×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Kryetari i partisë ‘Zgjidhja’, Koço Kokëdhima, letër drejtuar diplomatëve të huaj në Tiranë

Kreu i partisë ZGHIDHJA, zoti Koço Kokëdhima, ju ka drejtuar një letër ambasadorëve të huaj në Shqipëri. Shqetësimi i tij është situata aktuale në të cilën ndodhet Shqipëria, ku po lufton që prej marsit me pandeminë Covid-19.

Kokëdhima thekson faktin se vendi po përballet me shifra të larta të përhapjes së virusit, numrit të viktimave dhe pamundësinë e kurimit dhe shpëtimit të jetëve njerëzore në spitalet publike.

Kreu i ZGJIDHJA-s, shkruan se shifrat e fundit e nxjerrin Shqipërinë ndër vendet me më shumë të infektuar dhe viktima për 1 milion banorë.

Qeverisjet e Shqipërisë e kanë falimentuar sistemin shëndetësor publik. Shqipëria ka vetëm 1,2 mjekë për 1000 banorë, kur mesatarja e vendeve në zhvillimin është mbi 3 mjekë. Qeveria jep vetëm 3 për qind të PBB-së për financimin e shëndetësisë, kur vendet e Ballkanit Perëndimor e kanë deri në 7%. Shqipëria renditet ndër vendet me numër të ulët shtretërish spitalorë në raport me popullsinë, me 3 shtretër për 1000 banorë, kur vendet e tjera në rajon e kanë dyfish”-shkruan Kokëdhima.

Letra e plotë:

Të nderuar përfaqësues të Trupit Diplomatik të akredituar në Shqipëri!

Po ju drejtohem Ju si përfaqësues të vendeve mike dhe të shteteve të tjera në Shqipëri.

Shqipëria është sot anëtare e NATO-s, ka çelur bisedimet për anëtarësin në Bashkimin Europian dhe ka bërë shumë përpjekje për zhvillimin e saj ekonomik dhe për të qenë faktor stabiliteti në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Si qytetar shqiptar, si politikan në krye të një force të re politike dhe si njeri i biznesit Ju garantoj se populli shqiptar do të mbetet një aleat besnik i vendeve mike dhe partnere, por ai sërish ka nevojë për mbështetje sot kur e gjithë bota është vënë në një situatë të vështirë nga pandemia COVID-19.

Pas 30 viteve pluralizëm, Shqipëria është ndër vendet më të varfra të Europës, sepse qeveriset nga një kastë e korruptuar politike dhe braktiset përditë nga shtetasit e saj që nuk shohin shpresë për ndryshim. Ne jemi ndër vendet më të goditura nga pandemia, e cila ka vënë në rrezik të sotmen dhe të ardhmen  tonë.

Prej heqjes së kufizimeve të ashpra ndaj popullsisë të aplikuara nga qeveria shqiptare në muajt mars-maj, si masa e vetme përballë një sistemi të falimentuar shëndetësor, vendi po përballet me shifra të larta të përhapjes së virusit, munrit të viktimave dhe pamundësinë e kurimit dhe shpëtimit të jetëve njerëzore në spitalet publike.

Deri sot janë zyrtarisht 200 viktima të raportuara, 6536 të infektuar dhe 2957 raste aktive. Autoritetet shëndetësore kanë bërë dhe bëjnë pak testime në ditë krahasuar me vendet e rajonit, por, megjithatë, shifrat e nxjerrin Shqipërinë ndër vendet me më shumë të infektuar dhe viktima për 1 milion banorë. Menaxhimi i situatës është lënë në dorën e Komitetit Teknik të Ekspertëve, që drejtohet nga militantë e servilë inkopetentë të kryeministrit. Qeveria e shfrytëzoi pandeminë për të bërë tendera korruptivë që janë tashmë objekt i hetimeve të drejtësisë.

Qeverisjet e Shqipërisë e kanë falimentuar sistemin shëndetësor publik. Shqipëria ka vetëm 1,2 mjekë për 1000 banorë, kur mesatarja e vendeve në zhvillimin është mbi 3 mjekë. Qeveria jep vetëm 3 për qind të PBB-së për financimin e shëndetësisë, kur vendet e Ballkanit Perëndimor e kanë deri në 7%. Shqipëria renditet ndër vendet me numër të ulët shtretërish spitalorë në raport me popullsinë, me 3 shtretër për 1000 banorë, kur vendet e tjera në rajon e kanë dysfish. Qeveria ia ka hequr fondet shërbimit shëndetësor publik, por ka lidhur mbi 310 milionë euro kontrata 10-vjeçare për koncesione dhe PPP me privatët për shërbime që nuk ndihmojnë as sistemin shëndetësor dhe as pacientët. Qindra mjekë dhe infermierë janë larguar në vendet e Europës Perëndimore dhe eksodi vazhdon.

Situata është dramatike. Kryeministri dhe ministrat janë me pushime, por numri i viktimave dhe i të infektuarve vazhdon të rritet dhe situata do të bëhet edhe më e rëndë në periudhën e vjeshtës dhe të dimrit.

Një izolim i dytë do të ishte katastrofik për vendin, ndaj duhen masa të menjëhershme dhe energjike.

Në këto kushte, ndihma e vendeve Tuaja është jetike për të sotmen dhe të ardhmen e vendit tonë.

Dy spitalet ku shtrohen dhe trajtohen të infektuarit me COVID-19 kanë tani sa të sëmurë të shtruar aq edhe shtretër dhe dy spitale të tjerë kanë mbetur pa u përfunduar, janë pa pajisje dhe personel shëndetësor. Ekipet mjekësore të pakta në numër dhe pa pajisjet e duhura po përballen me pandeminë, ndërsa qindra mijëra qytetarë nuk kanë mundësi të marrin shërbime të tjera shëndetësore, duke shtuar rrezikun për jetët e pacientëve kronikë.

Në këtë situatë dramatike ju bëj thirrje Ju që t’u përcillni qeverive që Ju përfaqësoni apelin tim, që ta ndihmoni Shqipërinë me pajisje mjekësore, spitale portativë, medikamente, kite dhe personel shëndetësor në ndihmë të kolegëve të tyre shqiptarë. Mbështetja  e vendeve që Ju përfaqësoni do të shmangë një katastrofë njerëzore në vend, me pasoja edhe për rajonin e më gjerë.

Ju lutem mos e lini vetëm popullin shqiptar në këto momente të vështira. Au do ju jetë përgjithmonë mirënjohës.

Sinqerisht,

Koço Kokëdhima

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kodi zgjedhor/ LVV: Po bëjnë lojë të pistë të gjitha partitë

Kodi zgjedhor/ LVV: Po bëjnë lojë të pistë të gjitha partitë

Publikuar më 18.09.2020
Lëvizja Vetëvendosje në Shqipëri ka reaguar ashpër pas propo...

Lëvizja Vetëvendosje në Shqipëri ka reaguar ashpër pas propozimit të PS për amendimet në Kodin Zgjedhor. Sipas Bojken Abazit, PS në bashkëpunim me ‘heshtjen’ e PD, LSI dhe Nismës po vendosin prag të dyfishtë në kombëtar dhe dhe lokalë e cila sipas tij është e ‘padëgjuar në botën demokratike, me gjasë dhe në botën jodemokratike’. […]

Lexo më shumë

Refuzohet azili për shtetasin turk/ 9 eurodeputetë i dërgojnë letër Edi Ramës: Mos e deportoni!

Refuzohet azili për shtetasin turk/ 9 eurodeputetë i dërgojnë letër Edi Ramës: Mos e deportoni!

Publikuar më 18.09.2020
Eurodeputetja rumune, Ramona Strugariu së bashku me 9 euro d...

Eurodeputetja rumune, Ramona Strugariu së bashku me 9 euro deputetë të tjerë, i kanë nisur një letër zyrtare kryeministrit Edi Rama ku i kanë kërkuar autoriteteve që të mos depërtojnë shtetasin turk Selami Simsek drejt Turqisë dhe të sigurojnë një gjykim të drejtë. Strugariu thekson se “ngjarjet e përsëritura të mosrespektimit të Burimeve Njerëzore mund […]

Lexo më shumë

Afrohet data e takimit të Procesit të Berlinit, ja çfarë do të diskutohet nga liderët e Ballkanit Perëndimor

Afrohet data e takimit të Procesit të Berlinit, ja çfarë do të diskutohet nga liderët e Ballkanit Perëndimor

Publikuar më 18.09.2020
Takimi tjetër brenda Procesit të Berlinit, i cili do të sjel...

Takimi tjetër brenda Procesit të Berlinit, i cili do të sjellë së bashku drejtuesit e Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimin Evropian, do të mbahet në 10 nëntor në Sofje, Bullgari, kur duhet të miratohet një plan për krijimin e një tregu të përbashkët rajonal, citon Europe Western Balkans. KE thotë se plani është duke u hartuar […]

Lexo më shumë

Ambasadorja amerikane, mesazh të fortë për Gjykatën Kushtetuese: Meta dhe Ruçi duhet të punojnë urgjentisht

Ambasadorja amerikane, mesazh të fortë për Gjykatën Kushtetuese: Meta dhe Ruçi duhet të punojnë urgjentisht

Publikuar më 18.09.2020
Ambasadorja amerikane ne vendin tone, Yuri Kim ka dale sot m...

Ambasadorja amerikane ne vendin tone, Yuri Kim ka dale sot me nje mesazh te forte mbeshtetes per krijimin e nje gjykate kushtetuese funksionale. Me nje shenim ne llogarine e saj ne Twitter, ajo falenderon kreun e shtetit, Meta, dhe kryeparlamentarin, Ruci, qe bene te qarte se vendi duhet te kete tani nje gjykate kushtetuese funksionale. […]

Lexo më shumë

DW: Shqipëria ofron zgjidhje për ndarjen e detit Jon me Greqinë

DW: Shqipëria ofron zgjidhje për ndarjen e detit Jon me Greqinë

Publikuar më 18.09.2020
Kryeministri shqiptar Edi Rama ofroi në Athinë, të mërkurën,...

Kryeministri shqiptar Edi Rama ofroi në Athinë, të mërkurën, (16.09.20) ku mori pjesë në Forumin e revistës “Economist” me temë  “Ballkani, përtej 2020”, dy alternativa për arritjen e një marrëveshjeje Shqipëri-Greqi për ndarjen e hapësirave/zonave detare mes dy vendeve në detin Jon. “Kur bëhet fjalë për zona detare ta zgjidhim çështjen me të tjerë, nëpërmjet […]

Lexo më shumë

Meta: Ende nuk kemi marrë përgjigje nga qeveria për çështjen e detit

Meta: Ende nuk kemi marrë përgjigje nga qeveria për çështjen e detit

Publikuar më 18.09.2020
Përmes një konference për media presidenti Ilir Meta i është...

Përmes një konference për media presidenti Ilir Meta i është rikthyer sërish çështjes së detit, duke u shprehur se zbaton kushtetutën dhe nuk mban qëndrime të dyfishta. Kreu i shtetit thotë se nuk ka marrë përgjigje nga kryeministri Rama për informacionet në lidhje me çështjen e detit. “Është një çështje mjaft sensitive prej të paktën […]

Lexo më shumë

Rama vizitë dy ditore për lobim te CDU/CSU, nuk u takua me Merkel

Rama vizitë dy ditore për lobim te CDU/CSU, nuk u takua me Merkel

Publikuar më 18.09.2020
Ndryshe nga Maqedonia e Veriut, Shqipëria nuk e ka të sigurt...

Ndryshe nga Maqedonia e Veriut, Shqipëria nuk e ka të sigurt, se do të marrë një datë për konferencën e parë ndërqeveritare me BE-në. Gjermania është një nga vendet dyshuese. Burime të Deutsche Welles bëjnë të ditur se kryeministri shqiptar, Edi Rama, ndodhet për një vizitë dyditore në Gjermani. Ai është takuar të enjten, 17.09.20 […]

Lexo më shumë

Lulzim Basha: PD reflektoi 7 vjet në opozitë, pse tani duhet ta besojnë shqiptarët

Lulzim Basha: PD reflektoi 7 vjet në opozitë, pse tani duhet ta besojnë shqiptarët

Publikuar më 17.09.2020
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha thotë se shqipta...

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha thotë se shqiptarët duhet të besojnë te opozita edhe pse në radhët e saj janë politikanë karriere. Në studion e emisionit “Opinion” ai tha se opozita është e vendosur për të rikthyer taksën e sheshtë 9% për të gjitha të ardhurat ndërsa për biznesin e vogël nën 14 milionë […]

Lexo më shumë