Kryekirurgu i Traumës: Qeveria të vërë alarmin, pas disa vitesh vendi do të mbetet pa mjekë

Kryekirurgu i Spitalit të Traumës në kryeqytet Agron Dogjani ka theksuar se largimi i mjekëve po boshatis qendrat spitalore.

Sipas Dogjanit ka ardhur momenti që qeveria të shpallë alarmin SOS, pasi me këtë ritëm pas disa vitesh rrezikohet që vendi të mbetet pa mjekë. Deklaratat profesor Dogjani i bëri pas Kongresit të tretë Ndërkombëtar të Traumës që po mbahet në Tiranë.

“Qeveria të vërë alarmin për largimin e mjekëve. Të shtohen kapacitetet e mjekëve. Me këtë ritëm largimi, pas disa vitesh do të mbetemi pa mjekë. Këtu ka vende bosh nga largimi i tyre”, bën me dije Dogjani.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Stadiumi “Rama Ik!”

Arben Rrozhani Ditari (a)politik Mijëra shqiptarë ishin mbrëmë në stadiumin “Air Albania”. Por protesta e tyre me baner e pagëzoi…

Abissnet