×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Kryetari i Listës Serbe në takim me Vuçiçin: Do të mbrohemi me gjithçka kemi në dispozicion!

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç ka nisur një takim në Rashkë të Serbisë me përfaqësuesit politikë të serbëve të Kosovës. Ky takim mbahet pas një aksioni të zhvilluar nga Policia dhe Dogana e Kosovës kundër kontrabandës, që u zhvillua edhe në komunat në veri të Kosovës. Aksioni policor u kundërshtua nga serbët lokalë, të cilët protestuan dhe ngritën bllokada në Mitrovicë të Veriut dhe Zveçan.

Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiç tha se nëse diçka e tillë ndodh edhe një herë, do të ketë një rezistencë të përgjithshme të popullit serb.

Nëse diçka e tillë ndodhë herën tjetër, ne do të bëjmë rezistencë të përgjithshme. Çfarë do të thotë kjo dhe sido që e kuptoni ju, president. Ne do të mbrohemi me gjithçka që kemi në dispozicion”, tha Rakiçi në takim.

Vuçiç u tha të pranishmëve se nëse është e nevojshme, ai do të qëndrojë gjithë natën në Rashkë dhe shtoi se ai dëshiron që të dëgjojë mendimet e të gjithë të ftuarve.

“Ne do t’i zgjidhim të gjitha keqkuptimet”, tha Vuçiç, duke iu drejtuar të mbledhurve.

“Unë nuk do të flas për atë se sa ishim në vitin 1961 dhe se si ramë nga 27 në 11 për qind. Unë nuk do të kaloj nëpër zgjidhje të këqija nga viti 1999, heshtje në pogrom në 2004, ose në 2008, kur Kosova, kur Prishtina shpalli pavarësinë”, tha Vuçiç.

Siç tha, ai e dinë se çfarë mendojnë njerëzit e zakonshëm.

Tetë vjet po kërkojmë të drejtat tona dhe po shohim se cilat janë rezultatet. Kështu që unë e kuptoj pakënaqësinë. Tani na ka mbetur vetëm mosbindja civile dhe largimi nga të gjitha institucioneve të Kosovës”, tha një nga përfaqësuesit e serbëve, i pranishëm, në takim.

Përveç Vuçiçit, në takim marrin pjesë edhe ministri i Brendshëm i Serbisë, Aleksandar Vulin, ai i Mbrojtjes, Nebojsha Stafanoviç si dhe drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë serbe, Petar Petkoviç.

Në këtë takim po marrin pjesë edhe qytetarë serbë nga Kosova, të cilët paraqitën problemet e tyre, kërkuan mbrojtje nga shteti i Serbisë dhe përdorën shprehje fyese kundrejt shqiptarëve.

Në takim, disa qytetarë nuk ishin të kënaqur me reagimin e Serbisë dhe zyrtarëve të saj dhe e ndërprenë tubimin. Vuçiç kërkoi nga të pranishmit në këtë takim të qetësohen pasi ata filluan të akuzojnë njëri-tjetrin./REL

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Këshilli i Sigurimit diskuton për Kosovën, shefi i UNMIK: Mungesë komunikimi nga ana e Prishtinës për aksionin në veri

Këshilli i Sigurimit diskuton për Kosovën, shefi i UNMIK: Mungesë komunikimi nga ana e Prishtinës për aksionin në veri

Publikuar më 15.10.2021
Shefi i misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK), ...

Shefi i misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK), Zahir Tanin i tha Këshillit të Sigurimit se ka pasur mungesë komunikimi nga ana e Prishtinës për aksionin në veri për të zbatuar vendimin e reciprocitetit për targa në fund të muajit shtator. Sipas tij, komunitetit ndërkombëtar dhe KFOR-it si mekanizëm për ruajtjen e paqes, […]

Lexo më shumë

9 të vdekur nga Covid dhe 400 raste të reja brenda 24 orëve në fqinjin tonë lindor

9 të vdekur nga Covid dhe 400 raste të reja brenda 24 orëve në fqinjin tonë lindor

Publikuar më 15.10.2021
Vijon të jetë i lartë numri i rasteve ditore të infektuar me...

Vijon të jetë i lartë numri i rasteve ditore të infektuar me Covid në Maqedoninë e Veriut. Gjatë 24 orëve të fundit në raportin e ministrisë bëhet me dije se kanë rezultuar pozitiv me Covid 413 raste të reja nga 3025 testime dhe kanë humbur jetën 9 pacientë. Prej rasteve të reja në Shkup janë […]

Lexo më shumë

“Kujt i bën vërejtje ti?!”/ 35 vjeçarja shqiptare, sulmon me grushte mësuesen e vajzës së saj

“Kujt i bën vërejtje ti?!”/ 35 vjeçarja shqiptare, sulmon me grushte mësuesen e vajzës së saj

Publikuar më 15.10.2021
Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një 35 vjeçare...

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një 35 vjeçare në Ferizaj, pasi që e njëjta ka rrahur një mësuese. Rasti ka ndodhur në shkollën e mesme të ulët “Naim Frashëri” në Zaskok të Ferizajt. “Stacioni policor në Ferizaj nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, sot rreth orës 08:05, ka pranuar një informacion […]

Lexo më shumë

Ulje e rasteve me COVID-19 në Kosovë, asnjë i vdekur në 24 orët e fundit

Ulje e rasteve me COVID-19 në Kosovë, asnjë i vdekur në 24 orët e fundit

Publikuar më 15.10.2021
Ministria e Shëndetësisë në Kosovë njofton se në 24 orët e f...

Ministria e Shëndetësisë në Kosovë njofton se në 24 orët e fundit janë konfirmuar 20 raste të reja me COVID-19. Këto raste janë zbuluar pas testimit të mbi 1 mijë e 400 personave. Raste të vdekjes nuk janë regjistruar.  “Nga 1.467 testime, 20 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, […]

Lexo më shumë

Sateliti “Rama”

Sateliti “Rama”

Publikuar më 15.10.2021
Arben Rrozhani Ironia dhe sarkazma pasuan deklaratën e djesh...

Arben Rrozhani Ironia dhe sarkazma pasuan deklaratën e djeshme të kryeministrit Rama në Kuvendin e Shqipërisë se vendi do të lëshojë dy satelitë “Albania 1” dhe “Albania 2” në hapësirë, për t’iu shtuar 7389 të tillëve që llogariteshin mbi kokat tona në prill 2021. Sot ai e përsëriti këtë deklaratë, edhe më serioz, dhe, sipas […]

Lexo më shumë

Situata në Maqedoninë e Veriut, 13 viktima në 24 orët e fundit dhe 421 të prekur nga COVID-19

Situata në Maqedoninë e Veriut, 13 viktima në 24 orët e fundit dhe 421 të prekur nga COVID-19

Publikuar më 14.10.2021
Maqedonia e Veriut regjistroi të enjten 13 viktima nga koron...

Maqedonia e Veriut regjistroi të enjten 13 viktima nga koronavirusi, 421 të infektuar dhe 395 raste të të shëruarve. Rastet e reja pozitive rezultuan pas testimit të 4,892 mostrave, bëri të ditur Ministria e Shëndetësisë. Numri i përgjithshëm i viktimave nga koronavirusi ka arritur tashmë në 6,888, ndërsa raste aktive mbeten 6,602. Ministri i Shëndetësisë, […]

Lexo më shumë

Rriten viktimat nga COVID-19 në Greqi, 2.601 raste të reja, 347 të intubuar dhe 46 vdekje

Rriten viktimat nga COVID-19 në Greqi, 2.601 raste të reja, 347 të intubuar dhe 46 vdekje

Publikuar më 14.10.2021
Greqia njoftoi se rastet e reja të konfirmuara në laborator ...

Greqia njoftoi se rastet e reja të konfirmuara në laborator të koronavirusit të regjistruar në 24 orët e fundit janë 2.601, nga të cilat 5 u identifikuan pas kontrolleve në hyrjet e vendit. Numri i përgjithshëm i rasteve arrin në 687.278 (ndryshim ditor + 0.4%), nga të cilët 50.9% janë meshkuj. Bazuar në rastet e […]

Lexo më shumë

Çfarë po ndodh në Greqi? Reshje të dendura shiu, stuhi dhe erëra në orët e ardhshme në të gjithë vendin, në disa qytete janë mbyllur shkollat

Çfarë po ndodh në Greqi? Reshje të dendura shiu, stuhi dhe erëra në orët e ardhshme në të gjithë vendin, në disa qytete janë mbyllur shkollat

Publikuar më 14.10.2021
Me shira të dendur, stuhi, breshër dhe erëra të forta, moti ...

Me shira të dendur, stuhi, breshër dhe erëra të forta, moti i keq “Ballos” do të vazhdojë, i cili do të prekë të gjithë Greqinë deri në mbrëmje. Sipas Shërbimit Meteorologjik Kombëtar, bora pritet të bjerë në malet e Epirit, Greqisë perëndimore dhe qendrore. Fenomenet e motit intensiv pritet të zgjasin deri të premten, 15 […]

Lexo më shumë