
Pas komplikimeve nga koronavirusi ka ndërruar jetë një nga biznesmenët e njohur shqiptar në Maqedoninë e Veriut. Mësohet se mëngjesin e sotëm ka ndërruar jetë Enver Maliqi, i cili aktualisht mbante edhe detyrën e zëvendëskryetarit të qytetit të Shkupit.
Sipas mediave vendase, bëhet e ditur se Maliqi ndërroi jetë sot në mëngjes në spitalin “Sistina” në Shkup, pas komplikimeve që kishte nga koronavirusin. Dhjetë ditë më parë ai po kurohej në Klinikën për sëmundje infektive.
Sipas spitalit “Sistina”, Maliqi ishte sjellë në gjendje të rëndë dhe mjekët gjatë gjithë natës kanë tentuar t’i shpëtojnë jetën, por ka qenë e pamundur.
Familjarët kanë njoftuar sot se ceremonia e varrimit do të zhvillohet duke iu përmbajtur protokolleve anti Covid të vendosura nga Ministrisë së Shëndetësisë.
Maliqi ishte i njohur si biznesmen i suksesshëm, ndërsa ishte edhe një personalitet i çmuar, që së fundmi ishte emëruar edhe konsull nderi i Meksikës. Në zgjedhjet e fundit lokale fitoi si këshilltar që më pas të marr postin e zëvendëskryetarit të Shkupit.
Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/
Leave a Reply