×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Kreditë bëhen më të lira se asnjëherë, huatë për shtëpi në rritje të lehtë

Ndonëse në këtë periudhë pakkush mund të mendojë të bëjë investime, apo të realizojë blerje të mëdha, normat e interesit janë më të favorshme se asnjëherë tjetër.

Sipas statistikave të Bankës së Shqipërisë, norma mesatare e interesit (për të gjitha afatet e maturimit) të huave të reja në lekë të dhëna për individët, bizneset dhe organizatat jo fitimprurëse ishte 5.45%, duke shënuar një nivel minimumi historik. Në krahasim me një muaj më parë, interesat janë 0.11 pikë përqindjeje më të ulëta, ndërsa në krahasim me një vit më parë janë 0.51 pikë përqindje më pak.

Reduktimi i normave të huave ka ardhur si rrjedhojë e politikës monetare lehtësuese që po ndjek Banka e Shqipërisë, e cila ka ulur normën bazë në nivele minimale historike prej 0.5% pak muaj më parë, në një përpjekje për të ulur koston e lekut, me qëllim nxitjen e ekonomisë së sëmurë nga pasojat e Covid-19.

Për të gjitha maturitetet, interesat janë ulur në qershor, me përjashtim të kredisë 1-3 vjeçare.

Ndryshe nga leku, kreditë në euro janë shtrenjtuar lehtë në qershor, por gjithsesi ato mbeten të lira, me një normë mesatare vjetore prej 4.04% (nga 3.79% muajin e mëparshëm).

Huatë për shtëpi në rritje të lehtë

Ndryshe nga tendenca e përgjithshme, huatë për blerje banese në lekë kanë shënuar një rritje të lehtë në qershor. Gjithsesi, kosto e kredisë për të marrë në pronësi një apartament vijon të mbetet afër nivelit minimal historik.

Sipas statistikave të BSH, norma mesatare vjetore në qershor ishte 3.65%, nga 3.55% muajin e mëparshëm dhe 4.21% që arriti në prill, kur situata e krijuar nga pandemia e la pezull tregun e shit- blerjes së banesave.

Edhe në euro, huatë vijojnë të mbeten të lira, duke rezultuar rreth 3.085 në shtator.

Diferenca mes interesave të huave në lekë dhe euro është zvogëluar ndjeshëm, duke e bërë praktikisht një rrezik të kotë që të marrësh hua në euro, në momentin që të ardhurat i ke në lekë. Më herët, individët nxiteshin të disbursonin hua në monedhën e përbashkët, pasi diferenca mes interesave ishte e ndjeshme. Por, në momentin që ata i kishin të ardhurat në lekë, kjo i ekspozonte ata ndaj rrezikut të zhvlerësimit të lekut, duke i bërë më të shtrenjta këstet në euro (pasi do të duheshin më shumë lekë për të njëjtën sasi në euro) dhe si rrjedhojë humbjet nga lëvizjet e kursit mund të ishin më të mëdha sesa fitimi që vinte nga diferenca e interesave.

/Monitor/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Njihuni me parashikimin e yjeve për sot, 26 shtator 2020

Njihuni me parashikimin e yjeve për sot, 26 shtator 2020

Publikuar më 26.09.2020
Dashi Nesër nuk do ta keni të lehtë për të ngritur nga shtra...

Dashi Nesër nuk do ta keni të lehtë për të ngritur nga shtrati, për shkak të dëshirës që keni që bota të bëjë pa ndihmën tuaj për pak kohë. Të gjithëve na duhet kohë herë pas here për të rikuperuar energjitë, ndaj nëse e shihni të nevojshme kthehuni në anën tjetër dhe merreni ditën me […]

Lexo më shumë

Abuzim seksual me të mitur, dhunë ndaj vajzave apo bashkëshortes, 8 të arrestuar në Tiranë në 24 orët e fundit

Abuzim seksual me të mitur, dhunë ndaj vajzave apo bashkëshortes, 8 të arrestuar në Tiranë në 24 orët e fundit

Publikuar më 24.09.2020
8 persona kanë rënë në prangat e policisë pasi akuzohen për ...

8 persona kanë rënë në prangat e policisë pasi akuzohen për vepra të ndryshme penale. Nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. S., 24 vjeç, pasi në rrugën “Fran Bardhi”, gjatë kontrollit fizik iu gjet e iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi lënde narkotike e […]

Lexo më shumë

Kokëdhima: Zhbërja e Shqipërisë, projekti më kriminal i qeverive të tranzicionit

Kokëdhima: Zhbërja e Shqipërisë, projekti më kriminal i qeverive të tranzicionit

Publikuar më 23.09.2020
Kryetari i partisë ‘Zgjidhja’, Koço Kokëdhima, duke iu refer...

Kryetari i partisë ‘Zgjidhja’, Koço Kokëdhima, duke iu referuar të dhënave të EUROSTAT se nga janari i vitit 2019 deri në gusht të 2020-s kanë aplikuar për azil në një nga shtetet e Bashkimit Europian rreth 30 e 500 shqiptarë, pjesa më e madhe të rinj, u shpreh se zhbërja e Shqipërisë, zbrazja e saj […]

Lexo më shumë

Kokëdhima: Referendum për parlamentin me 100 deputetë

Kokëdhima: Referendum për parlamentin me 100 deputetë

Publikuar më 21.09.2020
Kryetari i partisë ‘Zgjidhja’, Koço Kokëdhima, mori si shemb...

Kryetari i partisë ‘Zgjidhja’, Koço Kokëdhima, mori si shembull referendumin në Itali për reduktimin e numrit të deputetëve nga 945 në 600 për të thënë se kjo duhet bërë edhe në Shqipëri. Ai kujtoi propozimin e bërë prej tij në prill 2019 me ‘Paktin Kombëtar’ për një parlament me 100 deputetë, por së pari tha […]

Lexo më shumë

Agron Alibali: Problemet kardinale që duhet të zgjidhë Athina përpara se të kërkojë ndarjen e detit

Agron Alibali: Problemet kardinale që duhet të zgjidhë Athina përpara se të kërkojë ndarjen e detit

Publikuar më 21.09.2020
Studiuesi dhe juristi i njohur flet nga SHBA për gazetën ...

Studiuesi dhe juristi i njohur flet nga SHBA për gazetën ‘Shekulli’. Cilën rrugë duhet të zgjedhë Shqipëria për marrëveshjen e ndarjes së detit Jon me Greqinë, përse nxiton Athina, çfarë ndikimi ka marrëveshja Greqi-Itali dhe veprimet që duhet të bëjnë Dendias dhe Micotaqis, përpara se të vizitojnë Tiranën   Z. Alibali! Rama deklaroi në Athinë […]

Lexo më shumë

“Noti është ëndrra-pasioni-puna ime”, intervistë me notaren olimpiste Nikol Merizaj

“Noti është ëndrra-pasioni-puna ime”, intervistë me notaren olimpiste Nikol Merizaj

Publikuar më 20.09.2020
Vilma Zonja është një 15 vjeçare e talentuar dhe e apasionua...

Vilma Zonja është një 15 vjeçare e talentuar dhe e apasionuar pas notit. Si shumë nga bashkëmoshatarët e saj edhe ajo ka modelet që e frymëzojnë dhe e nxisin për të ecur përpara. Një ndër to është notarja olimpiste shqiptare Nikol Merizaj. Vilma mori guximin dhe i drejtoi sportistes së njohur disa pyetje duke zhvilluar […]

Lexo më shumë

Rama i jep pension të posaçëm deputetit të ‘opozitës së re’

Rama i jep pension të posaçëm deputetit të ‘opozitës së re’

Publikuar më 19.09.2020
Qeveria vendosi korrikun e shkuar që t’i japë shtesën e pens...

Qeveria vendosi korrikun e shkuar që t’i japë shtesën e pensionit  të  posaçëm shtetëror z. Koçi Tahir   Tahiri, në masën e katërfishit të pensionit social, ndërsa shuma e pensionit nuk do ta kalojë kalojë tetëfishin e pensionit social. Vendimi është publikuar në fletoren zyrtare të datës 17 shtator dhe hyn në fuqi menjëherë. Tahiri është […]

Lexo më shumë

Atentati me minë të telekomanduar/ Preng Gjini tregon nga shtrati: Nuk ruhem, s’kam hasmëri me familjen Reçi

Atentati me minë të telekomanduar/ Preng Gjini tregon nga shtrati: Nuk ruhem, s’kam hasmëri me familjen Reçi

Publikuar më 18.09.2020
Preng Gjini është sot në pyetje nga grupi hetimor dy ditë pa...

Preng Gjini është sot në pyetje nga grupi hetimor dy ditë pas atentatit me tritol që u organizua ndaj tij. Gjatë marrjes në pyetje në spitalin e Traumës në Tiranë, ku tashmë ndodhet jashtë rrezikut për jetën, Gjini është shprehur se nuk ka asnjë hasmëri me persona të tjerë, duke iu referuar kryesisht fisit Reçi. […]

Lexo më shumë