×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Kush është shqiptari i ekzekutuar në Ekuador/ U arrestua në Itali si një nga ‘kokat’ e organizatës së frikshme kriminale

Një operacion masiv i policisë italiane vuri në pranga 32 persona në 18 shtator të vitit 2014 duke goditur një organizatë kriminale e trafikut të drogës e cila drejtohej nga shqiptarët, midis tyre edhe Ergys Dashi i ekzekutuar mbrëmjen e së shtunës në 22 janar në Guayaquil të Ekuadorit.

Organizata kriminale në të cilën bënte pjesë edhe Ergys Dashi menaxhonte trafikun e drogës, ku sasi të mëdha të lëndëve narkotike bliheshin me shumicë, në Shqipëri, Spanjë e Bolivi dhe më pas shpërndaheshin në të gjithë Italinë.

Rrjet i kontakteve dhe lidhjeve me eksponentë të krimit dhe me përfshirjen e trafikantëve të huaj kryesisht me banim në Spanjë, Bolivi dhe Shqipëri, ishte tejet efikas. Ata përdornin karta sim në emër të personave që nuk ekzistonin, ose të blerë me dokumente të falsifikuara, të aftë për të shmangur çdo lloj gjurmim dhe përgjim të telefonave. Kjo organizatë kriminale fitonte në muaj 60,000 dhe 70,000 € në muaj. Akuzat ndaj të arrestuarit ishin ato të bashkëpunimit si një organizatë kriminale e trafikut të lëndëve narkotike, shfrytëzimit të prostitucionit dhe armëmbajtjes pa leje.

Dënimet në Itali

Shtatë nga të arrestuarit u akuzuan gjithashtu për krimin të organizuar ndërkombëtar. Hetimet e vitit 2014 të cilat u koordinuan me Drejtorinë e Anti-Mafia së L’Aquilas bënë që ndaj 32 të arrestuarve 12 prej tyre të dënoheshin me burg, 17 me arrest shtëpie, 3 të tjerë me detyrim paraqitje. Në atë kohë Ergys Dashi ishte vetëm 25 vjeç dhe banonte në Porto S. Elpidio të Italisë. Ndërkohë shqiptarë të tjerë të kapur po nga policia italiane ishin Agron Mata (44), Geraldin Abdihoxha (24), Majlinda Dashi (49) dhe Rigels Yzeiraj (26), Igli Kamberi (29) dhe Amarildo Terziu (24), të dy banues në Barletta. Ndërsa u lanë në arrest shtëpie Arlind Janka, 26 vjeç; Ferdinand Grembi (36), Kreshnik Kura (31), Elis Halilaga (34), Jahja Kazazi (34), raporton Panorama.al.

Vrasja në Ekuador

Mbrëmjen e së shtunës më 22 janar, Ergys Dashi do të mbetej i vrarë në një restorant  në Avenue José Joaquín Orrantia, në afërsi të portit të Guayaquilit prej nga vijnë edhe sasi të mëdha të kokainës. Sipas burimeve policore, Dashi kishte lidhje me trafikun e drogës. Ngjarja ndodhi natën e së shtunës, 22 janar, rreth orës 19:00, kur dy persona njëri prej tyre me një buqetë me lule, hynë në restorant duke iu shmangur stafit dhe kërkuan kartën e vaksinimit teksa më pas kanë qëlluar drejt Ergys Dashit, shkruajnë mediat ekuadoriane.  Në vendngjarje, ekspertët e kriminalistikës kanë grumbulluar mbi 20  fishekë të markës Fame, tip 9×19 , sipas karakteristikave të dhëna nga hetuesit. Gjithashtu ata konstatuan se viktima ka marrë disa të shtëna në pjesën ballore të kafkës. Fillimisht nuk dihej identiteti i të ndjerit, por pas dërgimit në Laboratorin e Kriminalistikës u konfirmua identiteti i tij dhe origjina nga Shqipëria. Gjatë ngjarjes së rëndë u plagos edhe një vajzë e re, e identifikuar si Angie Romero, 26 vjeç. Ajo ishte ulur në një tavolinë pranë vendit ku ndodhej 34 vjeçari shqiptar.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Dy mbledhje të ndara në SHQUP, pendohen Alibeaj dhe Bardhi: Bojkotojmë zgjedhjen e presidentit, Rama prishi marrëveshjen me opozitën

Dy mbledhje të ndara në SHQUP, pendohen Alibeaj dhe Bardhi: Bojkotojmë zgjedhjen e presidentit, Rama prishi marrëveshjen me opozitën

Publikuar më 26.05.2022
Dy mbledhje paralele, me dy kryetarë po zhvillohen sot në se...

Dy mbledhje paralele, me dy kryetarë po zhvillohen sot në selinë blu. Njëri i zgjedhur pas një procesi të gjatë në PD, Sali Berisha i cili rikthehet në krye të kësaj partie 9 vjet pas dorëheqjes dhe Enkelejd Alibeaj i cili është kryetar i komanduar i PD-së pas dorëheqjes së Lulzim Bashës, po diskutojnë me […]

Lexo më shumë

Plagosi qytetarin ndërsa pinin në lokal, efektivi i FNSH: Arma u shkrep pa dashje

Plagosi qytetarin ndërsa pinin në lokal, efektivi i FNSH: Arma u shkrep pa dashje

Publikuar më 26.05.2022
Gjykata ka lënë në burg efektivin e FNSH-së, Lutfi Gjyli, që...

Gjykata ka lënë në burg efektivin e FNSH-së, Lutfi Gjyli, që plagosi Myrtaz Likën në Kombinat teksa të dy ishin ulur në lokal së bashku. Në gjykata efektivi deklaroi se arma i është shkrepur pa dashje. Sipas Drejtorisë së Përgjithshme të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore efektivi 48-vjeçar e ka qëlluar me armë 60-vjecarin teksa po konsumonin […]

Lexo më shumë

Vrau kolegun brenda në komisariat, gjykata lë në burg Ludian Zaimin

Vrau kolegun brenda në komisariat, gjykata lë në burg Ludian Zaimin

Publikuar më 26.05.2022
Gjykata e Tiranës la në burg policin Ludian Zaimi, i cili vr...

Gjykata e Tiranës la në burg policin Ludian Zaimi, i cili vrau kolegun të dielën. Mësohet se Zaimi ka shfaqur pendesë të thellë për aktin e kryer. Efektivi i policisë Ludian Zaimi qëlloi me armën e shërbimit kolegun e tij Çaush Saliasi, 55 vjeç duke i shkaktuar vdekjen. Ngjarja ndodhi në kohën kur po ndaheshin detyrat brenda ambienteve […]

Lexo më shumë

Alibeaj mbledh 18 deputetë në PD, Berisha: Nuk ka asnjë autoritet, është vegla e Ramës

Alibeaj mbledh 18 deputetë në PD, Berisha: Nuk ka asnjë autoritet, është vegla e Ramës

Publikuar më 26.05.2022
18 deputetë janë të pranishëm deri më tani në mbledhjen e gr...

18 deputetë janë të pranishëm deri më tani në mbledhjen e grupit Parlamentar të PD-së e thirrur nga Enkelejd Alibeaj, ndërsa priten të diskutohen çështje të brendshme të Partisë Demokratike, por edhe për emrin e ri të Presidentit. Deputetët që marrin pjesë në mbledhje janë Emilja Koliqi, Flamur Hoxha, Kreshnik Çollaku, Kastriot Piroli, Saimir Korreshi, […]

Lexo më shumë

Priten arrestime të tjera, Nuredin Dumani ka nxjerrë rreth 100 emra të botës së krimit

Priten arrestime të tjera, Nuredin Dumani ka nxjerrë rreth 100 emra të botës së krimit

Publikuar më 26.05.2022
Një valë e dytë arrestimesh, pritet të pasojë operacionin “P...

Një valë e dytë arrestimesh, pritet të pasojë operacionin “Plumbi i Artë”, që po zhvillohet prej 1 jave nga prokuroria e posaçme SPAK dhe Policia e Shtetit, raporton Ora News. Dhjetëra kontrolle banesash, magazina, servise dhe disa vendgjarje, janë verifikuar nga oficerët e policisë, të cilët kanë pasur si mbështetje në teren oficerë të BKH-së dhe […]

Lexo më shumë

U qëllua me thikë ndërsa priste djalin të dilte nga shkolla, arrestohet vrasësi i shqiptares

U qëllua me thikë ndërsa priste djalin të dilte nga shkolla, arrestohet vrasësi i shqiptares

Publikuar më 26.05.2022
Policia italiane ka ndaluar sot njeriun që dyshohet se godit...

Policia italiane ka ndaluar sot njeriun që dyshohet se goditi me thikë 37-vjeçaren me origjinë shqiptare, Brunilda Halla në Vittoria provincë e Raguzës. Vrasësi i dyshuar u identifikua falë kamerave që rrethonin zonën. Thuhet se i dyshuari e ka pranuar se është autori i vrasjes dhe sipas të dhënave të para, goditja me thikë e […]

Lexo më shumë

Prindërit e marinarëve akuzojnë Rusinë: Operacion sekret për nxjerrjen e kufomave nga ‘Moskva’ e fundosur

Prindërit e marinarëve akuzojnë Rusinë: Operacion sekret për nxjerrjen e kufomave nga ‘Moskva’ e fundosur

Publikuar më 26.05.2022
Shërbimi Sekret Rus po flet për një operacion sekret për mbl...

Shërbimi Sekret Rus po flet për një operacion sekret për mbledhjen e kufomave nga kryqëzori “Moskva”, i cili u mbyt më 14 prill kur u sulmua nga ukrainasit. Kjo luftëanije konsiderohej si krenari detare e Rusisë. Në fakt, prindërit e marinarëve të zhdukur të anijes së Flotës së Detit të Zi deklarojnë hapur se rusët […]

Lexo më shumë

Finalja e Tiranës, Rama: Shqipëria la përshtypje fantastike në sytë e Europës

Finalja e Tiranës, Rama: Shqipëria la përshtypje fantastike në sytë e Europës

Publikuar më 26.05.2022
Disa orë pas finales së Conference League kryeministri Edi R...

Disa orë pas finales së Conference League kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën me një falenderim për të gjithë ata që kanë kontribuar që gjithçka të shkonte mirë. “Mirëmëngjes dhe me falenderimin e përzemërt për të gjithë ata që i dhanë jetë eurombrëmjes së djeshme të Shqipërisë, si edhe me krenarinë për përshtypjet fantastike […]

Lexo më shumë