Kush largohet apo kush qëndron në Shqipëri nuk është matëse për krenari apo për sfidë

Alban Daci

Fajtorë janë ata që i shërbejnë sistemit me servilizmin e tyre apo edhe me heshtjen e frikësuar të tyren! Po lexoj komentet që bëhen nga shkrimi I asaj pedagoges shqiptare në Suedi, e cila në rrjeshtat e saj shpreh pakënaqësinë për situatën në Shqipëri.

Së pari, t’i them gjërat siç janë, nuk është se jeta në Shqipëri është parajsë, se po te ishte ashtu nuk do të largohej 60% e popullsisë.

Së dyti, ata që kanë vendosur të qëndrojnë në Shqipëri ose kanë mbetur në Shqipëri, nuk janë më trima se ne, apo me të devotshëm se ne. Kjo është çështje zgjidhjesh. Unë, personalisht njoh djem e vajza shumë të mirë e të zotë që kanë vendosur të jetojnë në Shqipëri dhe thonë se është bërë e pajetueshme, por njoh edhe djem e vajza që preferojnë të jetojnë atje, sepse bëjnë pjesë tek 20% i popullsisë e oligarkisë që  kanë privatizuar e zhvatur prinderit e tyre çdo gjë të Shqipërisë, që kanë të gjitha privilegjet dhe Europën e kanë për turizëm ose për investime immobiliare e për debozitime bankare, kryesisht në Zvicër. Njoh vajza e djem shumë të zotë që jetojnë në Europë, por njoh edhe vajza e djem, le të themi të dëshmuar apo të pa realizuar që jetojnë po në Europë. Gjithsesi, jam i mendimit se më fajtor janë ata që jetojnë me sistemin, që janë pjesë e sistemit dhe I nënshtrohen atij, sesa ata që janë larguar. Për këtë s’ka dyshime! Ideja se Shqipëria është vend që kanë emigruar gjithmonë, kjo është një teori dashakeqëse e atyre që i shërbejnë status quo-s. Shqiptarët nuk emigrojnë as pse ishin vend komunist e tani kanë liri lëvizje, por për ekonomi, për papunësi, mungesë garë e meritokracie.

Ne jemi larguar e askush nuk nuk na pengon të kthehemi një ditë në Shqipëri. Disa do të kthehen për shkak të zgjedhjeve jetësore e disa të tjerë, ndoshta nuk do të kthehen kurrë e kjo përsëri për shkak të zgjedhjeve personale jetësore, por askush nuk na pengon të ndjehemi shqiptar e t’i shërbejmë Shqipërise, pavarësisht se ku jetojmë e çfarë profesioni ushtrojmë.

Shqipëria ka problem pafund e problemi më i madh është status quo-ja e Oligarkisë, 20% ka gjithçka e thuajse krejt të pamerituar e 80% s’kanë asgjë, as dinjitetin për të jetuar!

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/



Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet