×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Konflikti Presidencë-SHBA/ Spartak Ngjela: Meta është i rrezikuar

Zhvillimet e fundit politike në vend duket se kanë rritur tensionet mes Presidencës dhe ambasadës së ShBA-së.

Në analizën e mbrëmjes në Ora News me gazetaren Matilda Mcini, avokati Spartak Ngjela thotë se konflikti mes tyre ka të bëjë me reformën në drejtësi dhe atë antikorrupsion.

Ngjela: Konflikti mes tyre është reforma në drejtësi dhe reforma antikorrupsion. Presidenti është i rrezikuar. SPAK ka këtë detyrë, që politikanë të nivelit të lartë t’ju thotë ku e ke gjetur pasurinë. Pasi të bëhet ky kontroll, kryeministrat do të jenë nën fre, do ikin dhe do dalin. Kjo duhet bërë. Janë të rrezikuar. 

Ndërsa për sa i përket betimit të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, Ngjela shprehet se nëse Presidenti ka shumë pak kompetenca që drejtohen nga vullneti i tij.

Sipas Ngjelës, nëse ai nuk do të mandatojë një anëtarë, ai duhet ta çojë në noter dhe nuk mund të shërbejë si arsye për të ngrirë shtetin.

Ngjela: Ai nuk pranoi betimin. Shkeli Kushtetutën. Kjo ka ndodhur edhe në Poloni, me  Presidentin që kishte rrëzuar komunizmin. Ju rrit kaq shumë mendja sa nuk firmosi dhe dekretin. E nxorën ata tek ekspertiza e lartë amerikane e u tha merrni noterin dhe mori fund problemi. S’ka dal këtu në Shqipëri ajo, këtu politika amerikane është. Ai e identifikon atë si një person, nuk jep ai mandatin. Edhe ai i Polonisë punëtor kishte qenë, elektriçist, nuk e kuptojnë dot shtetin. Kompetencën nuk e ka për të thënë jo. Nuk thotë dot jo. Është kompetencë që nuk shpall vullnetin e tij. E ka të detyrueshme, sheh një person dhe thotë po. E dekreton. 

Nëse nuk do, e çon në noter. Nuk mund të ngrish shtetin. Ka shumë pak kompetenca që drejtohen nga vullneti i tij. Ky në Kushtetutë është një president i dobët. Politikën amerikane do të mundë ai. Ambasada ka dalë hapur, ne jemi me popullin ndërsa populli nuk është me ty. Populli do reformën në drejtësi. Është politika amerikane që e thotë atë. Nuk ndalon reforma sepse Shqipëria ka nevojë të kalojë në rangjet që e do politika perëndimore. Politika perëndimore nuk e merr me korrupsion. Interesi është amerikan që Shqipëria të futet në BE, vetëm ajo mund të na fusë aty.Bëri dhe presion politik që të futet në BE por duhet që të bëjmë reformë antikorrupsion në drejtësi dhe në politikën e lartë. Pse do t’i dalësh kundra Amerikës? Ik dhe bëj betejë legale, gjyq do të bësh. Thuaji që nuk kam prona. Nuk mund të vësh dot prona në demokraci perëndimore. Shqipëria që të hyjë në BE duhet të zbatojë këto. BE thotë se me korrupsion nuk ju pranojmë. Do tju kontrollojmë pronat. 

I pyetur nga gazetarja Matilda Mcini se ku ndahet politika amerikane me politikanët shqiptarë,  Ngjela përgjigjet tek korrupsioni i këtyre të fundit.

Politika perëndimore nuk i pranon ata pasi janë të korruptuar.

Ngjela: Tek mospagimi i tyre. Nuk e pranon, janë të korruptuar. Duhet të kalojnë një proces Vettingu të gjithë. Unë kam qenë 12 vite deputet, do të kalohem në vetting. Kam qenë disa muaj ministër e do shkoj në hetim. Është kërkesë e Kushtetutës. Është betejë e fortë. Një filozof i njohur thotë se skepticizmi vjen nga besimi shtazarak. Besimi shtazarak vjen nga zhgënjimet. Një popull i zhgënjyer që e kanë zhvatur dhe masakruar politikat e larta nuk e besojnë që ato do të bien. Unë e pranoj që ata nuk e besojnë pa e prekur me dorë. Tani kanë të drejtë të jenë skeptik. 

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Yuri Kim: Populli shqiptar e nënvlerëson rëndësinë e vet. Ka një rreng që mendoj e luajnë politikanët, i bëjnë të mendojnë se…

Yuri Kim: Populli shqiptar e nënvlerëson rëndësinë e vet. Ka një rreng që mendoj e luajnë politikanët, i bëjnë të mendojnë se…

Publikuar më 09.07.2020
Ambasadorja Amerikane në Tiranë, Yuri Kim deklaroi se Shqipë...

Ambasadorja Amerikane në Tiranë, Yuri Kim deklaroi se Shqipëria ka potenciale të jashtëzakonshme, por njëkohësisht edhe probleme serioze, që sipas saj duhet të kapërcehen. Në një intervistë ndryshe për emisionin ‘Real Story’, që është zhvendosur nga studiot e News24 në qytetin e Vlorës, Kim teksa u pyet në lidhje me reformën në drejtësi shtoi se […]

Lexo më shumë

Rama i ka gati votat për reformën/ Murrizi: Vemje pa pigment e pa moral! PD-LSI të hapin tender për të gjetur edhe 1 votë

Rama i ka gati votat për reformën/ Murrizi: Vemje pa pigment e pa moral! PD-LSI të hapin tender për të gjetur edhe 1 votë

Publikuar më 09.07.2020
Vetëm një votë larg është miratimi i Reformës Zgjedhore të a...

Vetëm një votë larg është miratimi i Reformës Zgjedhore të arritur me marrëveshje në 5 qershor dhe këtë deputeti i opiztës së re, Mylsim Murrizi e ka komentuar me ironi. Ai flet për blerje votash, teksa deputetës e opozitës që dolën pro kësaj marrëveshje, ndryshe sa kishin deklaruar më herët, i etiketon se “vemje pa […]

Lexo më shumë

Presioni i Gjermanisë sjell rezultatet e para/ Edhe një tjetër deputete pro miratimit të kodit zgjedhor! Nisma e Myslim Murrizit drejt dështimit

Presioni i Gjermanisë sjell rezultatet e para/ Edhe një tjetër deputete pro miratimit të kodit zgjedhor! Nisma e Myslim Murrizit drejt dështimit

Publikuar më 09.07.2020
Ka shkuar në katër numri i deputetëve të opozitës parlamenta...

Ka shkuar në katër numri i deputetëve të opozitës parlamentare që kërkojnë miratimin e marrëveshjes për reformën zgjedhor pa ndryshime. Teksa një pjesë e deputetëve kërkojnë ndryshimin e sistemit zgjedhor dhe mazhoranca thotë se nuk i ka votat për ta miratuar e vetme këtë marrëveshje të arritur me PD-së dhe LSI-në, deputetja Suzana Topi thotë […]

Lexo më shumë

3 deputetë opozitarë deklarohen pro Reformës Zgjedhore, drafti 4 vota larg miratimit në 23 korrik

3 deputetë opozitarë deklarohen pro Reformës Zgjedhore, drafti 4 vota larg miratimit në 23 korrik

Publikuar më 09.07.2020
3 deputetë opozitarë deklarojnë votën pro Zgjedhores, drafti...

3 deputetë opozitarë deklarojnë votën pro Zgjedhores, drafti 4 vota larg miratimit në 23 korrik. Balli Kombëtar ka dalë pro Marrëveshjes së 5 qershorit. Lajmin e ka dhënë sot para mediave, Artur Roshi. Roshi është shprehur se do të jenë pro marrëveshjes si parti, jo se morën atë që deshën, por sepse nuk duan që […]

Lexo më shumë

Gjykimi në Hagë/ Hashim Thaçi takohet në Gjirin e Lalzit me Ilir Metën

Gjykimi në Hagë/ Hashim Thaçi takohet në Gjirin e Lalzit me Ilir Metën

Publikuar më 09.07.2020
Presidenti i Kosovës, Z. Hashim Thaçi, të hënën niset në Hag...

Presidenti i Kosovës, Z. Hashim Thaçi, të hënën niset në Hagë, për të dëshmuar për aktivitetet e UÇK-së, gjatë luftës së vitit 1999. Por si përherë, Tirana është pika kyçe në të cilën liderët e Kosovës kthejnë kokën për të marrë këshilla. Sot në Gjrin e Lalzit, Presidenti Thaçi është takuar me Z. Ilir Meta. […]

Lexo më shumë

Gjermania nis aksionin për Shqipërinë/ Dje ishte Merkel, sot nënkryetari i CDU/CSU, Wadephul: Keqardhje që reforma nuk po mbyllet

Gjermania nis aksionin për Shqipërinë/ Dje ishte Merkel, sot nënkryetari i CDU/CSU, Wadephul: Keqardhje që reforma nuk po mbyllet

Publikuar më 09.07.2020
Miratimi i reformës zgjedhore është një nga 15 kriteret e Bu...

Miratimi i reformës zgjedhore është një nga 15 kriteret e Bundestagut gjerman. Por duket se klasa e vjetër politike shqiptare nuk po gjen konsensusin e nevojshëm për këtë marrëveshje. Sot me anë të një deklarate të shkurtër në rrejtin social Twitter, nënkryeatri i CDU/CSU, Johann Wadephul ka reaguar ashpër kundër këtij procesi të ngadaltë, duke […]

Lexo më shumë

Kodi i ri zgjedhor/ Mazhoranca: I qëndrojmë marrëveshjes, Kodin e Ri zgjedhor e votojmë më 23 korrik

Kodi i ri zgjedhor/ Mazhoranca: I qëndrojmë marrëveshjes, Kodin e Ri zgjedhor e votojmë më 23 korrik

Publikuar më 09.07.2020
Partia Socialiste është e vendosur të kalojë Reformën Zgjedh...

Partia Socialiste është e vendosur të kalojë Reformën Zgjedhore e arritur në marrëveshjen e 5 qershorit, një javë para afatit më konkretisht në seancën e 23 korrikut. Burime nga mbledhja e grupit socialist bëjnë me dije se kjo marrëveshje do t’i prezantohet komisionit të ligjeve javën që vjen, në mënyrë që të hidhet në votim […]

Lexo më shumë

Propozimi i Ilir Beqaj në Kuvend: E premtja dhe e hëna të bëhen ditë pushimi, të ndihmojmë ekonominë

Propozimi i Ilir Beqaj në Kuvend: E premtja dhe e hëna të bëhen ditë pushimi, të ndihmojmë ekonominë

Publikuar më 09.07.2020
Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqja ka propozuar ditën e...

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqja ka propozuar ditën e sotme në Kuvend që qeveria shqiptare të shpalli të premten e të hënën ditë pushim deri më 14 shtator, kur do të nisë edhe shkolla. Propozimi i ish-ministrit erdhi në kuadër të menaxhimit të situatës së Covid-19, dhe sipas tij gjatë kësaj vere, 2 ose 3 […]

Lexo më shumë