×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Lamtumirë Leonora! Ne nuk të shpëtuam dot…
Alma Ahmetaj
Sa herë që fëmijët jetimë të Lonorës të të shohin në sy, uli sytë përdhe dhe mos guxo t’i ngresh më. Skuqu nga turpi… sepse turpi të mbeti ty!
Nëse nuk e ke vrarë ende ndërgjegjen tënde, ai shikim i pafajshëm i tyre do të ta vrasë automatikisht. Sepse ti vrave fëmijërinë e tyre!
Ti je fajtori! Ti që hesht, ti që nuk denoncon, ti që nuk mbron!
Ti, që mund ta kesh emrin, Alma, Elona, motra, vëllai, fqinja, policia, shteti, shoqëria…
Ti, ti vret çdo ditë!
E njihja Lonorën. Ia dija vuajtjet, ia dija dhimbjen. Punonte shumë, luftonte për të rritur 3 fëmijët e saj. Por, nuk pati kurajon të largohej nga ajo shtëpi që ishte shndërruar në një shtëpi torturash dhe dhimbjesh. Jetonte në Zakintho, bënte 2 punë në ditë. Ishte e rregullt, e sjellshme por gjithmonë melankolike. Ata që nuk e njihni mirë, nuk e dinin se çfarë peshe mbante mbi shpatulla. Më dërgoi kushërira e saj një video. Pashë sesi bashkëshorti-përbindësh theu xhamat e shtëpisë për ta trembur, për ta poshtëruar, për ta vrarë… Guxoi Leonora, shkoi në polici e denoncoi, por ai i mori jetën pak minuta pas denoncimit. Ai i ngriti pusi dhe e vrau. E vrau për fare!!!
Por nuk është ai kriminieli. Ai është bisha që udhëheq fatin e vet. Krimin e bëjmë ne, njerëzit që mendojmë se kemi mendje, inteligjencë që na dallon nga bota shtazore. Krimin e bëjmë ne që nuk denoncojmë dhunën domestike me justifikimin se gjoja nuk ngatërrohemi në familjet e të tjerëve, dhe nga ana tjetër, nuk lëmë vend pa futur hundët dhe foto fb pa komentuar. Krimin e kryejmë ne që edhe jemi në poste kyçe, shkojmë në punë sa për të marrë rrogën dhe nuk krijojmë, gjejmë, propozojmë alternativa të tjera për të ndalur këto duar gjakatare.
Krimi jemi ne, që nuk edukojmë bijat tona të mos heshtin por të largohen që pas shuplakës së parë. Krimi jemi po ne, që nuk edukojmë bijtë tanë të mos dhunojnë bashkëjetueset e tyre. Ne që qajmë 3 ditë dhe pastaj harrojmë shpejt, derisa të vijë viktima e radhës.
E pra, unë heshta këtë herë 3 ditë. Heshta në shenjë respekti të kujtimit të Lonorës, të cilën e njihja personalisht.
Por po në shenjë respekti për të, premtoj se nuk do të hesht më kurrë dhe zërin tim do ta shoqërojnë edhe shumë gra në të gjithë botën. Sepse unë dua ta çliroj veten nga kjo sëmundje e rëndë që quhet DHUNË. Unë dua të jetoj në një botë ku fëmijët buzëqeshin dhe nuk kërkojnë mes lotësh nënën e tyre të vdekur nga duart e babait kriminel…
Unë votoj për jetën! Lamtumirë Lonora! Nuk do hesht më, që ti të mbetesh viktima e fundit e listës ogurzezë!

41-vjeçarja Lonora Serina, e cila u vra nga bashkëshorti i saj mbrëmjen e së dielës, në Greqi. Nesër do të varroset në Shqipëri

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

gif

Sonila Meço sulmon koncertin e Noizy-t: U skandalizova me tekstet e ndyra që më këndoi vajza 11 vjeçe, po e përdor bashkia për vota

Sonila Meço sulmon koncertin e Noizy-t: U skandalizova me tekstet e ndyra që më këndoi vajza 11 vjeçe, po e përdor bashkia për vota

Publikuar më 17.08.2022
Nga Sonila Meço “Në klasën time e dëgjojnë të gjithë”,-thotë...

Nga Sonila Meço “Në klasën time e dëgjojnë të gjithë”,-thotë ime bijë gati 11 vjeçare teksa sheh rrëmujë në rrugët e Tiranës për koncertin e një repisti, një festival i muzikës rap dhe hip-hop. “Ia kuptoni tekstet?”,- e ngas më tej. “Patjetër, ngjan cool, është i pasur, gocat për të lënë kokën dhe…(këtu ul zërin)…thotë […]

Lexo më shumë

U tha se ishte kthyer nga Dubai, dështon kapja e Florenc Çapjas, shpallet në kërkim edhe i ati

U tha se ishte kthyer nga Dubai, dështon kapja e Florenc Çapjas, shpallet në kërkim edhe i ati

Publikuar më 17.08.2022
Pas dyshimeve se i shumëkërkuari Florenc Çapja mund të ishte...

Pas dyshimeve se i shumëkërkuari Florenc Çapja mund të ishte kthyer në Shqipëri,  nën drejtimin e prokurorisë së Elbasanit dhe SPAK, u organizua një aksion për kapjen tij në Elbasan. Sipas News24, aksioni është zhvilluar në servisin e babait të Florenc Çapjas, Fejzulla Çapja, ku u zbuluan një makine e vjedhur, 2 targa të vjedhura, […]

Lexo më shumë

Facebook ‘kurorëzon’ Dua Lipën si mbretëreshë të Shqipërisë

Facebook ‘kurorëzon’ Dua Lipën si mbretëreshë të Shqipërisë

Publikuar më 17.08.2022
Këngëtarja me famë botërore, Dua Lipa, po shijon disa ditë p...

Këngëtarja me famë botërore, Dua Lipa, po shijon disa ditë pushime në jug të Shqipërisë, nga ku poston rregullisht foto dhe video në rrjetet sociale. Fotot e fundit, të postuara një ditë më parë, si gjithmonë kanë marrë miliona pëlqime dhe mijëra komente nga fansat e shumtë të këngëtares, të cilëve ajo u ka bërë […]

Lexo më shumë

Ish e dashura e akuzoi për dhunë Mërgim Berishën: Vinte i dehur në 4 të mëngjesit, më nxorri nga shtëpia dy muaj para dasmës

Ish e dashura e akuzoi për dhunë Mërgim Berishën: Vinte i dehur në 4 të mëngjesit, më nxorri nga shtëpia dy muaj para dasmës

Publikuar më 17.08.2022
Vesa Vllasaliu, ish e dashura e Mërgim Berishës, ka hedhur a...

Vesa Vllasaliu, ish e dashura e Mërgim Berishës, ka hedhur akuza të rënda ndaj futbollistit kosovar. Modelja kosovare ka zbuluar fakte tronditëse të jetës që po e bënte me sulmuesin e Fenerbahçes. Ajo përmes rrjeteve sociale ka treguar se 24 vjeçari po bënte jetë të shfrenuar dhe se ajo po e priste në shtëpi deri në orët […]

Lexo më shumë

Kryeministri polak sulmon ashpër liderët e Francës dhe Gjermanisë: Po e drejtojnë BE-në si oligarki

Kryeministri polak sulmon ashpër liderët e Francës dhe Gjermanisë: Po e drejtojnë BE-në si oligarki

Publikuar më 17.08.2022
Kryeministri i Polonisë deklaroi sot se Franca dhe Gjermania...

Kryeministri i Polonisë deklaroi sot se Franca dhe Gjermania po drejtonin Bashkimin Evropian si një “oligarki de facto”, duke injoruar zërat, si Polonia, që kishte paralajmëruar prej kohësh për ekspansionizmin rus. “Shumë liderë evropianë lejohen të joshen nga Vladimir Putin”, shkroi Mateusz Morawiecki në një shkrim për të përditshmen franceze Le Monde. Ai u shpreh […]

Lexo më shumë

Skandal në Gjermani pasi kancelari nuk reagoi kur presidenti palestinez akuzoi Izraelin për holokaust

Skandal në Gjermani pasi kancelari nuk reagoi kur presidenti palestinez akuzoi Izraelin për holokaust

Publikuar më 17.08.2022
Një konferencë shtypi e kancelarit Scholz me presidentin pal...

Një konferencë shtypi e kancelarit Scholz me presidentin palestinez, Mahmud Abaz shkaktoi skandal në Gjermani. Abaz akuzoi Izraelin për holokaust ndaj palestinezëve, Scholz i ndoqi ato me mimikë të ngrirë por nuk reagoi. Në një konferencë të përbashkët shtypi të martën (16.08) pas një takimi me kancelarin Olaf Scholz, presidenti palestinez, Mahmud Abaz e quajti mënyrën […]

Lexo më shumë

E reja tregon si u grabit nga vëllezërit Mani në Dibër: Më kapën për flokësh dhe më tërhoqën zvarrë, janë kushërinjtë e mi

E reja tregon si u grabit nga vëllezërit Mani në Dibër: Më kapën për flokësh dhe më tërhoqën zvarrë, janë kushërinjtë e mi

Publikuar më 17.08.2022
Një e re u dhunua në shtëpinë e saj në fshatin Pejkë të Dibr...

Një e re u dhunua në shtëpinë e saj në fshatin Pejkë të Dibrës nga dy persona që kishin hyrë aty për të vjedhur. Ngjarja e rëndë u shënua  në orët e para të mëngjesit të së dielës, në kohën kur vajza ishte e vetme në banesë. “Sapo hap derën e dhomës, shikoj një person […]

Lexo më shumë

Shpenzimet për mirëmbajtjen e rrugëve, 10 herë më të ulëta se të ardhurat nga taksat në vitin 2021

Shpenzimet për mirëmbajtjen e rrugëve, 10 herë më të ulëta se të ardhurat nga taksat në vitin 2021

Publikuar më 17.08.2022
Shpenzimet për mirëmbajtjen e rrugëve arritën vitin e kaluar...

Shpenzimet për mirëmbajtjen e rrugëve arritën vitin e kaluar në 2,6 miliardë lekë, rreth 21 milionë euro. Kjo shumë ishte 10 herë më e ulët se fondet që u arkëtuan në buxhet nga taksa e qarkullimit rrugor në të njëjtin vit. Sipas të dhënave zyrtare nga INSTAT, fondet për mirëmbajtjen e infrastrukturës rrugore vitin e kaluar […]

Lexo më shumë