×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Krijimi i ushtrisë së Kosovës, ambasada e SHBA: Hapi i parë në zhvillimin e këtij kapaciteti

Pas reagimeve të shumta, pas krijimit të ushtrisë së Kosovës iu është bashkuar edhe Ambasada Amerikane në Prishtinë. Përmes një njoftimi Ambasada ka mbështetur këtë hap të rëndësishëm të Kuvendit.

“Votimi i sotshëm në Kuvend është hapi i parë në zhvillimin e këtij kapaciteti. Këto ligje nuk sjellin asnjë ndryshim të menjëhershëm në strukturën, misionin apo operacionet e forcës, por ato përfaqësojnë fillimin e punës praktike e të vazhdueshme për ndërtimin e një force transparente, shumetnike dhe të ndërveprueshme me NATO-n që iu shërben të gjitha komuniteteve të Kosovës, në pajtim me planin dhjetëvjeçar për tranzicion të Qeverisë së Kosovës”, thuhet në deklaratë.

DEKLARATA
Shtetet e Bashkuara të Amerikës ripohojnë mbështetjen e tyre për tranzicionin gradual të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) në forcë me mandat mbrojtës territorial, siç është e drejta sovrane e Kosovës. Votimi i sotshëm në Kuvend është hapi i parë në zhvillimin e këtij kapaciteti.

Këto ligje nuk sjellin asnjë ndryshim të menjëhershëm në strukturën, misionin apo operacionet e forcës, por ato përfaqësojnë fillimin e punës praktike e të vazhdueshme për ndërtimin e një force transparente, shumetnike dhe të ndërveprueshme me NATO-n që iu shërben të gjitha komuniteteve të Kosovës, në pajtim me planin dhjetëvjeçar për tranzicion të Qeverisë së Kosovës. I bëjmë thirrje Qeverisë së Kosovës për të vazhduar bashkërenditjen e ngushtë me aleatët dhe partnerët e NATO-s dhe për tu angazhuar në punën afruese në terren me komunitetet pakica tani dhe gjatë tërë procesit të gjatë shumëvjeçar. Presim që do të vazhdojnë aranzhimet ekzistuese me KFOR-in për lëvizjet dhe operacionet e forcave në Kosovë. Të gjithë hisedarët brenda dhe jashtë Kosovës duhet t’i mbështesin dhe t’i nxisin qytetarët e komuniteteve pakica të Kosovës për të marrë pjesë në forcat e saj të sigurisë, për dobinë e komuniteteve të tyre dhe të vendit.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të zotuara për të punuar me FSK-në për promovimin e zhvillimit profesional dhe evolucionit organizativ, i cili do t’i kontribuojë paqes dhe stabilitetit në Kosovë dhe në rajon. Stabiliteti rajonal kërkon që Kosova të bëjë përpjekje të njëmendëta për normalizimin e marrëdhënieve me fqinjin e saj, Serbinë, dhe i nxisim të dy palët që të ndërmarrin hapa të menjëhershëm për të zbutur tensionet dhe për të krijuar kushte për përparim të shpejtë në dialog. Qëllimi: për të arritur një marrëveshje të leverdishme për të dy palët që do të rrisë paqen, stabilitetin dhe prosperitetin në Kosovë dhe në rajon, gjithashtu paraqet prioritetin më të lartë për Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Iu bëjmë thirrje të gjithë hisedarëve që ti ri-përqendrojnë energjitë e tyre dhe të angazhohen në mënyrë serioze dhe konstruktive për arritjen e këtij qëllimi.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

“Jam mirë,” u tha Eriksen shokëve të tij të skuadrës dhe ata dolën përsëri në fushë –Rënia në tokë dhe tronditja botërore

“Jam mirë,” u tha Eriksen shokëve të tij të skuadrës dhe ata dolën përsëri në fushë –Rënia në tokë dhe tronditja botërore

Publikuar më 12.06.2021
Skenat që u zhvilluan pak para finales së pjesës së parë në ...

Skenat që u zhvilluan pak para finales së pjesës së parë në Danimarkë-Finlandë shkaktuan një tronditje globale! Në një moment, Christian Eriksen u shemb në fushë! Futbollistët përreth tij menjëherë thirrën stafin mjekësor që nxituan në fushë. Skenat ishin tronditëse, me lojtarët danezë që formuan një mur njerëzor rreth tij në mënyrë që të mos […]

Lexo më shumë

“Unë pashë Eriksen duke ngritur dorën në barelë”/ Gjendja e tij është e qëndrueshme, thotë UEFA – momenti në kohën e transportit të tij në spital

“Unë pashë Eriksen duke ngritur dorën në barelë”/ Gjendja e tij është e qëndrueshme, thotë UEFA – momenti në kohën e transportit të tij në spital

Publikuar më 12.06.2021
Raporti i një fotografi të Reuters se “Unë pashë Eriks...

Raporti i një fotografi të Reuters se “Unë pashë Eriksen duke ngritur dorën në barelë” krijoi buzëqeshjet e para pas tronditjes së kolapsit të mesfushorit danez gjatë ndeshjes Danimarkë-Finlandë për Euro 2020. Pak më vonë, fotografia me asin e Interit që dukej se ishte pa ndjenja qarkulloi në internet dhe buzëqeshjet u rritën. Eriksen aktualisht […]

Lexo më shumë

Euro 2020: Christian Eriksen shembet në fushë, po lufton për jetën e tij, UEFA: Qëndroni në vendet tuaj, nuk dihet gjendja e tij!

Euro 2020: Christian Eriksen shembet në fushë, po lufton për jetën e tij, UEFA: Qëndroni në vendet tuaj, nuk dihet gjendja e tij!

Publikuar më 12.06.2021
Ora në Kopenhagë Parken po shënonte minutën e 43-të kur sytë...

Ora në Kopenhagë Parken po shënonte minutën e 43-të kur sytë e spektatorëve papritmas lanë rrjedhën e topit dhe u gozhduan në cep të fushës ku sapo kishte rënë Christian Eriksen. Mesfushori danez ra i vetëm në fushë dhe menjëherë shokët e tij të skuadrës u afruan duke kërkuar që ekipi mjekësor të vraponte. Danezët […]

Lexo më shumë

Video shokuese/ Ndeshja Danimarkë-Finlandë, Eriksen pa ndjenja në fushë

Video shokuese/ Ndeshja Danimarkë-Finlandë, Eriksen pa ndjenja në fushë

Publikuar më 12.06.2021
Në “Parken Stadium” të Kopenhagenit po luhet takimi i parë i...

Në “Parken Stadium” të Kopenhagenit po luhet takimi i parë i Grupit B të “Euro 2020” mes Danimarkës dhe Finlandës. Momente tmerri në fund të pjesës së parë, ku Christian Eriksen humbet ndjenjat dhe qëndron i shtrirë në fushë për disa minuta. Ndeshja është ndalur dhe nuk dihet ende gjendja e mesfushorit të Interit. Christian […]

Lexo më shumë

Turqi-Itali/ Shpërthen festa në “Olimpico”, Çiro Imobile trefishon rezultatin (Video)

Turqi-Itali/ Shpërthen festa në “Olimpico”, Çiro Imobile trefishon rezultatin (Video)

Publikuar më 11.06.2021
Gjahtari i golit, Ciro Immobile, ka realizuar golin e dytë d...

Gjahtari i golit, Ciro Immobile, ka realizuar golin e dytë dhe të qetësisë. Italianët gjuajtën nga larg, ndërsa ishte Imobile ai që realizoi edhe golin e dytë për të kaltrit. Çakir ndali mbrojtësin Spinazzola në goditjen e parë, më pas sulmuesi nuk fali. Shënon edhe Lorenco Insinje. Festë spektakolare në “Olimpico”. Dominim i frikshëm i […]

Lexo më shumë

Pamjet magjike, shikoni ceremoninë speciale të hapjes së Europianit

Pamjet magjike, shikoni ceremoninë speciale të hapjes së Europianit

Publikuar më 11.06.2021
“Euro 2020” ngriti siparin teksa ata që do të shkelmojnë top...

“Euro 2020” ngriti siparin teksa ata që do të shkelmojnë topin e parë të këtij kompeticioni madhështor do të jenë italianët pritës dhe turqit. Për evenimentin e shtyrë për një vit dhe të pritur me padurim nga tifozët e sportdashësit, u organizuar një ceremoni spektakolare, duke nisur nga mikpritja përpara hyrjes në stadium. Ata që […]

Lexo më shumë

Rilind përsëri futbolli, sot nis Kampionati Europian, ja ndeshja e parë

Rilind përsëri futbolli, sot nis Kampionati Europian, ja ndeshja e parë

Publikuar më 11.06.2021
Sot në mbrëmje nis Kampionati Europian që ishte planifikuar ...

Sot në mbrëmje nis Kampionati Europian që ishte planifikuar të zhvillohej vitin e kaluar, por u shty për shkak të pandemisë. Nga ora 21:00 (sot 11 qershor), kombëtarja e Turqisë dhe ajo e Italisë luajnë ndeshjen e parë hapëse të “EURO 2020”, në stadiumin e Romës. Në Europianin 2020 do të marrin pjesë 24 skuadra […]

Lexo më shumë

Mbërrijnë 25 mijë doza të vaksinës ruse në Shqipëri (Video)

Mbërrijnë 25 mijë doza të vaksinës ruse në Shqipëri (Video)

Publikuar më 11.06.2021
Duke nisur nga kjo e premte do të ulet fasha e vaksinimit pë...

Duke nisur nga kjo e premte do të ulet fasha e vaksinimit për grupmoshat nga +57 vjeç. Lajmin e ka dhënë ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu teksa priste 25 mijë doza të reja të vaksinës ruse Sputnik në aeroportin ‘Nënë Tereza’. Ministrja bëri me dije se numri total i vaksinave që kanë mbërritur në vend […]

Lexo më shumë