×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Kthejeni “babanë” e gjuhës shqipe në shtëpinë e tij

PicMonkey CollageIntelektualë dhe qytetarë elbasanas kanë ndërmarrë nismën për kthimin e “Babait të Gjuhës Shqipe” në shtëpi. Fakte të reja të zbuluara kohët e fundit kanë ndryshuar rrjedhën e historisë së vendlindjes së vërtetë të Kostandin Kristoforidhit. Në fakt, ish- shtëpia muze e përshtatur në kohën e diktaturës, ka lidhje vetëm me ditët e fundit të jetës së iluministit më të madh shqiptar. Ajo ishte një banesë mes shtëpisë së Papajanëve ngjitur me shtëpinë e Taq Budës. Korrespondenca e të birit të Kristoforidhit, Filip Kristoforit, që mban datën 19 nëntor 1963, me drejtorin e bibliotekës publike “Qemal Baholli”, Thanas Konomi, vërteton se autoritetet ishin në dijeni të shtëpisë reale ku lindi gjuhëtari i madh, por nuk dihet pse u vendos që shtëpi muze të mbetet ajo ku ai vdiq.

Kjo shtëpi i përkiste Dhimitër Bibasë, dhëndrit të Kostandin Kristoforidhit i njohur në lagje si Mim Bibaja, i cili ishte i martuar me vajzën e vetme të tij, Kleopatrën. Duke ju përgjigjur interesit të Thanas Konomit në atë kohë se çfarë mendimi kishte i biri për muzeun e të atit, Filipi, që u martua me një franceze dhe vdiq në mërgim shkruan: “Muzeu – Ju më thoni se pleqënia Elbasanit ka vum ndërment të ngrehi ose të përkthej shtëpin e Mimës ( si muze, aty ku leu im atë.

Ky mendim asht i pëlqyeshëm se dëften një shpërblesë dhe kujtim për dijetarin elbasanas, themeltar i gjuhës shqipe”. Kjo shtëpi shërbeu si muze për Kristoforidhin deri në mesin e viteve ‘90. Më tej ajo humbi funksionin dhe deri më sot praktikisht për themeluesin e gjuhës shqipe nuk ka një muze të mirëfilltë. Stërnipi i Kristoforidhit, Rudolf Deliana, shprehet se ka ardhur koha që gjuhëtari ynë i madh të kthehet në strehën e tij. “Shtëpia ku vdiq nuk ka kurrfarë lidhje me Kristoforidhin.

Nuk ka asnjë të dhënë se në atë shtëpi ka lindur vërtet ai. Dhe kur them asnjë të dhënë e them me bindje, sepse sipas vetë bashkëkohësve që jetuan me të, si Loshi i Pap Mihalit, e kanë kundërshtuar hapur”. Në vitin 1910 Simon Shuteriqi bëri një jetëshkrim të thjeshtë për Kristoforidhin dhe aty ai tregon se gjithçka ka shkruar i ka marrë nga goja e dhëndrit të Kristoforidhit, Mim Bibasë, që gjithashtu e kishte garantuar që deklarimet që bënte i kishte dëgjuar nga vetë goja e Kristoforidhit. Stërnipi i Kristoforidhit shprehet se ekziston shtëpia e vërtetë e lindjes së tij, e cila është mirë që të kthehet në muze sa më parë. “Po. Ka një shtëpi e cila ka lidhje të drejtpërdrejtë me Kostandin Kristoforidhin. Ajo është shtëpia e Dhimitër Bibasë, të cilin e thërrisnin shkurt Mim Bibaja.

Ai ishte i martuar me vajzën e Kostandinit, Kleopatrën. Siç dihet, Kostandini vdiq më 1895. Një vit më vonë vdiq e shoqja, Eleni. Pas vdekjes së Elenit, dorëshkrimet, fjalori, sendet dhe gjithçka mbeti në shtëpinë e Kostandinit i dërguan në shtëpinë e së bijës së tij, Kleopatrës. Këtë e dëshmon edhe Mim Bibaja në kujtimet e tij. Në këtë shtëpi u ruajt edhe dorëshkrimi i fjalorit të Kristoforidhit. Po të mos ishte ruajtur fjalori këtu nuk do të kishim sot një të tillë. Në atë shtëpi u ruajt edhe e vetmja fotografi origjinale e Kristoforidhit nga e cila kanë dalë fotot që qarkullojnë sot. Monumenti që kemi dhe busti i varrit janë kompozim i kësaj fotografie”.

Arsyet e ndërtimit të shtëpisë muze

Intelektualët elbasanas argumentojnë arsyet e kthimit të shtëpisë së Kostandin Kristoforidhit në muze. Rudolf Deliana shprehet se: “Së pari, aty lindi Kristoforidhi, së dyti, banoi e bija e tij Kleopatra, së treti, u ruajt dorëshkrimi i gjuhës shqipe, së katërti, në aspektin arkitektonik, është një ndërtesë origjinale e fundit të shekullit të XVIII, që ruhet ende edhe sot me çardakët, dritaret dhe çatinë karakteristike, që janë fiksuar në foto e kartolina, së pesti ndodhet në zemër të qendrës historike të lagjes “Kala”, aty ku ndodhen shtëpitë karakteristike, rrugët me kalldrëm, institucionet e vjetra fetare, shkollat, shtëpitë ku banuan kolosët e mendimit shqiptar. Pra, parë në këtë këndvështrim kjo ndërtesë i plotëson të gjitha kushtet për të qenë shtëpi muze”.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Horoskopi ditor, e diel 2 maj 2021

Horoskopi ditor, e diel 2 maj 2021

Publikuar më 02.05.2021
Dashi Është diçka e mrekullueshme që ju keni një qëllim të r...

Dashi Është diçka e mrekullueshme që ju keni një qëllim të ri dhe yjet ju këshillojnë që të punoni mbi këtë qëllim sa më shpejt që të jetë e mundur, nëse doni ta arrini atë. Për të marrë ndihmën që ju nevojitet, gjeni disa njerëz të ngjashëm me të cilët ndani shpresat dhe ëndrrat tuaja. […]

Lexo më shumë

Horoskopi ditor, e shtunë 1 maj 2021

Horoskopi ditor, e shtunë 1 maj 2021

Publikuar më 01.05.2021
Dashi Keni bërë një rrugë të gjatë dhe është koha për të shi...

Dashi Keni bërë një rrugë të gjatë dhe është koha për të shijuar shpërblimet e punës suaj. Nëse mendoni se mund të vazhdoni të ecni përpara pa pushim, keni shpresa joreale për veten. Ju nuk jeni robot! Demi Ka shumë gjëra që ju duken të paqarta. Si rezultat i kësaj, këshilloheni të mos merrni vendime […]

Lexo më shumë

Horoskopi ditor, e hënë 26 prill 2021

Horoskopi ditor, e hënë 26 prill 2021

Publikuar më 26.04.2021
Dashi Të lindurit e kësaj shenje nuk duhet të tremben nga pe...

Dashi Të lindurit e kësaj shenje nuk duhet të tremben nga pengesat e përkohshme. Pranoni atë çfarë do të ndodhë gjatë ditës dhe konsiderojeni si mësim. Nëse dëshironi dhe nëse përpiqeni fort, mund t’i zgjidhni telashet. Demi Mund të përmbushni shumë detyra gjatë kësaj të hëne. Fati do t’ju ndihmojë në çdo iniciativë. Mund të […]

Lexo më shumë

Horoskopi ditor, e shtunë 24 prill 2021

Horoskopi ditor, e shtunë 24 prill 2021

Publikuar më 24.04.2021
Dashi Në sjelljen tuaj do të vihen re shenja arrogance. Edhe...

Dashi Në sjelljen tuaj do të vihen re shenja arrogance. Edhe nëse keni arsye për t’u ndjerë krenarë, mos e shprehni dhe mos e teproni. Ka gjasa që të rritet numri i personave që ju kanë zili dhe kjo do t’ju përballë me disa vështirësi. Demi Demat duhet të përpiqen të mos konfliktohen me askënd. […]

Lexo më shumë

Horoskopi ditor, e premte 23 prill 2021

Horoskopi ditor, e premte 23 prill 2021

Publikuar më 23.04.2021
Dashi Lëreni mënjanë humorin e keq të ditëve të kaluara! Tas...

Dashi Lëreni mënjanë humorin e keq të ditëve të kaluara! Tashmë ka ardhur momenti që të shikoni përpara dhe të prisni mundësitë që do ju ofrohen. Megjithatë duhet të mbani parasysh se për të pasur rezultate të mira, nuk mjafton mbështetja e yjeve, por duhet vendosmëria juaj. Demi Duhet të tregoheni pak të durueshëm, pasi […]

Lexo më shumë

Horoskopi ditor, e martë 20 prill 2021

Horoskopi ditor, e martë 20 prill 2021

Publikuar më 20.04.2021
Dashi Ashtu si një lojtar i mirë shahu, duhet t’i parashikon...

Dashi Ashtu si një lojtar i mirë shahu, duhet t’i parashikoni lëvizjet e njerëzve të tjerë dhe të qëndroni disa hapa përpara. Kjo nuk është për konkurrencë, por për të mos humbur shumë kohë. Demi Më shumë njerëz se kurrë kanë rënë në dashuri me idetë tuaja dhe ata janë të interesuar të flasin me […]

Lexo më shumë

Horoskopi ditor, e hënë 19 prill 2021

Horoskopi ditor, e hënë 19 prill 2021

Publikuar më 19.04.2021
Dashi Disa njerëz po tentojnë t’ju tregojnë se si ta udhëhiq...

Dashi Disa njerëz po tentojnë t’ju tregojnë se si ta udhëhiqni jetën tuaj, por ata nuk dinë asgjë rreth jush. Sigurisht, është mirë që t’ju ofrojnë këshilla, por askush nuk e di se çfarë ju nevojitet më shumë se sa ju. E keni në kontroll të jetën tuaj, prandaj mos hezitoni t’ua kujtoni njerëzve këtë […]

Lexo më shumë

Horoskopi ditor, e diel 18 prill 2021

Horoskopi ditor, e diel 18 prill 2021

Publikuar më 18.04.2021
Dashi Detyrimet dhe përgjegjësitë familjare do të marrin një...

Dashi Detyrimet dhe përgjegjësitë familjare do të marrin një pjesë të madhe të ditës tuaj, por mos u shqetësoni. Njerëzit që ju duan ju vlerësojnë pa kushte. Sa i përket çështjeve romantike, gjërat do të marrin kthesë pozitive. Demi Kjo ditë do të jetë pjesërisht me re, por duhet të përpiqeni ta mendoni atë si […]

Lexo më shumë