×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Kreditorët e këqij, krijohet lista e “zezë” e emrave

Nga Neritan Gjergo

Banka e Shqipërisë ka gati projektligjin që krijon Byronë e Kredisë, e cila, në ndryshim nga Regjistri i Kredive që administron aktualisht Banka e Shqipërisë, parashikohet të mbledhë informacion jo vetëm mbi ekspozimin e kredimarrësve në sistemin bankar e financiar, por dhe mbi ekspozimet e tyre kundrejt institucioneve jofinanciare (të tilla si: Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë elektrike; Ujësjellës Kanalizime; Telekomunikacion; etj.) Ndryshe nga regjistri aktual i kredive, byroja do të ketë informacion shumë më të hollësishëm mbi historikun financiar të çdo individi që ka një borxh. Ajo do të përmbajë informacion jo vetëm mbi borxhet që individët kanë në banka, por edhe detyrimet që ata kanë për faturat e papaguara të energjisë, ujit apo dhe faturave të telefonit. Zyrtarë të Bankës së Shqipërisë thonë se byroja do të funksionojë me sistem pikëzimi, të ngjashëm me atë të patentës. Për individët të cilët nuk janë korrektë në shlyerjen e borxheve apo faturave do të ketë zbritje të pikëve. Ky sistem pikëzimi i mundëson bankave, por edhe institucioneve të tjera financiare që të kenë një profil të saktë rreziku për çdo qytetarë apo biznes. Bazat për krijimin e byrosë kombëtare të kredisë janë hedhur nga një marrëveshje mes Bankës Europiane për Rindërtim e Zhvillim dhe qeverisë shqiptare. Qëllimi i ngritjes së këtij institucioni është ulja e kredive të këqija dhe parandalimi i krijimit të kredive të reja problematike, pasi bankat do ta kenë më të lehtë të evidentojnë qytetarët dhe bizneset që nuk janë korrektë në shlyerjen e borxheve. Burime nga Banka e Shqipërisë thonë se drafti është përfunduar dhe u është shpërndarë grupeve të interesit. Menjëherë pas komenteve nga palët e interesuara ai do të hyjë në procedurë miratimi dhe pritet që shumë shpejt byroja të bëhet efektive.

Falimentimi

Ekspertët e Bankës së Shqipërisë gjatë prezantimit të Raportit Vjetor të Mbikëqyrjes së vitit 2016, kanë bërë të ditur se ka nisur procesi i falimentimit për disa nga 35 kompanitë, që ishin në listën e kreditorëve më të këqij, këto kompani nuk kanë arritur që të kalojnë procesin e ristrukturimit, bënë të ditur ekspertët e bankës. 20% e këtyre kompanive janë për proces falimenti, pra 7 prej tyre. Më herët, Banka e Shqipërisë kishte bërë të ditur se nga 35 kompani janë ristrukturuar 21 prej tyre. Nga 21 kompanitë e ristrukturuara, 10 prej tyre nuk janë më në vonesë, duke bërë që ato të dalin përfundimisht nga lista e sipërmarrjeve problematike. Ndërsa për 11 të tjera procesi i ristrukturimit ka ecur, por do të duhet të kalojnë edhe pak muaj derisa ato të dalin nga lista e të këqijve. Më se një vit më parë, Banka e Shqipërisë njoftoi se 35 kompani të mëdha zotëronin rreth 60 % të totalit të kredive me probleme në vend. Plani i institucionit monetar qendror për të ulur kreditë e këqija, që arritën nivelin më të lartë në gati 25 % në shtator 2014 dhe që qëndruan përgjithësisht mbi 20 % në 2015-2016, kishte në fokus pikërisht ristrukturimin e këtyre kompanive problematike. Ristrukturimi i të mëdhenjve është një nga arsyet kryesore që ka çuar në uljen e kredive me probleme (NPL) muajt e fundit, të cilat në fund të muajit prill arritën në 16.5 %, nga gati 25 % që kishte qenë niveli më i lartë i tyre në shtator 2015. Burime nga Banka e Shqipërisë pohojnë se procesi i ristrukturimit ka qenë kompleks dhe për këtë arsye, ai është asistuar nga institucioni monetar qendror. Ristrukturimi ka përfshirë zgjatje të afateve të kthimit të huas, apo ka pasur dhe raste kur bankat kanë marrë pronësinë e aseteve dhe i kanë dhënë ato me qira. Si rrjedhojë, numri i kompanive të mëdha që kanë nivel të lartë të kredive me probleme aktualisht ka zbritur në 25. Ndërsa 11 janë në proces ristrukturimi, siç u përmend më sipër, mbeten edhe 14 të tjera jashtë këtij procesi. Nga këto 14 sipërmarrje, një pjesë nuk kanë më shpresë për arkëtim, ndërsa për të tjera nuk është gjetur zgjidhje dhe për një pjesë të tyre tashmë ka nisur procesi i falimentimit.

Rreziku i kredive

Me gjithë zhvillimet dhe ecurinë në kreditë me probleme, stoku i tyre apo treguesit përkatës vijojnë të mbeten në nivele të larta. Procesi i nisur në tremujorin e tretë të vitit të kaluar për rritjen e komunikimit me bankat për adresimin e kredive me probleme do të vijojë në mënyrë të vazhdueshme përgjatë gjithë vitit 2017. Raportimi periodik i kërkuar konsiston në hartimin e strategjive për uljen e kredive me probleme në përputhje edhe me buxhetet vjetore të hartuara nga bankat. Po kështu është kërkuar hartimi i Planeve të Rimëkëmbjes e të Zgjidhjes për kredimarrësit e mëdhenj në përputhje me përcaktimet rregullative. Këto dy elemente do të ndiqen në vazhdimësi për të vlerësuar hapat e ndërmarra nga çdo institucion së bashku me rezultatet e arritura. Do të komunikohet në vijimësi për të sjellë në vëmendje problematikat që mund të evidentohen dhe nevojën për adresimin e tyre.

Detyrimet e prapambetura

Teksa mandati qeverisës është në fund të tij, buxheti i shtetit mbart detyrime të fshehura në më shumë se 300 milionë euro, të cilat nuk janë përfshirë në treguesin e borxhit publik, i cili edhe pa këto detyrime e mbylli vitin 2016 në 71.01% e PBB-së. Një grup pune në ministrinë e Financave është duke punuar mbi identifikimin e saktë të shifrës, por burime nga ky grup pohuan se janë identifikuar detyrime të prapambetura që shkojnë deri në 320 milionë euro të cilat nuk janë përfshire në tregues zyrtar të borxhit. Të njëjtat burime pohuan se grupi i punës është duke hasur në vështirësi pasi institucionet refuzojnë të bëjnë transparente të gjitha faturat e pashlyera dhe shifra nuk është përfundimtare. Detyrimet e reja janë krijuar nga borxhet që institucionet e shtetit kanë ndaj bizneseve për punime të papaguara në rrugë, rimbursim TVSH-je dhe gjyqe të humbura. Fatura është rënduar edhe nga borxhet e pushtetit lokal dhe faturat e papaguara të energjisë për vitet 2014-2015 nga Entet Publike. Nga shuma 32 miliardë lekë e krijuar deri në fund të vitit 2016, detyrimet ndaj biznesit (rimbursim TVSH-je dhe punimet e papaguara të rrugëve) janë 5.8 miliardë lekë, sipas të dhënave zyrtare nga Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

PD e Rilindja, larg duart nga zgjedhjet. Komisionet të jenë apartiake

PD e Rilindja, larg duart nga zgjedhjet. Komisionet të jenë apartiake

Publikuar më 24.09.2017
Nga Erneta Shevroja Kryetarët e partive opozitare zhvilluan ...

Nga Erneta Shevroja Kryetarët e partive opozitare zhvilluan një takim për rreth dy orë në Tiranë, për rëndësinë e reformës zgjedhore dhe ndryshimet që pritet në ndodhin në ligjin zgjedhor, ku arritën në disa konkluzione të përbashkëta. Në një njoftim të frontit të bashkuar të partive opozitare, u deklarua se reforma zgjedhore është e pakthyeshme, […]

Lexo më shumë

Njerëz në bagazhe makinash, 21 vjet burg bandës shqiptaro-angleze

Njerëz në bagazhe makinash, 21 vjet burg bandës shqiptaro-angleze

Publikuar më 20.09.2017
Nikoleta Kovaçi Një bandë kriminelësh, të cilët u përpoqën t...

Nikoleta Kovaçi Një bandë kriminelësh, të cilët u përpoqën të trafikonin shqiptarë në Mbretërinë e Bashkuar u shpallën fajtor nga gjykata dhe u dënuan. Vendimi u dha dy ditë më parë ndërsa që në korrikun e këtij viti u lajmërua nga ana e gjykatës së do të përfundohej gjithë gjyqi deri me 18 shtator. E […]

Lexo më shumë

Ruçi, kryetar i Kuvendit, ekspertja: Po përsëritet e kaluara!

Ruçi, kryetar i Kuvendit, ekspertja: Po përsëritet e kaluara!

Publikuar më 19.09.2017
Lori Amy, profesore në Universitetin Jugor të Xhorxhias, tho...

Lori Amy, profesore në Universitetin Jugor të Xhorxhias, thotë për Zërin e Amerikës se krimet që shkaktoi komunizmi nuk mund të harrohen, por çështja është se si duhet kujtuar kjo e kaluar, në mënyrë që shoqëria të mos mbetet tek akuzat dhe viktimizimi. Profesorja, e cila viziton shpesh Shqipërinë, po merret me studimin e traumave […]

Lexo më shumë

Trashëgimtari i Prek Cali: Shembja e paautorizuar

Trashëgimtari i Prek Cali: Shembja e paautorizuar

Publikuar më 17.09.2017
Nga Anila Dushi Pas debateve të përhapura së shumti në media...

Nga Anila Dushi Pas debateve të përhapura së shumti në media në lidhje me kullën e shembur në Malësinë e madhe, ka reaguar edhe nipi i Prek Calit, heroit antikomunist të Shkodrës, i cili në fjalën e tij thotë se Kulla ishte shembur tërësisht nga persona të paautorizuar dhe kishte filluar ndërtimi i një objekti […]

Lexo më shumë

Ish-kreu i SHISH: Kodheli vodhi paratë dhe cënoi sigurinë Kombëtare

Ish-kreu i SHISH: Kodheli vodhi paratë dhe cënoi sigurinë Kombëtare

Publikuar më 17.09.2017
Ish-kreu i Shërbimit Informativ usht arak, Ylli Zyla, ka dre...

Ish-kreu i Shërbimit Informativ usht arak, Ylli Zyla, ka drejtuar akuza të rënda ndaj ish-ministres së Mbrojtjes, Mimi Kodheli, lidhur me mosfunksionimin e radarëve në det për kapjen e skafeve me drogë. “Çako ka të drejtë kur thotë se sistemi i radarëve nuk po funksionon si duhet. Problemet kanë nisur në vitin 2015, kur sistemi […]

Lexo më shumë

Përgjimet fundosin dy transportuesit e minave me sahat, gjykata i lë në burg

Përgjimet fundosin dy transportuesit e minave me sahat, gjykata i lë në burg

Publikuar më 17.09.2017
Nga Xhentila Gjoshi Përgjimet ambientale janë pro va më e fo...

Nga Xhentila Gjoshi Përgjimet ambientale janë pro va më e fortë e Prokurorisë së Tiranës, ndaj dy të rinjve Jurgen Muho dhe Eraldo Ka troshi, të cilët u kapën me tre mina me telekomandë. Ditën e djeshme, 24-vjeçari dhe 19-vjeçari dolën para Gjykatës së Tiranës, ku iu caktua masa e sigurisë “Arrest me burg”. Gjykata […]

Lexo më shumë

SHBA, Ultimatum ndaj Koresë së Veriut: Ndalo menjëherë

SHBA, Ultimatum ndaj Koresë së Veriut: Ndalo menjëherë

Publikuar më 17.09.2017
Këshilli i Sigurimit në Kombet e Bashkuara dënoi fort lëshim...

Këshilli i Sigurimit në Kombet e Bashkuara dënoi fort lëshimin e raketës së fundit nga ana e Koresë së Veriut, duke i bërë thirrje vendit komunist të ndalojë menjëherë. 15 vendet anëtarë mbajtën një mbledhje të jashtëzakonshme me dyer të mbyllura, pas kërcënimit nga Peniani, që lëshoi raketën balistike e cila kaloi sërish mbi Japoni […]

Lexo më shumë

“Qeveria nuk përmbushi detyrimet e NATO-s, buxheti nën 1%”

“Qeveria nuk përmbushi detyrimet e NATO-s, buxheti nën 1%”

Publikuar më 17.09.2017
Deklarata e kryeministrit Edi Rama se Shqipëria do të modern...

Deklarata e kryeministrit Edi Rama se Shqipëria do të modernizojë forcën e saj ushtarake në takimin që Shtabet e Përgjithshëm të vendeve anëtare të NATO po zhvillojnë në Tiranë, ka shkaktuar dhe përplasje mes tij dhe kryetarit të Partisë Demokratike. Në mbledhjen e krerëve të krerëve të Shtabeve të Përgjithshme ku diskutohet mbi një seri […]

Lexo më shumë