×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Kush janë qytetet me numrin më të lartë të papunësisë në vend

Shkodra, Lezha dhe Vlora panë rritjen më të madhe të normës së papunësisë në vitin 2020, në raport me qarqet e tjera të vendit.

Varësia nga shërbimet dhe turizmi, të cilat ishin më të ndikuara nga pandemia Covid -19, i ka goditur më shumë qytetet bregdetare.

Sipas të dhënave të INSTAT, normën më të lartë të papunësisë e shënoi Lezha me 22.7%, por rritjen më të madhe vjetore në tremujorin e fundit të vitit 2020 e shënoi Shkodra me 5.5 pikë përqindje. Në Qarkun e Lezhës papunësia u rrit me 5.3 pikë përqindje për të njëjtën periudhë, ndërsa në Vlorë shkalla e papunësisë shënoi 18.7% me një rritje vjetore 3.8 pikë përqindje.

Dy prefekturat e tjera të mëdha ajo e Tiranës dhe Durrësit, ndonëse kanë shkallë të lartë të papunësisë me përkatësisht 13.8 dhe 12.7% shënuan ulje të lehtë në tremujorin e fundit të vitit 2020, në raport me të njëjtën periudhe te vitit 2019. Kjo për faktin se tërmeti i 26 nëntorit 2019 paralizoi ekonominë e dy qarqeve në fund të vitit 2019, duke bërë që papunësia në këto dy qarqe të përmirësohej një vit më vonë.

Gjithsesi në pesë qarqe të vendit, Lezhë, Vlorë, Shkodër, Tiranë dhe Durrës, papunësia në tremujorin e fundit të vitit 2020 ishte më e lartë se mesatarja në shkallë kombëtare prej 11.8 %.

Papunësia në këto qarqe në realitet është më e lartë, por INSTAT i klasifikoi si “joaktivë” një pjesë të personave të papune në bashkitë bregdetare. Jo aktivët nuk përfshihen në forcën e punës e për pasojë, nuk përllogariten si të papunë.

Numri i personave joaktivë (Persona 15-64 vjeç që nuk kërkojnë punë) u rit me mbi 36 mijë në tremujorin e fundit të vitit 2020 në raport me tetor-dhjetor 2019. Ashtu si edhe të papunët, personat joaktivë ishin të përqendruar kryesisht në qytetet bregdetare të vendit.

Pandemia Covid -19 u shfaq si një krizë punësimi për shkak të masave kufizuese në lëvizje dhe në disa aktivitete ekonomike kryesisht shërbime.

Të dhënat nga statistikat afatshkurtra tregojnë se më të goditura nga pandemia ishin bizneset e lidhura me turizmin, si transporti ajror, agjencitë e udhëtimit, hotelet, baret dhe restorantet.

Pritshmëritë në drejtim të punësimit paraqiten të zbehta edhe në tremujorin e parë të vitit 2021 për shkak të intensifikimit të pandemisë dhe rikthimit të masave të ashpra kufizuese në lëvizje në shumicën e vendeve të Bashkimit Europian./ Monitor/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Divorcet, Shqipëria dhe Serbia kryesojnë në rajon

Divorcet, Shqipëria dhe Serbia kryesojnë në rajon

Publikuar më 09.05.2021
Më shumë se një e katërta e martesave përfunduan në divorc n...

Më shumë se një e katërta e martesave përfunduan në divorc në vitin 2019 (26.1 divorce për 100 martesa nga 21 vitin e mëparshëm), duke shënuar një nivel rekord dhe rritje të ndjeshme në raport me 1990-n, kur ky tregues ishte vetëm 9.2 divorce. Ndonëse në rritje në raport me vitet e mëparshme, divorcet ende […]

Lexo më shumë

Si kurrë më parë, në 24 orë nuk është paraqitur asnjë pacient me Covid-19 në Urgjencë

Si kurrë më parë, në 24 orë nuk është paraqitur asnjë pacient me Covid-19 në Urgjencë

Publikuar më 08.05.2021
Mjeku infeksionit Tritan Kalo, deklaroi se për herë të parë ...

Mjeku infeksionit Tritan Kalo, deklaroi se për herë të parë në 24 orë nuk është paraqitur asnjë i sëmurë me Covid-19 në Shërbimin e Urgjencës së Sëmundjeve Infektive. Nëpërmjet një postimi në rrjetin social ‘Facebook’, mjeku shkruan se Shqipëria duket se po e fiton këtë betejë me flamën mbarëbotërore. Ndërkaq sqaron se për të folur me siguri është shumë […]

Lexo më shumë

Vijon tkurrja e popullsisë së Shqipërisë, edhe në kulmin e pandemisë u larguan mijëra shqiptarë

Vijon tkurrja e popullsisë së Shqipërisë, edhe në kulmin e pandemisë u larguan mijëra shqiptarë

Publikuar më 07.05.2021
Rritja e vdekshmërisë si pasojë e Covid-19, tendenca vijuese...

Rritja e vdekshmërisë si pasojë e Covid-19, tendenca vijuese e rënies së lindjeve dhe emigracioni (që gjithsesi ishte më i ulët për shkak të kufizimit të lëvizjeve) kanë përkeqësuar tendencën tkurrëse të popullsisë në vitin 2020. INSTAT bëri të ditur se popullsia e Shqipërisë në 1 Janar 2021 rezulton 2.829.741 banorë, duke pësuar një rënie […]

Lexo më shumë

Studimi i ekspertëve të Vjenës, rreth 500 mijë persona kanë emigruar nga Shqipëria gjatë 2010-2019

Studimi i ekspertëve të Vjenës, rreth 500 mijë persona kanë emigruar nga Shqipëria gjatë 2010-2019

Publikuar më 30.04.2021
Instituti për Studime Ekonomike Ndërkombëtare i Vjenës përll...

Instituti për Studime Ekonomike Ndërkombëtare i Vjenës përllogariti se nga viti 2010 deri në vitin 2019 janë larguar nga Shqipëria në emigracion rreth 499 mijë persona, në një raport të fundit për migracionin neto të Ballkanit Perëndimor. Ekspertët i morën të dhënat nga Eurostat për vendet e BE-së dhe nga vende jo anëtare të BE-së. […]

Lexo më shumë

“Vaksinat kineze të skaduara?” Reagon ISHP: Kush hedh baltë, dëmton jetën e qytetarëve

“Vaksinat kineze të skaduara?” Reagon ISHP: Kush hedh baltë, dëmton jetën e qytetarëve

Publikuar më 24.04.2021
Instituti i Shëndeti Publik ka reaguar lidhur me denoncimet ...

Instituti i Shëndeti Publik ka reaguar lidhur me denoncimet e vazhdueshme sa i takon sigurisë së vaksinave të ardhura në vendin tonë. Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ISHP e konsideron si përpjekje të dështuar për të dekurajuar qytetarët nga e vetmja zgjidhje për t’i dhënë fund pandemisë dhe t’iu rikthyer jetës normale. Ndër të […]

Lexo më shumë

Shqiptarët, “të refuzuarit” e Europës, vetëm 5% të aplikimeve për azil u jepet statusi i mbrojtjes, Franca më “bujare”

Shqiptarët, “të refuzuarit” e Europës, vetëm 5% të aplikimeve për azil u jepet statusi i mbrojtjes, Franca më “bujare”

Publikuar më 21.04.2021
Ndonëse shqiptarët janë të parët në rajon sa i përket kërkes...

Ndonëse shqiptarët janë të parët në rajon sa i përket kërkesave për azil dhe të dytët në botë në raport me popullsinë, shtetet e Europës hezitojnë që t’u japin atyre statusin e azilantit. Si një vend që synon të integrohet në Europë dhe që nuk ka konflikte civile, apo luftë, azilantët shqiptarë në pjesën më […]

Lexo më shumë

Vdekshmëria në BE ulet ndjeshëm në shkurt, në kontrast në Shqipëri

Vdekshmëria në BE ulet ndjeshëm në shkurt, në kontrast në Shqipëri

Publikuar më 21.04.2021
Pasi arriti dy kulme të rëndësishme në pranverë dhe vjeshtë ...

Pasi arriti dy kulme të rëndësishme në pranverë dhe vjeshtë 2020, vdekshmëria e tepërt filloi të binte në dy muajt e parë të 2021 në Bashkimin Europian, raporton Eurostat, në përditësimin e fundit mujor të të dhënave të pasojave që ka dhënë Covid në Europë. Në janar vdekshmëria u rrit me 16% dhe në shkurt […]

Lexo më shumë

“Kemi patur raste të trombozës pas vaksinës”, Bino: Po verifikohen incidentet

“Kemi patur raste të trombozës pas vaksinës”, Bino: Po verifikohen incidentet

Publikuar më 20.04.2021
Si në shumë vende të tjera edhe në Shqipëri raportohen probl...

Si në shumë vende të tjera edhe në Shqipëri raportohen probleme të mpiksjes së gjakut pas marrjes së vaksinës. Ka qenë shefja e Sëmundjeve Infektive në Institutin e Shëndetit Publik Silva Bino, e cila gjatë prezantimit të një studimi në Akademinë e Shkencave tregoi se nuk kanë munguar problemet te personat e infektuar. Më tej […]

Lexo më shumë