Koronavirusi/ Ish-portieri i Barcelonës në gjendje të rëndë shëndetësore

Ish-portieri i Barcelonës, Rushtu Reçber prej disa ditësh është në spital për shkak se ka rezultuar pozitiv me COVID-19.  Recber Rustu, rekordmen me 120 ndeshje me kombëtaren turke, ka dalë pozitiv dhe tashmë gjendet në spital, në një gjendje jo të mirë. Gjithçka bëhet me dije nga bashkëshortja e tij, Isil.

Legjenda turke është shtruar në spital dhe sipas të dhënave të fundit ai është në gjendje kritike për jetën. Gjendja e tij është përkeqësuar dhe ai po lufton për jetën. Ndërkohë të afërmit e tij shprehen se janë shumë të shqetësuar për gjendjen e tij, duke thënë se nuk kanë asnjë informacion për të.

“Kërkesa ime për njerëzit është që të jetë të ndërgjegjshëm dhe të tregojnë respekt. Testet për mua, djalin dhe vajzën dolën negative. Ai është në spital dhe nuk na lejohet ta takojmë. Kjo është pjesa më e vështirë, duke mos qenë në gjendje të jem me të.”– shprehet gruaja e tij.

Ish-lojtari i Barcelonës pasi ishte kthyer nga SHBA, kishte thyer rregullat e karantinimit dhe u infektua me koronavirus, ku tani është në gjendje të rëndë për jetën.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/



Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet