KQZ vendos për rinumërim në 303 vendvotime

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në mënyrë unanime ka vendosur që të miratojë rekomandimin e Qendrës së Rinumërimit që të bëhet rinumërimi i kutive të votave në 303 vendvotime, në të cilat ka dyshohet të ketë pasur gabime teknike në formularët.

“Formularët janë shtypur gabimisht, i kujt është faji do të zbulohet gjatë ditës së ardhshme, dhe do të dihet pse ka ardhë deri tek shtypja e gabueshme. Sekretariati është përgjegjës për shpërndarjen e formularit në të gjithë Kosovën. Subjektet të cilat kanë qenë të renditura në fletë votim dhe janë renditur edhe në formular, subjektit të parë i mungon rubrika, dhe për rrjedhojë disa komisionarëve që iu ka dhezë llampa i kanë shkru me saktësi, ndërsa disa të tjerëve që s’iu ka dhezë kanë vazhdu prej subjektit të dytë. QNR i ka zbulu 303 vendvotime ku formularët janë plotësu në këtë mënyrë, dhe si përfundim është që këta formularë nuk mund të procedohen si të tillë, pasi që janë plotësu në mënyrë të gabueshme. E kemi rekomandimin e Burimit që të rinumërohen këto 303 vendvotime, sepse janë plotësuar në mënyrë të gabueshme. Nuk ka dyshime që janë plotësuar me qëllim, por që ka ndodhë sipas një gabimi teknik”, ka thënë kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, duke sqaruar gabimet që kanë çuar në rekomandim për rinumërim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet