×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Kosova nuk do mbyllet/ Kryeministri: Nuk propozojmë “Gjendje të Jashtëzakonshme”, shtrëngojmë masat anti-COVID-19

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, pas takimit me Këshillin e Sigurisë ka thënë se do të ketë masa rigoroze gjatë ditëve në vijim

“Sapo e kryem mbledhjen e Këshillit të Sigurisë së Kosovës ku ka një pajtueshmëri të përgjithshme për ndërmarrjen e msave shtese dhe zbatimin rigoroz të atyre masave”, ka thënë Hoti.

Në konferencën e shtypit, pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë së Kosovës, ai ka bërë të ditur se janë shqyrtuar dy skenare.

“Skenari i parë që nënkupton zbatim shumë rigoroz te masave që i kemi dhe shtimi i atyre të reja, dhe e dyta shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme”, ka thënë ai.

Ai ka bërë të ditur se mbledhja e Këshillit të Sigurisë sapo ka marrë fund dhe ka një pajtueshmëri të përgjithshme të shkohet me skenarin e parë.
“Pra me masa shtesë dhe të përcjellim situatën, duke mos e përjashtuar fillimin e procedurave për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme. Menjëherë sot do ta miratojmë një listë të gjatë të masave shtesë”, ka deklaruar ai.

Hoti po ashtu ka bërë të ditur se FSK-ja e ka marrë përsipër që të vejë në dispozicion shtretër, sipas nevojës.

“Siç e keni parë në bazë të shifrave, gjendja po rëndohet. Jemi gati në limitet e kapaciteteve shëndetësore. Shpreh keqardhje për të gjitha ato familje qe kanë humbur familjarët gjatë kësaj pandemie dhe atyre që janë prekur ju uroj shërim të shpejtë”, ka thënë ai.

Hoti ka folur edhe për masat shtesë që pritet të hyjnë në fuqi sot.

“Do të jenë më rigoroze, karshi atyre që kemi marrë më herët. Është e papranueshme që ndërkohë që vendimet janë në fuqi, të organizohen dasma e ahengje anembanë Kosovës. Masat tjera do të nënkuptojmë që të obligojmë të gjitha institucionet dhe bizneset për dezinfektues. Detyrohemi të ndalojmë komplet tubimet dhe ritet fetare. Shkojmë momentalisht me masa rigoroze të mbikëqyrjes dhe e lënë të hapur mundësinë për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme”, ka thënë ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Avionët luftarëk francez zbarkojnë në Greqi, Turqia ndjehet e kërcënuar

Avionët luftarëk francez zbarkojnë në Greqi, Turqia ndjehet e kërcënuar

Publikuar më 13.08.2020
Franca njoftoi se do të rrisë praninë e saj ushtarake në Mes...

Franca njoftoi se do të rrisë praninë e saj ushtarake në Mesdheun lindor, duke përmendur “shqetësime për tensionet e shkaktuara nga vendimet e njëanshme të Turqisë për eksplorimin e naftës”. Të hënën 10 gusht pasi Turqia vendosi një anije kërkimore sizmike, Oruç Reis u pa e shoqëruar nga anije ushtarake, në Detin Egje Juglindor, një […]

Lexo më shumë

Greqia në krizë, shënohen rastet më të larta me virus

Greqia në krizë, shënohen rastet më të larta me virus

Publikuar më 13.08.2020
Greqia shënoi ditën me bilancin më të lartë të të infektuarv...

Greqia shënoi ditën me bilancin më të lartë të të infektuarve që prej shpërthimit të pandemisë së COVID-19. Janë 262 raste të reja që u raportuan në 24 orët e fundit, duke e çuar në 6177 numrin total të të infektuarve në vend. Mbi 1500 raste janë lidhur me udhëtime jashtë vendit. Greqia mburrej me […]

Lexo më shumë

Kundërpërgjigja/ KFOR-i dhe Policia Kosovës planifikojnë “veprimtari operacionale të përbashkëta në zonën e Kamenicës”

Kundërpërgjigja/ KFOR-i dhe Policia Kosovës planifikojnë “veprimtari operacionale të përbashkëta në zonën e Kamenicës”

Publikuar më 13.08.2020
Komanda Rajonale e KFOR-it Lindje ka njoftuar të enjten se n...

Komanda Rajonale e KFOR-it Lindje ka njoftuar të enjten se në bashkëpunim me Policinë Kufitare në Kosovë ka nisur planifikimet për veprimtari operacionale të përbashkëta në zonën e Kamenicës. Përmes një komunikate për media është bërë e ditur se ky vendim është marrë pas një samiti teknik të nivelit të lartë që është organizuar një […]

Lexo më shumë

Erdogan dhe Merkel do të bisedojnë për tensionet Turqi-Greqi

Erdogan dhe Merkel do të bisedojnë për tensionet Turqi-Greqi

Publikuar më 13.08.2020
Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, tha se ai do të flasë...

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, tha se ai do të flasë me kancelaren gjermane, Angela Merkel, dhe kreu e Këshillit Evropian, Charles Michel, në lidhje me mosmarrëveshjet e fundit me Greqinë. Tensionet mes Turqisë dhe Greqisë janë përshkallëzua, pasi Ankaraja rifilloi kërkimet për gaz dhe naftë jashtë ishullit grek Kastellorizo. Turqia dërgoi anijen kërkimore Oruc […]

Lexo më shumë

Lajmi fundit/ Aksidentohet djali i presidentit, si është gjendja e tij

Lajmi fundit/ Aksidentohet djali i presidentit, si është gjendja e tij

Publikuar më 13.08.2020
Endrit Thaçi, djali i Presidentit Hashim Thaçi është aksiden...

Endrit Thaçi, djali i Presidentit Hashim Thaçi është aksidentuar mëngjesin e sotëm. Kështu ka raportuar Gazeta Shneta, ndërsa Gazeta Express ka pyetur Policinë e Kosovës lidhur me aksidentin. Ngjarja ndodhi rreth orës 05:25 të mëngjesit, te rreth rrotullimi afër Stacionit Policor Jugu. Në aksident janë përfshirë tre automjete. Endrit Thaçi është dërguar në spital dhe […]

Lexo më shumë

Kriza alarmante/ 8 viktima të reja nga koronavirusi dhe 193 të prekur

Kriza alarmante/ 8 viktima të reja nga koronavirusi dhe 193 të prekur

Publikuar më 13.08.2020
Kosova ka regjistruar të enjten 193 raste të​ reja me korona...

Kosova ka regjistruar të enjten 193 raste të​ reja me koronavirus, pas marrjes së​ 491 mostrave. Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik (IKSHPK) ka njoftuar se brenda 24 orëve janë regjistruar edhe tetë viktima, duke e çuar numrin total të të vdekurve me koronavirus në Kosovë në 373. Sipas të dhënave të këtij Instituti të enjten […]

Lexo më shumë

Skandal/ Arrestohet ish-ministri shqiptar i shëndetësisë, ngacmoi seksualisht pacienten në spital

Skandal/ Arrestohet ish-ministri shqiptar i shëndetësisë, ngacmoi seksualisht pacienten në spital

Publikuar më 13.08.2020
Ish-ministri i Shëndetësisë, Numan Baliq, është përfshirë pë...

Ish-ministri i Shëndetësisë, Numan Baliq, është përfshirë përsëri në një skandal seksual. Kësaj radhe, derisa ishte në vendin e tij të punës në Spitalin e Pejës, ai po dyshohet se ka ngacmuar një 23-vjeçare, e cila ishte duke qëndruar në spital me vajzën e saj. Një nënë 23-vjeçare, e cila ishte duke qëndruar në repartin […]

Lexo më shumë

Zoran Zaev merr mandatin për formimin e qeverisë së re

Zoran Zaev merr mandatin për formimin e qeverisë së re

Publikuar më 13.08.2020
Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev është i vendosur për të marrë...

Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev është i vendosur për të marrë mandatin për formimin e Qeverisë, pasi që koalicioni i udhëhequr nga ai doli fitues në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 15 korrikut. Presidenti i shtetit Stevo Pendarovski bëri të ditur se sot në mesditë i dorëzon mandatin për formimin e Qeverisë kryetarit të LSDM-së […]

Lexo më shumë