
Këtë të hënë humbi jetën nga COVID-19 një 17 vjeçar nga Elbasani, pa asnjë sëmundje shoqëruese.
Sipas burimeve, mësohet se i riu është identifikuar si Qamil Seiti.
I riu ishte prej një jave në spital dhe koronavirusi i kishte dëmtuar tërësisht mushkëritë duke ia bërë të pamundur frymëmarrjen në mënyrë të pavarur.
Po ashtu bëhet me dije se ai kishte 4 ditë në intubim.
Krahas tij, në spital gjendet i shtruar edhe babai, kurse nëna kishte dalë para pak ditësh nga spitali.
Po këtë të hënë ndërroi jetë edhe një 28-vjeçare nga Elbasani.
Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/
Leave a Reply