×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Kthehet në traditë mbështetja e studentëve ekselentë të turizmit

Industria e turizmit luan një rol jetik në ekonominë globale dhe në gjithë komunitetin përkatës. Teksa në vitin 2018 kjo industri gjeneroi 10.4% të Prodhimit të Brendshem Bruto në rang global duke rritur ndjeshëm treguesit e punësimit, viti 2019 pritet të mbyllet me shifra akoma më optimiste.

Në Shqipëri duke iu referuar të dhënave zyrtare të INSTAT por edhe të World Travel and Tourism Council (WTTC), vihet re një rritje e konsiderueshme e numrit të turistëve vit pas viti dhe ndërkohë parashikimet për ecurinë e pozicionimit të saj për vitet e ardhshme, janë tepër pozitive.

Faktor kryesor në krijimin e turizmit të qëndrueshëm e njëkohësisht edhe sfida aktuale në sektorin e turizmit në vendin tonë, është kualifikimi i burimeve njerëzore dhe punësimi i tyre. Në këtë kuadër, Green Coast i cili vazhdimisht ka prezantuar në Shqipëri shërbime dhe programe inovative dhe punon maksimalisht për të ofruar standardin e munguar prej vitesh në turizmin shqiptar, ka ndërmarrë një nismë në drejtim të mbështetjes së studentëve që studiojnë për të punuar në këtë industri.

Ashtu si dhe vitin e kaluar, edhe këtë vit Green Coast akordoi sërish bursë studimi për studentë ekselentë në degën e Turizmit.

Këtë vit fituese e bursës është Drilona Shehi, 23 vjeç, studente e degës “Menaxhim Turizmi“, pranë Universitetit të Tiranës. Kriteret kryesore të përzgjedhjes së Drilonës si fituese e kësaj burse, ishin arritja e rezultateve të larta gjatë nivelit bachelor, si edhe dega e përzgjedhur e studimeve në fushën e turizmit. Kjo iniciativë ndërmerret në kuadër të vlerësimit të studentëve të turizmit, si një potencial i lartë për t’u punësuar pranë projektit Green Coast.

“Green Coast është projekti më i rëndësishëm i Grupit Balfin në fushën e turizmit e një ndër projektet me impakt të madh në zhvillimin e turizmit dhe ekonomisë shqiptare. Duke synuar që edhe në Shqipëri të kemi mundësi të prekim nivelin elitar të turizmit sikurse në vendet më të zhvilluara të botës, ne po punojmë për të ngritur një strukturë të mirëfilltë dhe mekanizma të shumëfishtë, të cilat përfshijnë edhe arsimimin e kualifikimin e burimeve njerëzore. Bursat që po ofrojmë për të mbështetur studentët ekselentë të turizmit janë një pikë e rëndësishme e gjithë strategjisë dhe punës që po bëhet në këtë drejtim”– shprehet Ogerta Manelli, Menaxhere e Burimeve Njerëzore në Green Coast.

E pyetur pse vendosën të ndërrmarrin këtë iniciativë, znj. Manelli shprehet:

“Për t’ju përgjigjur kësaj pyetje po përmend një shrehje të Nelson Mandella: Arsimi është arma më e fuqishme që mund të përdorësh për të ndryshuar botën.

Nëpërmjet kualifikimit të burimeve njerëzore e më pas punësimit të tyre në profilin ku ata specializohen, jemi në rrugën e duhur për rritjen e standardeve të turizmit”.

Si një industri shumë dinamike e me ndryshime të vazhdueshme, turizmi kërkon vazhdimisht burime të kualifikuara njerëzore, me njohuri dhe aftësi të reja, të nevojshme për të kryer në mënyrë sa më efikase të gjitha funksionet menaxheriale, administrative e operacionale. Në këtë kuadër, Green Coast synon që këtë nismë ta kthejë në një traditë ku çdo vit të mbështesë e të përgatisë studentë ekselentë të turizmit, duke kontribuar që në gjenezë në krijimin dhe ofrimin e turizmit elitar në Shqipëri.

Grupi Balfin i kushton një vëmendje të veçantë përgjegjësisë sociale, për të qenë sa më pranë komuniteteve dhe nën kujdesin e posaçëm të vetë presidentit të Grupit, z. Samir Mane, zbaton një strategji të koordinuar për të gjitha kompanitë e tij, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në shtetet e tjera ku Grupi operon.

Nga fondi dedikuar këtij qëllimi në vitin 2019 Grupi Balfin alokoi 1 milionë e 50 mijë euro dhe padyshim që mbështetja e arsimit dhe kualifikimit të mëtejshëm profesional, përfshirë edhe fushën e turizmit zë një vend të rëndësishëm.

(Shkrim Promocional)

 

 

 

 

 

 

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ju duket i drejtë vendimi i qeverisë që e cilëson vrasjen e Klodian Rashës si aksidentale dhe i jep 8 pensione sociale familjes?

Loading ... Loading ...

Me Jumbo, ka gjithmonë një arsye për të festuar!

Me Jumbo, ka gjithmonë një arsye për të festuar!

Publikuar më 04.12.2020
Festat e fundvitit po afrojnë dhe dekorimi i shtëpisë apo pë...

Festat e fundvitit po afrojnë dhe dekorimi i shtëpisë apo përgatitja e dhuratave është një mikëpritje e denjë që i bëhet fillimit të një Viti të Ri, të shpresave dhe objektivave të reja dhe një shenjë e shprehjes së dashurisë për njerëzit tanë më të rëndësishëm. JUMBO plotëson nevojat dhe dëshirat tuaja, përmes gamës së […]

Lexo më shumë

“Green Coast” konfirmohet këtë vit si destinacioni më “In” në Shqipëri

“Green Coast” konfirmohet këtë vit si destinacioni më “In” në Shqipëri

Publikuar më 12.11.2020
Viti 2020 nuk mundi dot të na ndajë prej pushimeve në bregde...

Viti 2020 nuk mundi dot të na ndajë prej pushimeve në bregdet. Vizitorët dhe admiruesit e rivierës shqiptare, gjetën këtë vit një destinacion të ri mes shkëmbinjve dhe gjelbërimit, Plazhin e Çezarit (Caesar’s Beach),në bregdetin e Palasës. Stili i rafinuar i kompleksit “Green Coast” zgjon tek secili prej nesh vlerësimin për natyrën, dhe sqimën për […]

Lexo më shumë

Njoftim për tender-Rikonstruksioni i shkollës “Ramazan Karaj”

Njoftim për tender-Rikonstruksioni i shkollës “Ramazan Karaj”

Publikuar më 11.11.2020
  Tender Announcement – ITB – Reconstruction Rama...

  Tender Announcement – ITB – Reconstruction Ramazan Karaj Joint High School   Subject: ITB – Reconstruction Ramazan Karaj Joint High School The United Nations Development Programme in Albania is seeking to receive applications from interested companies who wish to be considered for the provision of the below mentioned services. “ITB – Reconstruction Ramazan Karaj […]

Lexo më shumë

“Balfin” dhe “Tirana Bank” i dorëzojnë shtëpinë e rikonstruktuar familjes Lezo në Sarandë

“Balfin” dhe “Tirana Bank” i dorëzojnë shtëpinë e rikonstruktuar familjes Lezo në Sarandë

Publikuar më 13.10.2020
Tirana Bank, me nismë të Presidentit të Grupit BALFIN Samir ...

Tirana Bank, me nismë të Presidentit të Grupit BALFIN Samir Mane, i ka kthyer buzëqeshjen Albinës së vogël, vajzës së mitur të familjes Lezo në Sarandë. Përveç rikonstruksionit dhe rregullimeve, u realizua edhe mobilimi i apartamentit. Në fund të muajit Qershor 2020, emisioni “Fiks Fare” në “Top Channel” tregoi kushtet e mjerueshme ku jetonte familja […]

Lexo më shumë

Njoftim tenderi për rikonstruksionin e shkollës ‘Ismet Nanushi’

Njoftim tenderi për rikonstruksionin e shkollës ‘Ismet Nanushi’

Publikuar më 07.10.2020
Tender Announcement – ITB – Reconstruction of Ismet Na...

Tender Announcement – ITB – Reconstruction of Ismet Nanushi school   Subject: ITB – Reconstruction of Ismet Nanushi school  The United Nations Development Programme in Albania is seeking to receive applications from interested companies who wish to be considered for the provision of the below mentioned services.  “ITB – Reconstruction of Ismet Nanushi school” Companies […]

Lexo më shumë

Njoftim për shpallje tenderi për punimet në shkollën profesionale në Kamëz

Njoftim për shpallje tenderi për punimet në shkollën profesionale në Kamëz

Publikuar më 05.10.2020
Tender notice Date (Advertisement Date)01October, 2020 KfW P...

Tender notice Date (Advertisement Date)01October, 2020 KfW Procurement Nr. 505654   Procurement of Ref. AL-KMZ-01/2020: Rehabilitation, extension and capacity upgrade of the MFC Kamza (construction works), in Albania. KfW Procurement Nr. 505654 Deadline: 30October, 2020   Prequalification   Country:                                 The Republic of Albania Financing:                              KfW Development Bank ReferenceNumber:               BMZ No: 2016.6750.0 Subject:                                  Procurement […]

Lexo më shumë

Tirana Bank, më pranë risive teknologjike

Tirana Bank, më pranë risive teknologjike

Publikuar më 17.09.2020
Zhvillimet me ritme të shpejta në fushën e teknologjisë së i...

Zhvillimet me ritme të shpejta në fushën e teknologjisë së informacionit kanë sjellë sfida të reja për sistemin bankar. Strategjia konkrete e Tirana Bank, për të qenë në sinergji të plotë me zhvillimet teknologjike,  konsistoi ndër të tjera dhe në ndërtimin e një website të ri që do të përmirësojë eksperiencën konsumatore, duke lehtësuar përdorimin […]

Lexo më shumë

One Telecommunications paraqitet zyrtarisht

One Telecommunications paraqitet zyrtarisht

Publikuar më 11.09.2020
Telekom Albania tashmë është ONE Telecommunications, dhe kës...

Telekom Albania tashmë është ONE Telecommunications, dhe kështu nis një epokë e re për operatorin e parë të telefonisë celulare në vendin tonë. Ky ndryshim i rëndësishëm u bë dje i ditur nga aksionerët e kompanisë, dhe përparësitë janë menjëherë të dukshme. Elvin Guri, aksioneri më i madh i ONE Telecommunications, u shpreh se tani […]

Lexo më shumë