklaroi sot se Franca dhe Gjermania po drejtonin Bashkimin Evropian si një “oligarki de facto”, duke injoruar zërat, si Polonia, që kishte paralajmëruar prej kohësh për ekspansionizmin rus. “Shumë liderë evropianë lejohen të joshen nga Vladimir Putin”, shkroi Mateusz Morawiecki në një shkrim për të përditshmen franceze Le Monde. Ai u shpreh […]

Lexo më shumë

Skandal në Gjermani pasi kancelari nuk reagoi kur presidenti palestinez akuzoi Izraelin për holokaust

Skandal në Gjermani pasi kancelari nuk reagoi kur presidenti palestinez akuzoi Izraelin për holokaust

Publikuar më 17.08.2022
Një konferencë shtypi e kancelarit Scholz me presidentin pal...

Një konferencë shtypi e kancelarit Scholz me presidentin palestinez, Mahmud Abaz shkaktoi skandal në Gjermani. Abaz akuzoi Izraelin për holokaust ndaj palestinezëve, Scholz i ndoqi ato me mimikë të ngrirë por nuk reagoi. Në një konferencë të përbashkët shtypi të martën (16.08) pas një takimi me kancelarin Olaf Scholz, presidenti palestinez, Mahmud Abaz e quajti mënyrën […]

Lexo më shumë

E reja tregon si u grabit nga vëllezërit Mani në Dibër: Më kapën për flokësh dhe më tërhoqën zvarrë, janë kushërinjtë e mi

E reja tregon si u grabit nga vëllezërit Mani në Dibër: Më kapën për flokësh dhe më tërhoqën zvarrë, janë kushërinjtë e mi

Publikuar më 17.08.2022
Një e re u dhunua në shtëpinë e saj në fshatin Pejkë të Dibr...

Një e re u dhunua në shtëpinë e saj në fshatin Pejkë të Dibrës nga dy persona që kishin hyrë aty për të vjedhur. Ngjarja e rëndë u shënua  në orët e para të mëngjesit të së dielës, në kohën kur vajza ishte e vetme në banesë. “Sapo hap derën e dhomës, shikoj një person […]

Lexo më shumë