
Arben Rrozhani
Në 32 faqet e raportit të Avokatit të Popullit për shembjen banditeske të kompleksit të Teatrit Kombëtar, natën e 17 majit, dhe dhunën ndaj civilëve që pasoi aktin barbar, nuk gjen të përmendur në asnjë radhë fjalët “qeveri’, “bashki”, “Rama”, ‘Veliaj”, ndërsa fjala “terror” është fshehur, e përmendur vetëm një herë, në mes të faqes 19-të.
Edhe avokati i Ramës nuk do ta kishte qëndisur më bukur, se sa Avokati i Popullit, Erinda Ballanca, që historikisht njihet si avokatja e Lulzim Bashës dhe e PD-së.
Duke u shprehur me tonet frikësuese dhe paralajmëruese të Silva Binos së Institutit të Shëndetit Publik, meraku më i madh Ballancës për aktin barbar dhe banditesk të shkatërrimit të Teatrit paska qenë mosmbajtja e distancës deri në 2 metra nga Policia e Shtetit, duke u bërë burim për përhapjen e virusit.
Nuk paska asnjë vlerë çuarja e tyre që në mesnatë si hordhi, përdorimi i tyre të armatosur deri në dhëmbë me armë automatike, kapuçë, armë brezi dhe pa numër identifikimi kundër qindra aktivstëve dhe qytetarëve që u shkelën, u poshtëruan, prangosën, dhunuan në rrugë, furgonë dhe komisariate, vetëm pse ishin kundër shkatërrimit të një monumenti të kujtesës sonë artistike dhe kulturore, që u rrafshua për t’i hapur rrugën projektit korruptiv të një teatri-bunker që do të mbajë mbi shpinë 7 kulla.
Nata dhe dita e errët e 17 majit, në kulmin e pandemisë, ishte një njollë turpi për Shqipërinë, ndërsa qeveria, bashkia e Tiranës dhe Policia e Shtetit, e ka ngrënë turpin me bukë, me kohë e vakt.
Të rekomandosh “marrjen e masave organizative dhe financiare” pse 449 policë të mbështetur nga qindra të tjerë lloj-lloj forcash dhe rrobash, nuk kishin numër identifikimi, do të thotë të lash m***tin me sh***rrë, kur i madh e i vogël e mori vesh se ata nuk ishin aty për të përfaqësuar dhe mbrojtur shtetin ligjor, por një biznes të paligjshëm dhe korruptiv.
Por një raport i tillë duhej bërë, se kështu e do puna, edhe pse 6 muaj pas asaj nate të zezë dhe shkruar e zeza mbi të bardhë se Avokati i Popullit është një zonjë që kishte apartamente te pallati mbi det i Lulzim Bashës që Rama ia hodhi në erë me tritol 7 vite më parë, dhe ia dha dëmshpërblimin me paratë tona, në Gjykatën e Strasburgut. Ajo e ka marrë pjesën e vet dhe tani, nga kolltuku i Avokatit të Popullit, luan rolin e avokates së Bashës që bën avokatinë e krimeve të Ramës dhe Veliajt.
Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/
Leave a Reply