Koronavirusi/ Presidenti Meta: Periudhë e vështirë, megjithatë Europa ka kaluar dy Luftëra Botërore!

Presidenti Ilir Meta e konsideroi “periudhë të vështirë” për BE, sa i përket situatës së krijuar nga koronavirusi, por tha se në të kaluarën periudha shumë më të vështira sesa kjo aktuale, përfshirë dy Luftëra Botërore.

Në një intervistë për agjencinë italiane të lajmeve ADN Kronos me seli në Bruksel, Meta u ndal edhe tek “Po-ja” që Shqipëria mori për fillimin e negociatave është e domosdoshme që në projektin europian.

Unë e kuptoj keqardhjen dhe ndryshimet që po ndodhin në këtë periudhë të vështirësive të mëdha. Por, më lejoni t’ju them – vazhdon ai – se Europa ka kaluar periudha shumë më të vështira, përfshirë dy Luftëra Botërore në shekullin e kaluar. Është e domosdoshme që në projektin europian të kishte hapësirë, si për të mirat që sjell integrimi dhe tregu i përbashkët, por gjithashtu do të ishte e nevojshme të ruhen traditat dhe kultura, të gjitha në emër të lirisë dhe demokracisë“, përfundon Meta.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/



Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet