
Dhoma e ulët e Parlamentit të Italisë i jep besimin qeverisë Conte me 321 vota pro, 259 kundër dhe 27 abstenime. Votimi ishte i qartë ku secili deputet parakaloi para bankës presidenciale dhe deklaroi votën e tij me zë të lartë. Conte u largua nga Dhoma sapo filloi votimi.
Kryeministri në Montecitorio kërkoi mbështetjen e “vullnetarëve” të “zonës pro-evropiane: liberale, popullore, socialiste”. Duke premtuar, se ai do ta lërë delegacionin për shërbimet “tek një autoritet i deleguar i besimit tim”, dhe atë tek bujqësia, dhe të angazhohet për “një reformë zgjedhore proporcionale” dhe “një projekt të madh të reformës së taksave”.
Conte humbi shumicën e tij të koalicionit me largimin e ministrave të kabinetit që i përkisnin partisë së vogël, por të rëndësishme të Italia Viva, të ish-Kryeministrit Matteo Renzi, që kërcënoi të rrëzonte qeverinë e tij.
Votimi i hapur në Dhomë ishte i barabartë me një votë besimi për qeverinë.
Shanset e Conte për të mbizotëruar në votim morën një nxitje të rëndësishme kur një ligjvënës në partinë e Renzi njoftoi në Parlament pas fjalës së Conte se deputetët e Italia Vive do të abstenojnë në votim.
Por një pengesë shfaqet të martën në Senat ku partia e Renzi ka 18 anëtarë, që do të thotë se Conte do të kërkonte mbështetje nga jashtë koalicionit të tij të lëkundur për të qëndruar në pushtet – edhe nëse partia e Renzit përsëri abstenon në atë votim.
Edhe nëse qeveria e Conte mbijeton për nga numri në Parlament, tërheqja e partisë së Renzi javën e kaluar theksoi brishtësinë e koalicionit. Conte ka të ngjarë të ketë nevojë për mbështetje nga radhët e centristëve jashtë koalicionit të tij ose opozitës për të qenë në gjendje të miratojë legjislacionin, duke përfshirë masa jetësore ekonomike për të shpëtuar një ekonomi që ishte tashmë e ndenjur para se ta dëmtonte pandemia.
Renzi është përballur me kritika të ashpra për lojën e pushtetit gjatë një pandemie që ka vrarë më shumë se 82,000 italianë.
“A i merrnim gjithmonë vendimet më të mira? Të gjithë mund të bëjnë vlerësimet e tyre”, i tha Conte Dhomës së ulët. “Nga ana ime, unë mund të them se qeveria punoi me kujdesin dhe vëmendjen më të madhe për ekuilibrat delikatë, përfshirë ato kushtetuese”, duke mbajtur parasysh implikimet e rënda për italianët e zakonshëm.
“Nëse unë mund të flas në emër të të gjithë qeverisë, me kokën lart, nuk është nga arroganca e dikujt që beson se nuk ka bërë gabime”, tha Conte. “Eshtë nga vetëdija se si e gjithë qeveria vendosi gjithë energjinë e saj fizike dhe mendore në mbrojtjen më të mirë të kombit”.

The electronic scoreboard with the result of the vote in the Lower House of the Parliament in Rome, Italy, 18 January 2021. The Lower House gives confidence to the Conte government with 321 votes in favor, 259 against and 27 abstentions. The Italian government crisis triggered by the defection of Matteo Renzi’s Italia Viva (IV) party must be resolved by confidence votes in parliament, Premier Giuseppe Conte told the Lower House ahead of the first one Monday.
ANSA/ETTORE FERRARI/POOL
Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/
Leave a Reply