Kurti hoqi taksën, reagon Haradinaj: Sonte Albin Mashtruesi u dorëzua para Serbisë

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti komunikoi sot përmes një konference të jashtëzakonshme se më 15 mars largohet pjesërisht taksa ndaj Serbisë, por që do të rritet 100 për qind më 15 qershor në rast se Serbia dhe BE-ja nuk veprojnë.

Përmes një shkrimi në Facebook, Haradinaj e ka quajtur Kurtin sërish mashtrues, duke thënë se me veprimin e fundit, kryeministri ka nisur kthimin e Serbisë në Kosovë. “Sonte Albin Mashtruesi u dorëzua para Serbisë. Ky është fillimi i kthimit të Serbisë dhe Rusisë në Kosovë. Albin mashtruesi nga sot je përgjegjës për ripushtimin ekonomik të Kosovës nga Serbia. Zoti e bekoftë Kosovën dhe popullin e saj”, ka shkruar Haradinaj.

Kujtojmë që i dërguarii Posaçëm i SHBA-ve, Richard Grenell ka thënë se taksa duhet larguar dhe nuk duhet vendosur reciprocitet, duke ushtruar presion të vazhdueshëm ndaj Kurtit.

Ndërkohë, pro heqjes së taksës ka qenë edhe Lidhja Demokratike e Kosovës.

Zëvendëskryeministri Hoti, ka pohuar se tarifa duhet larguar dhe duhet të ruhen raportet e mira me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe vendet e Bashkimit Evropian.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/



Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet