Kubova e Piqerasit dhe fantazia e bariut Ervis

Foto 2 nga 1 Pas Para

Reportazh në ekzotikën e peisazhit magjepsës, detin prej kristali, pulëbardhat që nuk trëmben nga plazhistët e vetmuar e çiftet që preferojnë të bëjnë këtu dashuri e të ndonjë italiani që vjen enkas nga bregu i përtejmë dhe ngrë çadrën e tij midis shkëmbinjëve të anëdetit, rrëze shkurreve gjigande.

Miho Gjini

Zbres përsëri në të tatëpjetën e plazhit të virgjër të Kubovës, që ekipi misterioz i Facebook-ut e ka propozuar disa herë që ta ripublikojë në ekranin e vet. Se, kishte diçka fort të veçantë këtu: ekzotikën e peisazhit magjepsës, detin prej kristali, pulëbardhat që nuk trëmben nga plazhistët e vetmuar e çiftet që preferojnë të bëjnë këtu dashuri e të ndonjë italiani që vjen enkas nga bregu i përtejm dhe ngrë çadrën e tij midis shkëmbinjëve të anëdetit, rrëze shkurreve gjigande. Zbardhon rëra e imtë e jodizuar në një distancë afro dy kilometra e gjatë, deri në kodrinën e fundme të Kubovës, pikërisht atje, ku Bariu Piqerasiot Ervis, i biri i Gëzim Çaushit, i ardhur ne Piqeras prej një kohe që s’mbahet mënd dhe ka ngritur tash dy vite më parë tëndën e vet prej kashte, si një fantazi të çartur poetike!

Jam tashmë në “limanin e fundit të jetës” dhe mundohem të çapitem deri posht kësaj parajse të paprekur (të të gjithëve e të askujt), ku ka mbetur vetëm një fortifikim gjigand, nga ato që rreshtoi Diktatori gjatë gjithë këtij bregu piktoresk (atëhere të paprekshëm nga imperialistët, revizionistët e kampitalistët e përtejdetit, po edhe nga banorët, ku patrullonin në ditënatën e gjatë e të lemerishme, rojet kufitare!), me dy shkopinjë, si një nga të marrosurit e fundit, që kërkon të “bëjë ski” nëpër brigje e shtigje dhishë, duke u çapitur pas “Arëzës time”, Elenit dhe shoqeve të saj, Lolës nga Lushnja, Marjetës e së motrës se saj nga Zhulati, -nuse të ardhura në Piqeras e të katër fëmijëve të tyre, që hidhen si kecërit para meje, derisa të kridhen në det me gjithë rrobat e trupit. E pikërisht këtu, të shehë Perëndia, “Dielli babaxhan i Faslli Halitit, President i Plazhit” që ia nxiu jetën atëhere të ziut Faslli nga Lushnja, poetit e mikut tim të shkëlqyer, si edhe në afërsi të afro 200 pulëbardhave që zbardhojnë pak më tej. E po këtu do të nisë edhe filli i këtij reportazhi të pamenduar, kur do më ngacmonte etja e tmerrshme për të pirë një kafe, pas zhytjes time në thellësin e blunjtë prej një shkëmbi të rrokullisur nga mali e të ngulur në thellësinë e kumit që ndritë si pasqyrë dhe që do më bënte të merrja udhën prej rëre e prej gurëve të shtufës, të grryer e të lëmuar nga dallgët, që e bëri edhe mikun tim vitin e kaluar, gazetarin Dilaver Baxhaku, që erdhi të pushoj në shtëpinë time në Piqeras, e i “mori koka erë” të gjënte pak më përtejë, në kufirin ndarës me Borshin , kioskën prej drurësh e kashte të Ervisit të Gëzimit nga Piqerasi. Mirëpo, sa më shumë që i afrohesha kësaj “çpikjeje të Ervisit”, aq më tepër më bëhej sikur më largohej, në atë distancë prej afro dy kilometrash të tjera, nga “shtegu i pakalueshm”, i rrahur prej dallgëve, midis gurësh të lëmuar , ku kishin mbetur vetëm disa shishe bosh e shapka të këputura vajzash, që s’dinë nga venë e struken për t’iu “fshehur syrit të kurjozëve”. Por do të mbrrija aty, do të sodisja sheslonget e mbuluar me “çati me kulm” prej kashte dhe do të mbahesha në dy litarë të trash anijesh për t’u ngjitur përmes shkallareve të improvizuaro ‘të “Parajsës së Ervisit”.

Dhe befasia të përthithë në brëndësi të po asaj “virgjërie” që ka vet natyra, e paprekur, emocionuese, në pragun e një shpërthimi poetik, pas qetësisë së shurdhët. Tre djem, me të njëjtën moshë e këmishë laramane veshur, buzëqeshin përbri banakut të drunjtë dhe lëvizin në drejtimin tim njëherësh. “Mos luani vëndit, -lutem unë, sa ta shkrep aparatin!”, duke u thënë, po ashtu, një det me fjalë, ngaqë ata as mund ta mernin me mënd se mezi kisha aritur deri aty, se doja bile qe të kthehesha mbrapsh, porse , shtova, që më kishte bërë kureshtar aq shumë Dilaveri, Dilaver Baxhaku, gazetari që shkeli i pari në kasollen tuaj, qesha unë, duke më shastisur, me këtë çpikje në natyrë, pak më tepër e më bukur se natyra, -e ja ku më keni edhe mua, po kaq të rrjedhur se Dilavari e që me vrap ja postoi Mero Bazes reportazhin e tij,-po ku e keni Ervisin ,xhanëm, apo më është fshehur gjëkundi nëpër ferrra?!  Po prisni pak e mi numëroni këto monedha nëse mjaftojnë për dy kafe ekspres e dy shishe me ujë të pa gazuar, me nje gotë plot me copa akulli e  thireni, ju lutem, të më vijë këtu Ervisi patjetër, që ta urojë  për këtë  bina, alla Robinson Kruzo….. Dhe do të ulesha menjëherë pa pritur çdo më thonin djemt e shushatur, me një buzëqeshje  të ravijëzuar nëpër fytyrat e tyre të përvëluara nga dielli i Jugut….Kafeja më erdhi menjëherë e me gjithë çkërkova rrëmujshëm, tek fotografoja disa gurë të lëmuar prej dallgëve të vëna njeri mbi tjetrin në mesin e tryezës rrethore me dru lisi, të lyera me ngjyra të ndryshme, ku, tek sejcili, shkruheshin anglisht emrat e stinëve, të planeteve e shprehje që rinia i ka në “majën e gjuhës” në përdorimin e përgjithshëm….Një djalosh që fliste pa pushim me një vajzë bukuroshe, veshur me një “mantel” transparent, qe i nxirrte në pah trupin e derdhur e që mezi e dëgjonte llafologjine time  të gjatë, më pa vëngër, tek e drejtova objektivin e aparatit nga Porto Palermo, që enkas mund ti kapte edhe ata… Po ndofta asgje nuk do te ndodhte me ardhjen e Ervisit, që rrëfeu respekt të vecantë e  kënaqësi miqësh të njohur.

Nuk e mbaja mënd këtë djalë të pashëm e plot energji rinore. Reflektonte mirësi, qetësi shpirtërore e pakez lodhje. Folëm gjatë e ngatruar mendimesh, për të dalur tek një dëshirë e përbashkët se, viti i dytë i tendës së tij e kishte përligjur veten , duke kapërcyer xhelozinë e fqinjëve të bizneseve të vjetëra e te reja e duke “thithur” plazhistët e natyrave të virgjëra, për më shumë qetësi e më pak zhurme, aty ku natyra bëhet pjesë e ytja. Një terren që thyhet e mënjanohet prej ngrehinave të betonuara me disa kate, me  konstruksionet metalike e tendave prej mushamaje të lyera me gjithfarë lloje ngjyrash.”Do të preferoja, i them unë që ti përmbahesh sa më teper natyrës së relievit, duke i shtuar atij gjelbërimin, ujin, rrugën, ndriçimin dhe shërbimin e kulturuar, pa hedhur asnjë gram beton, as kapriata me hekura, as ta mbushësh lokalin tënd modest me bookse çoroditëse te tollovisë qe prishin shijet e të rinjëve”…Ndërsa Ervisi, që tashmë nuk ngjet aspak me bariun e dikurshëm me brucë e kërrabë, rrëfen ambicjet e tij të së arthmes që nisi me hapjen e rrugëve, për vete e për të tjerët, për gjetjen e ujit të pijshëm e sjelljen këtu të tubacioneve e të çezmave me ujin e bollshëm, me sistemimin e rregullt te ujrave të zeza, për ndërtimin e një linje të tensionit të ulet me të gjitha parametrat teknike..Gjithëçka me parat e veta, të siguruara nga kopeja deri 500 kokë bagëti e të atit Gëzim Çaushi, banor nga më të hershmit që erdhën me banim në Piqeras, për verimin e së cilës, babë e bir, ndërtuan rrugën malore te Lavanit privatisht, disa km. të gjatë, per te dalur në Kalasë e Tatëzatë……”Pa investuar në një diçka tënden me kurajo e guxim, nuk mund të ndërtosh diçka tjetër tënden, po ashtu…Se, me atë kope bagëtish,-vazhdoi ai, sigurojë këtu, mishin e fresket, djathin, gjizën, salcën e kosit e dhallën që preferohen nga klientët…Keto i marim nga mali, ndërsa peshkun e ka deti, gjithashtu të freskët, porsa peshkohen nga këta djem që natën i ke në det e ditën, deri von i ke këtu me mua…Janë të papërtuar,,,Dhe vijnë që nga Tirana këtu për të punuar me mua,,,Ai i gjati ka mbaruar për anglisht e kujdeset edhe për këto shkrimet që shikon tek trungu “i pikturuar nga dallgët” dhe nëper këto zallishte e gurë të zgjedhur petashuqe që shehë mbi tavolinë,,,Këto janë disa anë të veçanta të punës tone”,-tha ai duke e mbyllur rrëfimin e tij të biznesit, me një buzëqeshje plot modesti….”Salute!”,-përshëndeti dikush me tricë në koke që u ulë në tryezën pranë…”Është një Italian që e ka zënë meraku me lokalin tim”,-tha Ervisi…..Dy vajza të reja kaluan aty pranë, duke u argalisur me njera tjetrën e morën shtegun e shkureve të dëndura nga krahu ynë i djathtë…E pyes me shikimin tim kureshtar….”Andejë kam ndërtuar tualetet…Pak më lartë tyre  kam ndërmend që të ndërtoje disa apartamente pushimi prej druri….” E fantazia e tij mori të përpjetën , me një gëzim të ndritshëm në sy….Te atin e quajn Gëzim gjithashtu, po djali i tij  mbart  kënaqësin e krijimit të një lloji tjetër,,,Se, të bësh biznes duhet edhe të fantazosh, të krijosh, të përballesh edhe me ligjet e vëndit, me zilitë e konkurentëve, po edhe me ligjet e natyrës e të mbetesh brenda natyrës…”E ke përkrahjen e Bashkisë”?…”Posi jo…Gjergji Goro është vetë i ri në moshe dhe e përkrah të renë që lind e zhvillohet këtu”…”Pra, ti Ervis, nuk je një PPP koti, as zhvatës fondesh publike, as problematik në likujdimin e faturave e taksave të shtetit dhe as i kondraligjshëm.  Se, i siguron pushuesve një komoditet të qetë e të preferuar, sa më afër natyrës, duke i bërë vetë që të gjitha…Pra, ti je nje HERO i kohës sonë!”, shprehem unë i egzaltuar,,.”Jo,-nuk jam aspak hero;  se nuk kam aritur akoma t’u mbush mëndjen të tjerëve, që kjo rrugë e gjatë deri këtu, nuk bëhet dot vetëm prej meje, me të gjitha parametrat teknike, po ashtu edhe linja elektrike,,,Këllqet e nje bariu edhe mund të thyhen po nuk u afruan edhe të gjitha bizneset gjatë këtyre 5 km plazh që ka Borshi ..E, jo që gjithkush të asfaltoje, zbukurojë e menazhojë vetëm atë copë rrugë që ka përpara lokalit të vetë, ndërkohë qe automjetet mund të shkatrrohen sa të mbrijnë deri këtu na ato mijëra gropa që ka ende rruga jonë e Bregut…Si të ishim në Hënë! Dhe Ervisi ra në trishtimin e tij, pasi preku “Thembrën e Akilit”.

Nuk e ngava më tej…Bleva edhe nje shishe uji të ftohtë që ta kisha për rrugën e kthimit, në Kubovën e Piqerasit dhe ika,,,Me mua në mëndje, u fiksua ky njeri i thjeshtë e kurajoz, derisa mbrita tek Bunkeri i Enverit, para të cilit thekeshin në diell, jo shumë largë pulëbardhave, shoqërueset e “Arëzes” time, që do të grindej menjëhere me mua për vonesën e gjatë pak më pertejë,,,Po qe pisku i vapës së mbasdites dhe unë u kridha në det, pa folur, bashkë me mendimet që më karfosën trurin për reportazhin që m’u tekë të shkruaja. Qe koha kur nga ana e Bunkerit u duken edhe kokat e dhive te Enverit (sepse kështu e quajnë, me të vërtetë shepragun, të zotin e atyre bagëtive kryeneçe!) për të pirë ujë aty ku derdhet në det “bishti fundor” i kanalit të Kalasës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet