Kryebashkiakët/ Babanit i kërkohen shenjat e gishtave, priten përgjigjet për Pjetrin e Kajmakun

Seksioni për dekriminalizimin, në fillim të javës që vjen pritet të marrë përgjigje nga autoritetet italiane dhe ato greke në lidhje me të shkuarën për Valdin Pjetrin e Shkodrës dhe  Agim Kajmakun e Vorës.

Ndërkaq, sipas informacioneve bëhet me dije se pas dërgimit të shenjave të gishtërinjve akuza shqiptare do të ketë në dorë të gjitha të dhënat për të shkuarën e dy socialistëve gjatë periudhës që kanë qëndruar në këto dy shtete.

Pjetri, që nuk u betua si kryebashkiak i Shkodrës, akuzohet se ka qenë i dënuar dhe dëbuar ga Italia si i përfshirë në trafik narkotikësh, ndërsa kryebashkiaku i Vorës Agim Kajmaku i njohur dhe me emrin Jorgo Toto, akuzohet se është dënuar në Greqi.

Ndërsa, Partia Demokratike ka ngritur akuza edhe ndaj kryebashkiakut të Vaut të Dejës, Mark Babani. Mësohet se struktura e dekriminalizimit i ka dërguar shkresën me kërkesën për të dhënë gjurmët e gishtave për të bërë të mundur verifikimet në Itali dhe Maqedoni.

Për të PD bën të ditur se në fillim të javës ardhshme pritet të publikohen edhe dokumente përmes të cilave selia blu pretendon se edhe Babani, ka fshehur të shkuarën.  Për çështje, Sekretari i Përgjithshëm Demokrat nga Shkodra dha paralajmërimine  fundit.

“Në fillim të javës që vjen  çdo informacion dhe dokumentacion  i disponuar nga ana jonë do të jetë në dispozicion të publikut”

Partia Demokratike, ka akuzuar tre kryebashkiakët socialistë si të inkriminuar, ndërsa ka paralajmëruar se indicie ka edhe për rreth 11 të tjerë. Për këtë çështje ka ngritur edhe akuza ndaj kryeministrit, duke  u shprehur  se lidhjet e tij me krimin për të blerë dhe manipuluar votat,  janë të pa ndashme, edhe  kur nuk ka kundërshtar përballë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Lapërdhosja e shtetit

Rezart Prifti Këto ditë të bukura Tetori në Shqipëri diskutohet si përherë për surealen, për të paprekshmen, për atë që…

Abissnet