×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Kosto e koncesionit Milot-Fier është 420 mln euro më shumë se në studimin e fisibilitetit të autostradës Adriatiko -Joniane

Qeveria e Shqipërisë shpalli dhënien me koncesion kundrejt pagesës të aksit të qendrës, Milot-Kashar -Fier (Lekaj) pjesë e autostradës Adriatiko- Joniane, me një vlerë totale të investimit prej rreth 1.2 miliardë euro për 53 km të reja dhe 62 km rrugë ekzistuese.

Investimi sipas deklarimeve paraprake do të bëhet nga koncesionari, por fatura do të paguhet në vite nga ata që kalojnë në këtë rrugë (0.075 euro/km), ndërsa shteti do të garantojë trafikun dhe jep garanci për 10% të vlerës së investimit).

Kjo kosto totale e rrugës Milot-Fier është sa 44 për qind e vlerës totale të ndërtimit të autostradës Adriatiko -Joniane, i cili sipas studimit paraprak të fisibilitetit kushton 2,7 miliardë euro (pa tvsh) dhe është i gjatë 296 km.

Siç shihet nga prezantimi i ri i qeverisë, projekti i koncesionit është pak i ndryshëm nga studimi paraprak i fisibilitetit.

Në projektin e koncesionarit aksi nis në Milot kalon në Kashar dhe përfundon në Lekaj, duke u zgjatur me 10 kilometra, nga studimi i fisibilitetit, i cili nis në Thumanë, kalon në Kashar dhe në Lekaj (Fier) me gjatësi totale 54 kilometër.

Koncensioni, 54% më i shtrenjtë se kosto në studimin e fisibilitetit

Sipas tabelës pëmbledhëse të Kostove të Korridorit Adriatiko Ionian, publikuar nga Instituti për Bashkëpunim dhe Zhvillim (CDI), në kuadër të monitorimit të axhendës së ndërlidhjes, dhe që bazohet në studimin e fisibilitetit kryer për llogari të Kornizës së Investimeve të Ballkanit Perëndimor (WBIF), aksi Thumanë-Lekaj (pothuajse e njëjta gjurmë e projektit që prezantoi dje qeveria) është rreth 54 kilometër i gjatë dhe kushton rreth 780 milionë euro pa TVSH.

Sipas fisibilitetit, aksi Thumanë-Lekaj ndahet në dy segmente për qëllime të ndërtimit, i pari Thumanë -Kashar me një kosto 195 milionë euro me gjatësi 21 kilometër. Ndërsa segmenti i dyti Kashar-Lekaj me gjatësi 33,6 kilometër ka një kosto prej 584 milionë eurosh, referuar studimit (shiko tabelat e kostove të korridorit Adriatiko Jonian në fund).

Por më koncesionin që ka prezantuar qeveria kosto e tij do të jetë rreth 54% më e lartë, (780 mln euro në studimin e fisibilitetit, kundrejt 1.2 mld euro në projektin e koncesionarit, ose gati 420 mln euro më e shtrenjtë). Ky aks do të kalojë në një trase krejtësisht të re, e cila parashikon edhe disa tunele në kodrat e Kasharit për të kaluar sërish në Ultësirë.

Projekti, pjesë e Korridorit Adriatiko -Jonian, mund të marrë grante dhe financime nga BE

Para pesë vitesh, Bashkimi Europian mori një vendim me rëndësi strategjike për Ballkanin. Deri në vitin 2030, Rajoni ku ne jetojmë do të lidhet me 9 korridoret rrugore më të rëndësishme europiane nëpërmjet autostradës Adriatiko – Joniane. Kjo autostradë, që nis në Trieste, kalon në Kroaci, Malin e Zi, Greqi dhe më tej lidhet me portet e Stambollit, do t’i bashkëngjitet rrjetit europian në Itali, në të ashtuquajturin Korridori i Mesdheut, që nis në Spanjë e përfundon në Hungari.

Korridori Adriatiko Jonian në Shqipëri është i ndarë në 13 seksione, sipas studimit të konceptuar (conceptual design) të financuar nga WBIF. Në territorin shqiptar nis në Muriqan dhe kalon në mënyrës ekuenciale në Balldren, Milot, Thumanë, Kashar, Lekaj, Konjat, mbivendoset me bypass-in e Fierit, Levan, Poçem, Memaliaj, Subash, mbivendoset me bypass-in e Gjirokastrës, duke përfunduar në Kakavijë.

Duke qenë pjesë e projekteve të ndërlidhjes rajonale, qeveria ka mundësi që për këtë projekt të tërheqë grante (rreth 20-30%) dhe hua të buta, por në prezantimin e djeshëm kryeministri Rama tha se procedurat nga instrumentet e Bashkimit Europian vazhdojnë për vitet me radhë ndaj nuk mund të presim.

BE, si planifikuesi i këtij projekti, është ofruar për financimin e tij, por në pjesën shqiptare, ashtu si të gjithë projektet e tjera, autostrada Adriatiko – Joniane ka një histori të komplikuar, si në drejtim të vonesave edhe kostove. Në prill të viti 2019, Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe Ministria e Transportit mori propozimet e dërguara nga konsulenti “Konsorciumi i Kompanive WYG-COWL-Atkins-Arup”, për studimin e fizibilitetit. Studimi paraprak propozon gjurmën në territorin shqiptar nga Muriqani, Balldreni, Thumana, Bypass-i i Fierit, Memaliaj, Gjirokastër për të përfunduar në Kakavijë.

Sipas studimit të ICD-së, financimi përmes donatorëve në kuadrin e WBIF është më i pranueshëm nga ana e leverdisë, pasi projektet janë të kushtezuar sipas standarteve te BE-se dhe të harmonizuara që në konceptim me rregullat dhe normat teknike te BE. Se dyti, rreth deri në 50% e financimit (ne rastin e hekurudhave) mund të përfitohet si grant (pjesa tjetër sigurohet me kredi të buta nga donatorët). Nga ana tjeter, problemi është që miratimi i mbështetjes financiare nga BE për këto projekte zgjat relativisht shumë. Po ashtu, kredimarrja pranë institucioneve financiare ndërkombëtare rrit edhe pse në masë më të vogël, borxhin publik në nivele të paqëndrueshme.

Paralelisht me përgatitjen e studimit të para-fisibilitetit të Korridorit Adriatiko Jonian, qeveria shqiptare ka dhënë për ndërtim disa segmente të këtij korridori përmes metodologjise PPP. Një pjesë e këtij segmenti, Milot-Balldre, me gjatësi 17 km i është dhënë me koncesion, pas një oferte të pakërkuar kompanisë ANK, me një vlerë prej 256 mln euro pa TVSH, një projekt që ngjalli shumë diskutime, për koston e tij të lartë (15 mln euro për km pa TVSH). Kosto e këtij projekti është mbi 40% më e lartë se ajo që parashikohet në studimin e fisibilitetit (177 mln euro pa TVSH-shih tabelën).

Në nëntor të vitit 2018, pak pas fitimit të tenderit nga Kompania ANK, korniza e investimeve në Ballkanin Perëndimor, të administruara nga WBIF (The Western Balkans Investment Framework), anuloi projektin për studimin e fizibilitetit të bypass-it të Lezhës. Sipas minutave të zbardhura të takimit, përfaqësuesja e Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim-BERZH (Zsuzsanna Hargitai) konfirmoi se një PPP (propozim i pakërkuar) ishte pranuar nga qeveria shqiptare dhe si rrjedhojë granti do të anulohej dhe fondet duhet të riktheheshin (rreth € 351,750).

Segmenti i dytë, që u tentua të jepej me PPP ishte ai i Thumanë -Kashar. Kontrata e tipit PPP, e cila ishte propozuar nga kompania vendase Gener 2 në korrik 2018, pas një propozimi të pakërkuar me vlerë 226 mln euro pa TVSH dhe 271 milionë euro me TVSH, u anulua në mënyrë të njëanshme nga qeveria shqiptare në fillim të vitit 2019. Ky veprim unilateral u argumentua me nevojën për të kanalizuar fondet drejt reformës në arsim, pas protestave të vazhdueshme të studentëve në vjeshtën e vitit 2018./Monitor

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rindërtimi/ Firmoset marrëveshja me Fondacionin Firdeus, do ndërtohen 168 banesa

Rindërtimi/ Firmoset marrëveshja me Fondacionin Firdeus, do ndërtohen 168 banesa

Publikuar më 12.08.2020
Ministri i Rindërtimit, Arben Ahmetaj në një postim në rrjet...

Ministri i Rindërtimit, Arben Ahmetaj në një postim në rrjetin e tij social në Facebook, shkruan se janë 9 milionë e 50 mijë euro donacione nga “Shqiptarët për shqiptarët”.  Ndër të tjera ai thekson se qeveria ka shtuar 5.7 milionë dollarë për rindërtimin e infrastrukturës në Thumanë. “Nënshkrimi i Marrëveshjes me Fondacionin Firdeus, një tjetër […]

Lexo më shumë

Shtesë/ Miratohen 5,191 paga lufte për muajin qershor, ja përfituesit

Shtesë/ Miratohen 5,191 paga lufte për muajin qershor, ja përfituesit

Publikuar më 12.08.2020
Janë miratuar 5,191 paga shtesë për punonjësit  e Transporti...

Janë miratuar 5,191 paga shtesë për punonjësit  e Transportit Rrugor të Udhëtarëve, nisur nga fakti që ky sektor ka qenë më i prekuri nga COVID-i. Këtë lajm e ka bërë të ditur vetë kryeministri Rama i cili deklaroi se qeveria ka miratuar këtë shtesë ndaj atyre që janë larguar nga puna në sektorin e transportit […]

Lexo më shumë

Paga e luftës/ Drejtoria e Tatimeve jep njoftimin e rëndësishëm për qytetarët

Paga e luftës/ Drejtoria e Tatimeve jep njoftimin e rëndësishëm për qytetarët

Publikuar më 11.08.2020
Drejtoria e Tatimeve ka njoftuar se të gjithë individët që n...

Drejtoria e Tatimeve ka njoftuar se të gjithë individët që nuk e kanë marrë ende pagën e luftës, si dhe kompanitë që nuk kanë përfituar prej saj pavarësisht se përmbushin kushtet kanë kohë deri në datë 25 gusht për paraqitjen e ankesës. “Ftojmë të gjithë tatimpaguesit, tё kontrollojnë llogarinë e tyre në e-filling, për të […]

Lexo më shumë

Kursi i këmbimit valutor, euro ka shënuar rritje gjatë ditës së sotme

Kursi i këmbimit valutor, euro ka shënuar rritje gjatë ditës së sotme

Publikuar më 10.08.2020
Monedha e përbashkët ka shënuar rritje gjatë ditës së sotme....

Monedha e përbashkët ka shënuar rritje gjatë ditës së sotme. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, një euro u këmbye sot me 123.65 lekë, me një rritje prej 0.03 lekë në krahasim me ditën e mëparshme.

Lexo më shumë

COVID-19 godet edhe konsumin, inflacioni i korrikut 1.4%

COVID-19 godet edhe konsumin, inflacioni i korrikut 1.4%

Publikuar më 10.08.2020
Sipas të dhënave të INSTAT, Niveli i Përgjithshëm i Çmimeve ...

Sipas të dhënave të INSTAT, Niveli i Përgjithshëm i Çmimeve u rrit me vetëm 1.4% në muajin korrik i ndikuar kryesisht nga rritja e çmimeve të ushqimeve dhe pajisjeve të shtëpisë. Krahasuar me muajin Korrik 2019, rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 3,1 %, pasuar nga grupet […]

Lexo më shumë

Ndihmat për tërmetin, fatura 500 mln euro po financohet nga buxheti

Ndihmat për tërmetin, fatura 500 mln euro po financohet nga buxheti

Publikuar më 06.08.2020
Më 17 shkurt të vitit 2020, në Konferencën e Donatorëve, e c...

Më 17 shkurt të vitit 2020, në Konferencën e Donatorëve, e cila u mbajt në Bruksel për të mbledhur financime për rindërtimin e pasojave të tërmetit të 26 nëntorit 2019, qeveria shqiptare nëpërmjet premtimeve, siguroi një shumë prej 1,1 miliardë eurosh donacione dhe hua, e cila ishte mjaftueshme për përballimin e krejt dëmeve të vlerësuara […]

Lexo më shumë

Shqipëria me numrin më të ulët të mjekëve në rajon, por mori më pak nga ndihmat e BE-së

Shqipëria me numrin më të ulët të mjekëve në rajon, por mori më pak nga ndihmat e BE-së

Publikuar më 05.08.2020
Të dhënat nga Organizata Botërore e Shëndetësise dhe studime...

Të dhënat nga Organizata Botërore e Shëndetësise dhe studime nga institucione të tjera e kanë vërtetuar se Shqipëria ka nivelin më të ulët të trupës mjekësore në vend në raport me popullsinë, por pavarësisht kësaj vendi ynë ka marrë sasinë më të ulët të fondeve që Bashkimi Europian ka vënë në dispozicion për vendet e […]

Lexo më shumë

9,5 milionë euro nga BERZH për impiantin fotovoltaik në Vaun e Dejës

9,5 milionë euro nga BERZH për impiantin fotovoltaik në Vaun e Dejës

Publikuar më 04.08.2020
BERZH, pra Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim ka nxj...

BERZH, pra Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim ka nxjerrë në pah mundësine e dhënies së një kredie për Korporata Elektroenergjetike Shqiptare, e cila ka vlerën 9.5 milion euro. Kjo shumë do të jetë për një projekt të panelit diellor lundrues që mund të ndihmojë në uljen e përdorimti të hidrocentraleve. Impianti do të ndërtohet […]

Lexo më shumë