Kush është i riu që u ekzekutua me armë në Mamurras

Personi në fotografi, është 27-vjeçari i ndjerë Indrit Pepa, që u ekzekutua sot me armë zjarri në Mamurras.

Ndër të tjera mësohet se Pepa ishte baba i një vajze të vogël 3-vjeçare. Ai jetonte më shumë jashtë Shqipërisë dhe familja e tij ishte ngujuar për shkak të një konflikti të mëparshëm të 27-vjeçarit dhe frikës nga gjakmarrja.

Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 04:30 të mëngjesit, ndërsa i riu sapo kishte dalë nga shtëpia.

Më konkretisht në Mamurras, afër xhamisë së qytetit, Pepa u plagos me armë zjarri.

I riu u transportua për në Spitalin e Traumës në Tiranë, por rrugës ndërroi jetë.

Pas hetimeve të Policisë u bë i mundur identifikimi i autorit të dyshuar.

Ai është A.M., 49 vjeç, banues në Mamurras i cili u shpall në kërkim dhe punohet për kapjen e tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet