Lajm i mirë për Shqipërinë, 40 të shëruar nga koronavirusi

Në fund të tunelit duket se ka dritë. Një lajm I mirë për të gjithë shqiptarët është se numri I personave të shëruar ka shkuar në 40, kur kemi plot 20 ditë që luftojmë me koronavirusin. Në vendin tonë rasi I parë me koronavirus u shfaq më 9 mars dhe ditë pas ditë numri I të infektuarve është shtuar, por edhe I të shëruarve gjithashtu.

Mes 197 rasteve, 40 prej tyre janë shëruar, duke dalë negative në testet e bëra nga Infektivi.

Ndërsa deri ditën e djeshme numri I personave që kanë humbur jetën nga koronavirusi në vendin tonë ka shkuar në 10.

Lajmi për shërimin e 40 personave, ku vetëm ditën e sotme janë shëruar 7 prej tyre, u dha edhe nga kryeministri.

Ndërsa ministrja e Shëndetësisë, Manastirliu tha se mes 7 të shëruarve sot, janë edhe dy mjekë.

Por pavarsisht kësaj kujdesi, izolimi dhe distance sociale do të vazhdojë në vendin tonë, deri në një vendim të dhënë nga qeveria. Kujtojmë që nga nesër niveli I masave shtrënguese do të shtohet, sidomos për pensionistët, të cilët janë kategoria më e prekur nga koronavirusi.

Ndërsa në ditët e mëparshme kishim vetëm për të respektuar fashën orare, nga nesër do të mundet të dalë nga shtëpia vetëm një anëtarë I familjes dhe ai me lejë të marrë nga autoritetet.

Kujtojmë se deri më sot numri I personave të infektuar në vendin tonë është 197, viktimat janë 10 dhe numri I personave të shëruar është 40.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/



Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet